
SHBA- Nicole Kidman bëri një paraqitje mbresëlënëse mbrëmjen e së hënës, më 5 maj, në Met Gala 2025, në Muzeun Metropolitan të Artit në New York. Aktorja 57-vjeçare vodhi vëmendjen me një ndryshim të guximshëm në modelin e flokëve, teksa u shfaq me flokë të shkurtër.
Kidman u shfaq e vetme në tapetin e kuq, por shkaktoi sensacion falë pamjes së saj të re: një prerje flokësh e shkurtër dhe elegante. Transformimi i saj u shoqërua me një nuancë dyngjyrëshe në flokët e saj, duke theksuar më tej kalimin e saj drejt një stili të ri.
Parukieri i saj, Adir Aberzel, ndau filozofinë që qëndron pas zgjedhjes së aktores në një postim në Instagram, duke e lidhur atë me temën e mbrëmjes së këtij viti, "Superfine: Tailoring Black Style".
"Frymëzimi ishte një prerje flokësh e shkurtër dhe elegante që nxori në pah thelbin e Dandyizmit te Nicole Kidman. Doja të nderoja temën e këtij viti duke festuar Dandiet dhe individualitetin, elegancën dhe vetëbesimin e tyre, ku çdo detaj është i përshtatur për individin", shkroi ai.
Sa i përket pamjes së saj, Kidman zgjodhi një fustan të zi. Sipas “Vogue”, stilisti Demna u frymëzua nga një fustan që u shfaq në një numër të vitit 1952 të “Harper's Bazaar” në Londër. Krijimi përfshinte rripa mëndafshi në formë harku në bel dhe në vithe, duke përforcuar estetikën e përjetshme të shtëpisë.
Duke folur për Vogue, Nicole Kidman tha: Balenciaga është një shtëpi mode që ka evoluar në një mënyrë kaq specifike gjatë viteve. Kur Demna më dërgoi këtë skicë, u frymëzova nga mënyra se si ai mori një pjesë kaq të bukur nga e kaluara e shtëpisë dhe e modernizoi atë në një mënyrë që mendova se ishte një përshtatje e përkryer për mua. Nga vithet, te harqet në bel, te korseja, Demna dhe ekipi i tij e qepën këtë fustan me saktësi absolute. Pëlhura dhe tekstura e tylit janë hyjnore.