Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

SHBA- Val Kilmer, aktori karizmatik që shënoi kinemanë me role si në Top Gun dhe Batman në Batman Forever, vdiq në moshën 65-vjeçare nga komplikimet e pneumonisë në Los Angeles. Lajmi për vdekjen e tij shkaktoi trishtim në industrinë e argëtimit, ku shumë kujtojnë Kilmerin për talentin e tij, por edhe për rrugëtimin e tij të vështirë personal.
Vitet e fundit të jetës së tij u shënuan nga probleme të rënda shëndetësore. Në vitin 2014, ai u diagnostikua me kancer të laringut, një sëmundje që e çoi në trajtime rraskapitëse dhe përfundimisht në humbjen e zërit. Edhe pse arriti ta mposht kancerin, pasojat në shëndetin e tij ishin të përhershme. Por përtej sëmundjes, Kilmer luftoi edhe me një barrë tjetër, më të padukshme: vetminë. Në intervista dhe në librin e tij kujtimesh, “I'm Your Huckleberry”, ai kishte folur për vitet e izolimit pas divorcit, si dhe për marrëdhëniet e tij që nuk zgjatën.
Nga majat e Hollivudit te vetmia
Kilmer ishte një nga magjepsësit më të mëdhenj të Hollivudit, me një karrierë që zgjati mbi katër dekada. Megjithatë, jeta e tij personale nuk pasoi të njëjtin sukses. Edhe pse kishte lidhje me femra të famshme, si Daryl Hannah, Cindy Crawford, Angelina Jolie dhe Cher, asnjëra prej tyre nuk zgjati.
“Nuk kam pasur të dashur në 20 vitet e fundit. E vërteta është se unë jam vetëm çdo ditë”, shkruan ai në librin e tij, duke shprehur sinqerisht vështirësinë e tij për të gjetur një marrëdhënie të qëndrueshme që do t'i sillte lumturinë e vërtetë.
Martesa me Joanna Walley dhe divorci i vështirë
Kilmer u martua me aktoren angleze Joanna Walley në vitin 1988 dhe së bashku patën dy fëmijë, Mercedes dhe Jack. Martesa e tyre zgjati deri në vitin 1996, kur çifti u divorcua. Pas kësaj, aktori u zhyt në një periudhë vetmie, e cila u përkeqësua nga problemet shëndetësore që i erdhën më vonë në jetën e tij.
Beteja me kancerin dhe mbështetja nga Cher
Në vitin 2014, Kilmer u diagnostikua me kancer të laringut, por për vite me radhë ai refuzoi të fliste publikisht për gjendjen e tij. Sëmundja dhe trajtimet patën pasoja të rënda për shëndetin e tij, duke rezultuar në humbjen e zërit natyral për shkak të rrezatimit, kimioterapisë dhe trakeostomisë.
Gjatë kësaj periudhe të vështirë, një nga pranitë më të rëndësishme në jetën e tij ishte Cher, me të cilën kishte qenë në një lidhje në vitet 1980. Ata mbetën miq të ngushtë dhe ajo qëndroi pranë tij kur shëndeti i tij u përkeqësua.
“Sapo Cher hyn në mendjen dhe zemrën tuaj, ajo nuk largohet kurrë. Për miqtë e saj të vërtetë, dashuria dhe besnikëria e saj nuk vdesin kurrë”, shkroi Kilmer.
Kilmer luftoi për vite me pasojat e sëmundjes, por zëri i tij nuk u kthye më. Në dokumentarin "Val", i publikuar në vitin 2021, aktori përshkroi vështirësitë e realitetit të tij të ri.
“Duhet të bësh zgjedhjen për të marrë frymë apo për të ngrënë”, tha ai në një deklaratë tronditëse, duke zbuluar sfidat me të cilat përballej çdo ditë.
Megjithë dobësinë e tij fizike, ai vazhdoi të ishte aktiv në art dhe të shprehte dashurinë e tij për kinemanë, derisa pneumonia ndikoi më shumë në shëndetin e tij tashmë të brishtë.
GJERMANI- Ylli i njohur shqiptar, Rita Ora nuk mund ta fshinte buzëqeshjen nga fytyra e saj teksa doli në Dusseldorf, Gjermani të martën.&...
SHBA- Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi disa fotografi në llogarinë e saj zyrtare n...
SHBA- Michael Mann i tha lamtumirën Val Kilmer, i cili vdiq në moshën 65-vjeçare në Los Angeles. Lajmi p&...
SHBA- Roli i fundit në film i Val Kilmer-it, preku dhe la me lot në sy fansat, teksa ai u kthye në ekran si toger Tom 'Iceman' Kazansky n&...
SHBA- Val Kilmer u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare nga pneumonia, duke përhapur trishtim në të gjithë industr...
AUSTRALI- Dua Lipa shijoi një ditë në një punishte vere me familjen e saj të martën. Ylli i popit, përfundoi turneun austra...
SHBA- Val Kilmer kujtoi rolin e tij në Batman në videon e fundit që ndau para vdekjes së tij, në moshën 65-vjeçare. Ylli ...
SHBA- Yjet e Hollivudit u tronditën të martën në mbrëmje kur mësuan për vdekjen e yllit të Batman Forever dhe Heat, ...
SHBA- Leonardo DiCaprio po bashkon forcat me Paul Thomas Anderson në filmin e ardhshëm "Një betejë pas tjetrës", ...
ITALI- Tashmë është konfirmuar se Lauren Sanchez dhe Jeff Bezos, do të martohen këtë verë në Venecia të Italis&eu...