INVESTIGIME

100 mjekë për rreth 1000 laboratorë/ Deputeti pronar i biznesit të analizave fajëson Ministrinë mbi skemën që ngre shumë pikëpyetje

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Maj 2026, 12:08
100 mjekë për rreth 1000 laboratorë/ Deputeti pronar i biznesit

Sipas Qendrës Kombëtare të Licensimit, në Shqipëri operojnë rreth 957 laboratorë klinikë, ku çdo ditë analizohen mostra biologjike të pacientëve: gjak, urinë, feçe dhe lëngje të tjera trupore, me qëllim diagnostikimin, monitorimin dhe ndjekjen e sëmundjeve.

Por kur një analizë interpretohet gabim, kostot për pacientin mund të jenë vërtet të larta. Prandaj, në secilën nga këto struktura, krahas laborantëve dhe teknikëve, është i domosdoshëm edhe një staf mjekësor i kualifikuar, i cili ka për detyrë:

– validimin mjekësor të rezultateve përpara publikimit

– mbikëqyrjen e kalibrimit të aparaturave për të garantuar saktësinë

– mbikëqyrjen e kontrollit të cilësisë për të garantuar besueshmërinë

– interpretimin profesional të rezultateve

– garantimin e sigurisë së pacientit

Thënë shkurt, një mori detyrash që e ngarkojnë me shumë përgjegjësi mjekun e laboratorit. Për më tepër, ky rol kërkon prani reale profesionale dhe mbikëqyrje aktive gjatë një orari të plotë pune prej 40 orësh në javë për një laborator.

Dhe pikërisht këtu nis problemi.

Sepse, sipas Urdhrit të Mjekut, në të gjithë vendin rezultojnë të licensuar vetëm 106 mjekë laboratori. Pra, një mjek për afro 9 laboratorë.

Një formulë tërësisht e pamundur të funksionojë. Ndaj, për të mbuluar këtë mangësi, hyjnë në lojë teknikët e laboratorit, të cilët në realitet kanë për detyrë të ndjekin vetëm procedurën teknike të analizave. Ndërsa, siç thamë, personat përgjegjës për nxjerrjen, interpretimin dhe firmosjen e rezultateve duhet të jenë mjekët e laboratorit.

Pra, këta 106 persona të licensuar në të gjithë Shqipërinë, që vendosin firmën për një punë të bërë nga teknikët e laboratorit.

Por pse jemi kaq të sigurt që gjërat funksionojnë kështu siç po i tregojmë?

Ose më saktë, nuk funksionojnë.

Për ta dokumentuar këtë, vendosëm të bëjmë një xhiro në disa laboratorë të Tiranës.

Pasi kemi kryer analizat në laboratorin e parë, përgjigjja na vjen fillimisht në WhatsApp dhe pak minuta më vonë edhe në telefon. Meqenëse rezultatet preferojmë t’i marrim nga afër, nuk mjaftohemi me telefonatën, por vendosim ta takojmë vetë mjeken e laboratorit.

Por gjërat shkojnë pikërisht ashtu siç e kishim parashikuar.

Recepsionistja flet me shumë siguri për rolin e mjekut të laboratorit, por pas insistimit tonë, vendos të na çojë tek mjekja. Të paktën kështu menduam.

Ja pra që mjeke nuk paska.

Dhe ky nuk është aspak një rast i izoluar.

Në dy raste, mjekët mungojnë fizikisht, duke e lënë gjithë peshën e interpretimit të analizave tek teknikët e laboratorit, të cilët thuajse gjithmonë janë të rinj e të reja që, pavarësisht kualifikimit, nuk kanë kompetencën për të interpretuar rezultatet.

Sidoqoftë, insistojmë me punën tonë në terren për të kuptuar njëherë e mirë se çfarë ndodh realisht në laboratorët e analizave për shkak të mungesës së mjekëve.

Është data 1 maj 2026 dhe ne vendosim të dërgojmë dy mostra biologjike në dy laboratorë të ndryshëm, në dy zona të ndryshme të Tiranës, shumë larg njëra-tjetrës dhe thuajse në të njëjtin orar. Kjo ndodh pasi jemi informuar që në të dy laboratorët analizat i interpreton e njëjta mjeke. Dy orë më vonë, pasi kemi dorëzuar kampionët, përgjigjet na mbërrijnë në WhatsApp.

Në të dy laboratorët, rezultatet janë firmosur nga e njëjta mjeke. E cila i bie që në të njëjtën kohë të ketë qenë prezente në dy laboratorë të ndryshëm, rreth 7 kilometra larg njëri-tjetrit, dhe brenda një kohe kaq të shkurtër të ketë parë, interpretuar dhe firmosur analizat.

Për këtë, më mirë të kërkojmë sqarim direkt në laboratorët përkatës.

Zonja përballë nesh nuk është mjeke laboratori.

Ajo është teknike laboratori që jo vetëm na u hoq si mjeke, por madje mori përsipër kompetencat e doktoreshë Nevilës.

Dhe madje duket shumë e bindur që është doktoresha në fjalë, kur në fakt emri i saj, por edhe pozicioni në klinikë, është krejt i ndryshëm.

Gjithsesi, le të shohim nëse e gjejmë doktoreshën në laboratorin e dytë.

Dhe këtu jemi të pafat.

Nga mjekja asnjë gjurmë.

Gjithsesi, përmes telefonit ajo e justifikon kështu mosprezencën.

Një mjeke laboratori e cila po bën një përdorim formal të licensës. Sidoqoftë, doktoresha është në rregull. Për sa kohë nga Ministria e Shëndetësisë janë lejuar të hapen laboratorë në disproporcion të plotë me numrin e mjekëve, ajo dhe 105 kolegët e saj mund të jenë në 9 e më shumë vende njëkohësisht.

Ndaj pyetjet tona, jo për mjeken, por për institucionet tona shëndetësore, janë të thjeshta:

Si mundet një mjek të nxjerrë dhe të interpretojë rezultate analizash në një raport 1 person me 9 laboratorë?

A duhet të dyshojmë që, pavarësisht teknologjisë dhe kualifikimit të teknikëve të laboratorit, rezultatet të mos interpretohen si duhet?

Skandali bëhet edhe më i madh kur kupton se njerëzit që votojnë ligjet në Parlament janë njëkohësisht edhe pronarë të këtij biznesi gjigant, që funksionon me mangësi dhe parregullsi të përsëritura, siç është rasti i deputetit Vasil Llajo, i cili është pronar i Intermedica, rrjeti më i madh laboratorik në vend, me të paktën 20 pika në të gjithë Shqipërinë.

Zoti Llajo, i cili është edhe vetë mjek, nuk jep një përgjigje konkrete për problemin, duke ia kaluar përgjegjësinë Ministrisë së Shëndetësisë. Por mos harrojmë që në këtë rast kemi të bëjmë jo thjesht me një pronar laboratori, por me një ligjvënës që fare mirë mund ta ngrejë këtë shqetësim në sallën e Parlamentit.

Po cili është problemi real në këtë vëzhgim që bëmë?

Numri tepër i lartë i laboratorëve apo mungesa e mjekëve laboratorikë?

Për ta kuptuar, mjafton një krahasim me Kosovën.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, atje janë të licensuar rreth 194 laboratorë mjekësorë privatë për një popullsi prej afro 1.6 milion banorësh.

Pra, një laborator për rreth 8200 persona. Ndërkohë, në Shqipëri kemi mbi 957 laboratorë për rreth 2.3 milion banorë.

A është vërtet i nevojshëm një numër kaq i madh laboratorësh? Aq sa sot në çdo lagje i gjen më shpesh se furrat e bukës?

Dhe tani një tjetër krahasim interesant. Në Kosovë janë rreth 80 mjekë për 192 laboratorë.

Pra, një mjek për dy laboratorë.

Në ndryshim nga 106 mjekë të Shqipërisë që mbulojnë mbi 957 laboratorë.

A mos vallë kolegët e tyre përtej kufirit janë kaq të paaftë sa të mos guxojnë të hapin pafund laboratorë të tjerë?

Apo mos ndoshta atje nuk lejohet që firma e një mjeku të përdoret dhe të delegohet pa asnjë kriter, e gjitha kjo në kurriz të shëndetit të pacientëve?

Këtu ndoshta përgjigje duhet të na japë Ministria e Shëndetësisë./piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë