EDITORIAL

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

Nga Auron Tare Përditësimi i fundit 20 Qershor 2026, 09:44

Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

Dikur, aty nga vitet 2003–2004, endesha kodrave të Parkut të Butrintit, së bashku me “shkencëtarin e zogjve”, siç e quanin fshatarët e zonës Toton, ose më saktë Taulant Binon. Vëzhgonim shpendët e lagunës. Ai si shkencëtar i vërtetë, unë si dashamirës.

Aty pashë për herë të parë flamingot e bardha të Butrintit, por edhe sorrat e laraskat e zeza, apo shpendet e tjere qe nje mjeshter i kishte perjetesuar qe ne kohet antike ne Mozaiket e Butrintit.

Për shumë dashamirës të antikitetit, kjo zonë ndodhet në lindje të liqenit. Kodra e quajtur Kalivo, një qytet më i madh dhe më i lashtë se Butrinti, ende i pastudiuar siç duhet dhe kodra më e vogël ku gjendet një varrezë e madhe romake, ndahen nga një rrip uji. Dikur ky rrip ishte më i gjerë dhe liqeni i Bufit me atë të Butrintit shkëmbenin ujërat me njëri-tjetrin.

Deri në mesin e shekullit XIX kjo zonë, e quajtur sot lagunë, ishte pothuajse e braktisur nga njerëzit, por e populluar nga koloni të shumta shpendësh e speciesh të rralla. Nga Korfuzi Oficerë britanikë e francezë vinin shpesh për gjueti në këto anë. Peizazhi i mrekullueshëm dhe vendbanimet antike e bënin Butrintin një nga vendet më të bukura të Mesdheut.

Zona ka ndryshuar që prej asaj kohe. Megjithatë, në vitin 2000, kur i gjithë peizazhi përreth qytetit antik u shpall Park Kombëtar dhe zonë e mbrojtur, natyra filloi të rikthehej. Liqeni i Bufit dhe ai i Butrintit nisën sërish të japin e të marrin si dikur. Kalivoja, ndoshta vendbanim i trojanëve ikanake, u mbulua nga pylli.

Vila e madhe romake e Diaporit dëshmon ende madhështinë e arkitekturës romake që dikur zbukuronte këto brigje. Shpesh kur vozisnim ne Liqen kemi ëndërruar se vila e Diaporit mund të ketë qenë vendi ku Pompon Atiku, miku i Cezarit dhe Mark Antonit, kuvendonte me mikun e tij të vjetër Ciceron, i cili vinte shpesh në Buthrotumin romak për të shijuar peizazhet e mrekullueshme.

Pompon Atiku, një nga njerëzit më me ndikim të kohës së tij, u përpoq me këmbëngulje që legjionet e Cezarit të mos e dëmtonin Butrintin e tij të dashur. Edhe pasi Cezari, Ciceroni dhe Mark Antoni u larguan nga kjo botë, Butrinti pati fatin të gëzonte mbrojtje perandorake. Vajza e Atikut u martua me Agripën, gjeneralin e famshëm romak, i cili e mbrojti qytetin dhe e zbukuroi me vepra publike.

Oktaviani, perandori i parë i Romës, e njihte mirë Butrintin, pasi poeti i lavdishëm latin Virgjili, kishte shkruar në poemën e tij epike historinë e trojanëve dhe themelimin legjendar të qytetit nga Andromaka dhe Heleni, të cilët pritën Enean e famshem në shkallët e Portës Skea.

Pas Oktavianit erdhi Tiberi, i cili i shqetësua nga rrëfenja e vdekjes së Panit në Butrint, ogur i zymtë që shtyu perandorin të urdhëronte hetime për të zbuluar pse kishte vdekur Pani, mbrojtësi i barinjve dhe nimfave, në liqenin e Butrintit.

Për shekuj me radhë Butrinti nuk humbi si shumë qytete të tjera. Fati e ndihmoi të ruante peizazhin e vet. Barbarët nuk e shkatërruan. Bizanti e përdori si port të rëndësishëm dhe vetë Justiniani i Madh, ndertuesi i Shen Sofise, ndihmoi në ngritjen e bazilikës madhështore te Butrintit të mbushur me mozaikë shumëngjyrësh.

Pas Kryqëzatës së Katërt, Butrinti kaloi në duart e Venedikut. Kryqtarët ndalonin shpesh në këtë qytezë të vogël, por të rëndësishme. Rikard Zemërluani, sipas kronikave, ndaloi këtu dhe u lut në bazilikën e qytetit.

Aq zulemamadh ishte ky qytet i vogel sa murgu nga Uellsi Geoffrey of Monmouth vendosi te shkruante HIstorine e Mbreterve Britanike me 1116 te cilet i i vendosi si pasardhes te Butrotasve antike.

Mesjeta e rrudhi Qytetin , por nuk e fshiu nga historia.

Kur Sulltan Sulejmani i Madhërishëm ngriti kampin e tij në fushat e Butrintit gjatë sulmit kundër Korfuzit, malaria dhe lagështira e detyruan ushtrinë osmane të tërhiqej. Në atë fushatë ra edhe Myftar Bej Tepelena, gjyshi i Ali Pashë Tepelenës.

Ndoshta kjo ishte arsyeja që Ali Pasha e deshi aq shumë Butrintin. Ai ndërtoi këtu një saraj të vogël ku priste diplomatë dhe miq evropianë në lojën e tij të ndërlikuar politike. Pikërisht në Butrint, piktori francez Lui Dypre realizoi portretin e tij të njohur .

Edhe pse natyra dhe malaria e bënin jetën të vështirë, Butrinti nuk humbi. Në vitet 1920, një “Cezar” i ri në Romë, Benito Musolini, i kërkoi arkeologut Luigi Ugolini të gjente me çdo kusht qytetin për të cilin Virgjili kishte shkruar në Eneidë.

Ducja financoi një pjesë të gërmimeve dhe Butrinti doli përsëri në dritë. Musolini pervec endrave te tij perandorake dëshironte t’u tregonte shqiptarëve se themeluesit e Romës dhe të Butrintit kishin të njëjtën origjinë, Trojane. Ne ate kohë Butrinti u vizitua nga figura të njohura të politikës dhe kulturës europiane.

Ata hynin me vështirësi nga Kanali i Vivarit dhe zbrisnin në molin e vogël të ndërtuar në formën e germës “M” per nder te Musolinit Edhe Galeaco Çiano Ministri i famshem fashist vizitoi Butrintin jo shumë kohë pas vizites së Mbretit Zog me Geraldinën.

Për shumë vite më pas, Butrinti ra në heshtje. Derisa një nga njerëzit më të fuqishëm të botës i quajtur Hrushov, bëri një vizitë në qytetin antik. Për dy javë me radhë zona u spërkat kundër gjarpërinjve dhe u ndërtua edhe një udhe e vogël për vizitën e tij.

Megjithatë Hrushovi nuk kaloi mbi të, por ndoqi rrugën ujore të trojanëve, duke hyrë nga Kanali i Vivarit deri në zemër të qytetit. Hrushovi i sovjeteve mendoi se nje baze e madhe detare mund te ndertohej ne Liqen por fati e shpetoi edhe kete here Butrintin.

Qyteti antik mbeti i paprekur për dekada me radhë, falë paranojës së regjimit komunist që nuk lejonte lëvizje pranë kufirit. Për këtë arsye, pas rënies së komunizmit, Butrinti ishte një nga vendet më të ruajtura në Mesdhe, i paprekur nga zhvillimet turistike.

Që prej vitit 1994 nisën përpjekjet serioze për të mbrojtur jo vetëm qytetin antik, por edhe peizazhin Homerik që e rrethon. E gjithë zona nen Saliun e Pare ishte planifikuar për resorte dhe ndërtime, por trazirat e vitit 1997 dhe Lufta e Kosovës i mbajtën larg këto projekte.

Më në fund, në vitin 2000, falë vendimeve të marra nga mendjet e ndricuara te kohës, u bë e mundur shpallja e zonës Park Kombëtar. UNESCO e përfshiu atë në listën e trashëgimisë botërore.

Por pak veta e dinë se në Butrint lindi për herë të parë modeli i mbrojtjes së peizazheve historike përreth zonave arkeologjike, një model që sot përdoret në disa prej siteve më të rëndësishme të botës.

Shqipëria, në kulmin e krizave të saj politike dhe ekonomike, hodhi atëherë një hap të rëndësishëm në mbrojtjen jo vetëm të trashëgimisë historike, por edhe të natyrës dhe peizazhit.

Tani le të kthehemi te Butrinti i sotëm.

Diku rreth vitit 2021, (për arsye të paqarta atehere por te qarta sot) Qeveria Rama i III vendosi t’ia besojë këtë mrekulli natyrore dhe historike një zoterie të quajtur Granoff.

Ky zotëri, që kishte shkelur vetëm pak herë në Butrint, u bë papritur kujdestari i një pasurie që kishte mbijetuar mbi 3 mijë vjet histori a thua se shqipetaret kishin vdekur te gjithe.

Qyteti iu dorëzua Granoffit dhe bashkë me të edhe Qeseja. Shteti i shqiptareve u porosit qe askush nuk duhej ti afrohej kesaj Qendre se nga ketej e tutje atje do te valvitej Flamuri Amerikan, nje prej ofendimeve me te madhe qe mund ti behej nje Kombi normal

Por, kufijtë e kujdestarisë së re duket se përfundonin deri te muret venedikase.
Po Parku?
Po Kalivoja e Trojaneve?
Po fushat me vila romake?
Po varrezat antike?
Po ujësjellësi i Tiberit?
Po vila e Atikut?
Po liqeni i Panit dhe nimfat e tija?
Po laguna ku flamingot dhe laraskat jetojnë prej shekujsh?
Kush do t’i mbronte ato?

Granoffi dhe Langonjte e tij në Tiranë merren me Qesene.

Sot ne fakt po mesojme se nen Flamurin imagjinar Amerikan kjo Pasuri e madhe historike iu la në dorë Peshkaqenëve, një specie e panjohur më parë në historinë e Butrintit.

Dhe peshkaqenët, të mbledhur rreth presë, kanë filluar të shqyejne pjesët e tyre. Peshkaqenët janë të rafinuar. Ata mbajnë kostum, flasin për zhvillim, organizojnë konferenca dhe përdorin fjalë të mëdha si "investim strategjik", "modernizim", "partneritet" dhe "vizion".

Nderkohe njëri po shkatërron vijën bregdetare të mbrojtur nga Ksamili në Vivar.

Një tjetër po shqyen kodrën e Murit të Demës.

Një i tretë ka hedhur rrjetat ne liqenin e Bufit, ndërsa super peshkaqenë të tjerë po përgatitin një Mynxyrë të re mbi peizazhin Homerik të Butrintit.

Dikur, kur me Taulantin numëronim flamingot dhe laraskat, nuk do ta kisha besuar kurrë se Butrinti im i dashur do t’u jepej peshkaqenëve për t’u shqyer.

Atehere shikoja se si Flamingot e bardha dhe laraskat e zeza jetonin paqësisht së bashku prej shekujsh deri sa u shfaqen Peshkaqenët e Tiranës qe vendosën të sulmojnë shtepine e tyre. E pra , këto shpendë te paqte , Ti mund t’i tallësh apo edhe t’i përçmosh sa të duash, por ata nuk nuk e kanë plagosur kurre Butrintit homerik.

Peshkaqenet kjo rrace e re që po perpiqen të hanë Butrintin është tragjedia e vërtetë. Dhe e gjitha kjo gosti nen Flamurin Imagjinar Amerikan dhe përqeshjen shtetërore.

Artikuj te sugjeruar

Nga Monitor EDITORIAL 14 Qershor08:38

Revolta e “të përjashtuarve”

Kjo është në fakt revolta e “të përjashtuarve”, e brezit të ri, atij që sot nuk arrin ta shohë të ard...

EDITORIAL 30 Maj21:40

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Nga Florian Binaj Tek kjo intervistë e Nicola Graterit, prokurorit anti-mafie, shumë vetë mund të habiten me faktet që ai sjell p&eu...

Nga Andi Bejtja EDITORIAL 23 Maj15:23

Koha për të menduar

Sot kur shumica e dites te shkon Scroll ne video disa sekondeshe shpeshhere dhe te bera me AI, perqendrimi eshte thjesht luks prone e vogel e shume pak person...

EDITORIAL 16 Maj21:56

Artisti dhe frika!

Nga Julia Ilirjani Sot të gjithë po flasin për servilizmin e artistit. Për artistin që me ndërgjegje bëhet kozmetikë...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë