7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...

Nga Andi Bushati
Ngurimi i deputetëve socialistë për të dorzuar imunitetin e Belinda Ballukut i ka nxjerrë në dritë të keqe të gjithë borizanët e rrezikut të supozuar për një “grusht shteti”. Tashmë është e qartë, se që kur Edi Rama dha urdhërin se zëvendësja e tij do të mbrohej duke e ankimuar pezullimin e saj në kushtetuese, në mediat tona u sajua një fortunë në gotë, gjoja për rrëmbimin e kompetencave të kryeministrit, kontradiktat mes pushteteve të pavarura dhe shpërfilljen e mandateve të siguruara me votë popullore. Cilido që nuk kishte interesa okulte që ta mbanin peng e kuptonte lehtësisht se këto ishin alibi qesharake.
Por pavarësisht kësaj, titujt e mediave online, lajmet kryesore, emisionet e mbrëmjes u përmbytën nga një debat që prezumohej të ishte monopol i një grupi të ngushtë konstitucionalistësh, për të fshehur një të vërtetë të thjeshtë: “hajdutët dhe kur kapen nuk dorëzohen”. Gjithçka u stis për të anashkaluar një pyetje të thjeshtë: a mund të qëndronte Belinda Balluku në detyrë, pas fakteve rrënqethëse të bëra publike në dëm të saj? Pra a mund të ishte më ajo anëtare kabineti, qoftë edhe sikur kundër saj mos kishte filluar asnjë çështje penale?
Në vend të këtyre dilemave hapsirën e zaptoi rrëfimi i një pushteti, që pasi manipulon zgjedhjet, kur kapet duke vjedhur, përdor si mburojë absurdin se ju nuk mund të na nxirrni nga zyrat ku na ka futur populli me votë. Në këto kushte, një qytetar i zakonshëm, një njeri i ftohtë, një shikues e lexues pa emocione, mund ti bënte pyetjen vetes: ore, për gjëra kaq të thjeshta, si mund të helmohet publiku me tërë këtë tymnajë të prodhuar nga hiçi?
Paradoksalisht tek dosja e Belinda Ballukut, e cila u bë shkak për prodhimin e kësaj përralle gjendet edhe përgjigjja. Në një fragment, aty ku ministrja angazhohet që ti çlirojë 700 mijë euro një biznesmeni për të cilin i bën presion botuesi Karlo Bolino, shpjegohet e gjithë strategjia e blerjes dhe manipulimit të mediave prej kësaj bande. Balluku i thotë drejtorit të rrugëve: “çunat e tjerë kanë paguar nga xhepi për mediat”, ndërsa ti më krijon probleme kur thjeshtë ke për të dhënë para publike.
Vetëm brenda kësaj fraze të thjeshtë ka disa të verteta. E para se mediat paguhen për të gënjyer. E dyta, se ato nuk e marrin pjesën vetëm nga tenderat e fallcifikuar publikë,
por edhe para të zeza xhepi të zyrtarëve të zhytur në korrupsion dhe trafiqe. E treta, se një aleancë maskarenjsh, mes qeveritarësh, pronarësh dhe gazetarësh, ka ngritur ngritur në këmbë një makineri oruelliane manipulimi që zor se punon me kaq përpikmëri edhe në diktaturat më të egra. Eshtë pikërisht kjo fabrikë gënjeshtratsh, që u vu në punë, me reklamat e inceneratorëve fantazëm, për të bërë dokumentare se djegësat që nuk ekzistonin i kishin bërë qytetet tona më të pastra. Eshtë pikërisht ajo që hedh tymnajë mbi çdo tender dhe koncesion të dhënë pa garë. Po ajo u vu në punë edhe për të shpërndarë tymnajën e puçit të vjedhjes së kompetencave të kryeministrit, që synonte të fshihte thelbin e dosjes Balluku.
Falë përgjimeve që nxori SPAK ne kemi një provë për të vërtetuar atë që dimim prej kohësh, për të lexuar e dëgjuar faktet reale të funksionimit të kësaj makinerie. Por, megjithëse për kaq gjë duhet falenderuar Prokuroria e Posaçme, ata që nxitojnë të bërtasin për heroizimin e saj, janë ende shumë larg të vërtetës. Për këtë ia vlen të sillet vetëm një shembull. Në Rumani, aty ku reforma perendimore në drejtësi krijoi një model suksesi, përfunduan njëri pas tjetrit në qeli edhe oligarkët mediatikë Voiculesku i Antena 1, Vantu i Ralitatea TV, Ghita i Romania TV, për të përmendur vetëm më kryesorët. Aty purifikimi nuk e anashkaloi një nga shtyllat më të korruptuara të sistemit.
Tani, nga dosjet që SPAK ka në dispozicion, del qartë se mbijetesa e këtij regjimi hajdutësh mbahet në këmbë prej trekëndëshit, krim i organizuar, vjedhje zgjedhjesh dhe bori propagandistike mediatike. Duke lënë në hije këto fakte të konstatuara në dosje dhe duke u fokusuar vetëm tek ndëshkimi i ingranazheve të pjesës politike të makinerisë, SPAK nuk e ndalon dot qëllimin e saj final: vazhdimin e grabitjes. Publiku do të kënaqet me statistika, por nuk do të shohi rezultate. Prandaj në Shqipëri nuk do të ketë drejtësi, nëse bashkë me Ballukun, nuk mbajnë përgjegjësi edhe ata që u paguan për të bërë të mundur që ajo të vazhdojë të vjedhë.
Nga Hysni Gurra - Dy fjalë do t’i mbahen mend Ramës në karrierën e tij. 1- Kur ka thënë se s’keni parë...
Në kërkesën për dhënien e lejes për arrestimin e zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe En...
Nga Boldnews.al Gjykata Kushtetuese tregoi me rastin e “Belinda Ballukut” se nuk e ka aspak problem që ta bëjë “të z...
Nga Klodian Tomorri Virusi i Rilindjes Doli një kronikë dje në media për rikonstruksionin e pavijonit të onkologjikut në QS...
I sigurtë se pushteti i tij ishte i pacënueshëm përballë një opozite impotente, por edhe i inkurajuar ndoshta nga ndryshimet e m...
Nga Ferdinand Dervishi E kuptuam të gjithë historinë e “Dajës”. Ai u shfaq në tregun politik shqiptar me gjithë...
Nga Florian Binaj Prej ditësh po dëgjojmë një refren të ri: “SPAK-u po na fut në krizë qeverisjeje”. Jo. SPAK-...
Unë jam Rezart Veleshnja. Sot, pas kaq kohësh larg ekranit, mendoj se ka ardhur koha t’ju tregoj diçka që s’e kam thën&...
DOJNA: Është 28 nëntor. Festa më e rëndësishme që kemi si komb. Kush ka para, prenotimet i ka bërë me kohë;...
Nëse energjia e debatit publik konsumohet vetëm në nyjet ku ngecin juristët mbi procedurat e pezullimit të zv/kryeministres, nuk mbetet...