Një tjetër kapitull i fortë është zbuluar në investigimin për projektin Durrës Marina, pasi inxhinieri konstruktor Dhimitër Papa ka pranuar përballë emisionit “Piranjat” se pallatet e kompleksit kanë pësuar ulje deri në 18 centimetra dhe se projekti fillestar me pilota betoni u ndryshua me kërkesë të ekspertëve nga Dubai.
Sipas Papës, pilotat e betonit u zëvendësuan me pilota çakëlli pas “debatit teknik” me ekspertët e huaj të projektit, të cilët këmbëngulën se kjo metodologji përdorej edhe në Dubai.
Ai deklaroi se “pilotat janë dashur me beton”, por kompania kërkoi një tjetër zgjidhje teknike.
Në intervistën e tensionuar, konstruktori fillimisht kundërshtoi shifrat e publikuara për zhytjen e pallateve, duke mohuar uljen prej 28 centimetrash të raportuar nga IKMT, por pranoi se objektet kanë pësuar ulje deri në 18 centimetra.
Papa ia atribuoi problemin hapjes së gropave përreth objekteve, duke deklaruar se largimi i ujit dhe rërës nga kantieret fqinje krijoi fenomenin e “sufosionit”, që sipas tij solli ulje më të madhe sesa ajo e parashikuar në projekt.
Ndërkohë, nënkontraktori Mirel Elmazaj, kompania e të cilit ka realizuar punimet në dy pallatet e prekura, deklaroi se “uljet janë normale”, por më pas akuzoi IKMT-në për matje të gabuara dhe tha se institucionet “janë shtyrë nga presioni publik”.
Nga ana tjetër, bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e Dhimitër Papës, inxhinierja Armeda Gramos, pranoi se objektet kanë pësuar “ulje të konsiderueshme”, por këmbënguli se projekti është realizuar me përgjegjësi dhe sipas llogaritjeve teknike.
Investigimi i “Piranjave” nxori në pah gjithashtu se personat e përfshirë në projekt kishin kufizime kontraktuale për të folur publikisht, ndërsa deri tani Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka konfirmuar zyrtarisht ulje prej 18 dhe 28 centimetrash në dy prej pallateve të kompleksit./piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
23 Maj23:12
Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe: Ai që ma shiti ndërtoi shtëpi për gocën
Pas viteve ’90, mijëra shqiptarë morën rrugën e emigrimit drejt vendeve europiane, kryesisht Italisë dhe Greqisë, në k&...
INVESTIGIME
23 Maj22:42
Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje
Sipas Qendrës Kombëtare të Licensimit, në Shqipëri operojnë rreth 957 laboratorë klinikë, ku çdo ditë analiz...
INVESTIGIME
23 Maj22:28
Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura/ 14-vjeçare me drogë dhe pr*stitucion, biseda tronditëse si funksiononte grupi
Katër nëna nga Durrësi po bëjnë çdo ditë një betejë, që nga njëherë ngjan me një mision t&eum...
INVESTIGIME
23 Maj22:16
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës
Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzime...
INVESTIGIME
23 Maj22:07
“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet
Një tjetër kapitull i fortë është zbuluar në investigimin për projektin Durrës Marina, pasi inxhinieri konstruktor Dhimi...
INVESTIGIME
19 Maj16:53
Drejtori maniak që tenton të kryejë akt seksual me minorenen: Jam i fortë edhe në parti, s’e merr vesh kush për ne!
Në fokus të Piranjave, prej 4 vitesh tashmë, krahas temave të ndryshme që dënojnë fenomenet e një shoqërie, ka z&eu...
INVESTIGIME
17 Maj14:53
Familja nga Klosi që jeton me frikën se automjetet do fluturojnë mbi shtëpi. Zgjidhja pret një firmë nga ARRSH
Një familje në fshatin “Fshat” të Bashkisë Klos thotë se jeton çdo ditë mes frikës dhe rrezikut, pasi segm...
INVESTIGIME
17 Maj13:34
Dëshmia/ Lidhja me kolegun kthehet në makth për 32-vjeçaren e martuar. Ai e filmonte fshehtas në momente intime për ta shantazhuar
Një histori që nisi si një lidhje e fshehtë mes dy kolegësh pune, përfundoi në kërcënime, shantazh dhe pasoja t&eum...
INVESTIGIME
17 Maj13:28
Licenca për dy itinerare/ Sherr mes shoferëve në Terminalin e Peshkopisë për pasagjerët e Kukësit
Me ardhjen e ditëve të ngrohta, Peshkopia do të çelë sezonin turistik duke mirëpritur vizitorë të shumtë që ...