Në fokus të Piranjave, prej 4 vitesh tashmë, krahas temave të ndryshme që dënojnë fenomenet e një shoqërie, ka zënë vend edhe demaskimi e maniakëve dhe pedofilëve që qarkullojnë në rrjetet sociale. Shumë nga ata që kemi kapur pas denoncimeve që na kanë ardhur, kanë qenë persona me jetë sociale të mbyllur dhe me probleme komunikimi, të cilët ktheheshin në predatorë të mirëfilltë të vajzave, kryesisht minorene.
Por, pavarësisht numrit të madh të atyre që kemi nxjerrë zbuluar, nuk është aspak e thënë që ata të ndalojnë, për të mos thënë që shtohen çdo ditë. Ndaj për një rast të freskët do ju flasim sot.
Por jo nga kategoria e individëve që përmendëm më sipër. Sepse maniaku i radhës, nuk është një person dosido.
Ai ka dy avantazhe tepër të forta krahasuar me të ngjashmit e tij të kapur nga ne.
Së pari, është drejtor i një shkolle fillore, dhe së dyti është i angazhuar politikisht në partinë Aleanca Per Ardhmerinë e Kosovës, madje duke qenë pjesëmarrës aktiv edhe në fushatën zgjedhore që po zhvillohet. Sidoqoftë kjo nuk e ka penguar, që kohën e lirë, sidomos orët e mbrëmjes, t’i kalojë duke chatuar me vajza nën moshë.
Siç është rasti i një 17 vjeçareje e cila nën anonimat, na ka rrëfyer historinë e saj me Nazmi Pnishin, këtë individ 36 vjeçar, drejtor i shkollës Pjetër Bogdani në Demjan të Gjakovës, i cili është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Pas bisedave të para me vajzën, drejtori nuk humbet aspak kohë, dhe nis t’i bëjë video mesazhe duke u mburrur me pozicionin e punës si drejtor. Madje këtë e bën nga zyra e tij në shkollë.
Pasi është bindur se ka dhënë efekt tek vajza me videot nga zyra, drejtori kërkon menjëherë të takohet nga afër me të!
Ky refuzim për ta takuar, nuk ia ndryshon mendimin drejtorit maniak, i cili nis t’i shfaqë pëlqim adoleshentes, duke i dërguar tekste me përmbajtje erotike. Por drejtori maniak nuk ndalet këtu, dhe pak më vonë i dërgon 17 vjeçares foto dhe video intime, që me sa duket mendonte se do t’i bënin përshtypje vajzës minorene.
Gjatë bisedave, me sa duket për të bërë përshtypje tek ajo, drejtor Nazmiu, dergonte video të bëra nga zyra e tij e drejtorit të shkollës. Kjo histori do të zgjaste disa ditë, deri kur vajza, mori guximin që të kontaktonte me ne, duke na dhënë akses në snapchat-in e saj, Aty ku drejtori politikan vazhdonte t’i shkruante asaj intensivisht, madje me kërkesa të vazhdueshme për ta takuar.Më pas drejtori maniak hap kameran për t’i treguar vajzës adoleshente se ndodhet në zyrë.
Në këto kushte, vajza, e mësuar nga ne, pranoi ta takonte, ndërsa drejtori maniak caktoi orën dhe vendin e takimit, në një lokal në qytetin e Prizrenit.
Kjo për shkakun e thjeshtë, që të mos e shikonin personat që e njihnin. Përfshi edhe gruan me të cilën ka vite i martuar. Por problemi i vetëm ishte se takimin do ta bënte me ne, dhe aspak me vajzën. Vrapi pas drejtorit politikan na lodhi pak por per veprimet e tij iu drejtuam Drejtorise së Arsimit në Komunën e Gjakovës.
Shpresojmë shumë që institucionet të marrin masa ndaj këtij maniaku që është gjithë ditën mes fëmijëve.
Ndërkohë që i kujtojmë atij dhe të ngjashëmve të tij, se ne jemi gjithmonë me sy e veshë tek ata. Prandaj do t’i kapim sërish, sa herë që një vajzë të na kontaktojë./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
17 Maj14:53
Familja nga Klosi që jeton me frikën se automjetet do fluturojnë mbi shtëpi. Zgjidhja pret një firmë nga ARRSH
Një familje në fshatin “Fshat” të Bashkisë Klos thotë se jeton çdo ditë mes frikës dhe rrezikut, pasi segm...
INVESTIGIME
17 Maj13:34
Dëshmia/ Lidhja me kolegun kthehet në makth për 32-vjeçaren e martuar. Ai e filmonte fshehtas në momente intime për ta shantazhuar
Një histori që nisi si një lidhje e fshehtë mes dy kolegësh pune, përfundoi në kërcënime, shantazh dhe pasoja t&eum...
INVESTIGIME
17 Maj13:28
Licenca për dy itinerare/ Sherr mes shoferëve në Terminalin e Peshkopisë për pasagjerët e Kukësit
Me ardhjen e ditëve të ngrohta, Peshkopia do të çelë sezonin turistik duke mirëpritur vizitorë të shumtë që ...
INVESTIGIME
17 Maj10:43
Nga makinat e luksit e deri te festat e “shthurura” me drogë, brenda rrjetit të “errët” të adoleshenteve që largohen nga familja
Javën që shkoi Piranjat ju sollën rrëfimin e shokues të 4 nënanve të dëshpëruara të cilat ndanë të n...
INVESTIGIME
17 Maj09:32
Zhytja e pallateve të Alabarit në Durrës më e madhe se e deklaruar zyrtarisht. “Piranjat” kreu matje me teknologjinë e dronëve
Një investigim disa javor mbi projektin gjigant “Durrës Marina”, i promovuar si një nga investimet më të mëdha në...
INVESTIGIME
16 Maj22:43
Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do të ndodhë tragjedi
Një familje në fshatin “Fshat” të Bashkisë Klos thotë se jeton çdo ditë mes frikës dhe rrezikut, pasi segm...
INVESTIGIME
16 Maj22:24
Një lidhje jashtëmartesore që përfundoi në makth psikologjik/ 32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime
Një histori që nisi si një lidhje e fshehtë mes dy kolegësh pune, përfundoi në kërcënime, shantazh dhe pasoja t&eum...
INVESTIGIME
16 Maj22:12
Debate dhe sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote
Me ardhjen e ditëve të ngrohta, Peshkopia do të çelë sezonin turistik duke mirëpritur vizitorë të shumtë që ...
INVESTIGIME
16 Maj21:47
Nga kërcënimet me jetë tek akuzat për dhunë/ Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro
Në fshatin Poroçan, në malësinë e Gramshit, po ndodh një konflikt që ka në fokus paranë. Dhe protagonistë ja...