Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...

DURRËS- Prej tetë vitesh, familja Bozhanaj nga Durrësi kërkon të zbulojë të vërtetën e një ngjarjeje të rëndë, që i mori jetën familjarit të tyre, asokohe 25 vjeç.
“Në 3 maj 2017 vëllai im bën një aksident me makinë fiks te vendi ku ndodhen lulet dhe 5 ditë pas aksidentit ai ndërroi jetë”- deklaron vëllai i viktimës.
Viktima ishte prej dy vitesh përgjgjës i karburanteve në kompaninë Spiecapag, e cila bënte punimet për gazsjellësin “TAP”, dhe për shkak të punës, kryente lëvizje të shpeshta në zonën e Korçës.
“Ai po vinte nga kampi që ndodhej në Floq, në drejtim të Korçës për çështje pune dhe fiks në këtë vend bën aksident rastësisht me dy makina të punës, që vinin nga vendi i punimeve në drejtim të kampit. Ishin punonjës të kompanisë dhe shtetas të huaj. Njëri me kombësi franceze dhe tjetri hollandeze. Sipas deklaratave të shoferëve thonë që pamë një makinë që kishte humbur drejtimin dhe po bëntë zik-zake në këtë rrugë, ndërkohë që në skicën e vendit të ngjarjes thuhet që makina e vëllait ka ecur rreth 30 m në vijë të drejtë, pra këtu dhe me dy goma jashtë karrexhate. Dmth duke liruar sa më shumë hapësirë për makinat që po vinin përballë dhe fiks këtu, ku janë edhe shenjat e hekurave të shtrembëruara, im vëlla ka patur impaktin në formë T me njërën nga makinat që vinte përballë. Vëllai ka qenë më turinj këtej dhe është goditur nga krahu i pasagjerit me turirin e makinës tjetër.
Çfarë e ka detyruar vëllain tim të kthehet me turinj për nga ara? Ndërkohë që mund të kishte vazhduar këtu drejt, se ai e kishte nxjerrë makinën jashtë karrexhate. E vetmja gjë që mund ta ketë detyruar tim vëlla në atë drejtim, ka qenë vetëm nëse njëra nga ato makinat ka qenë në parakalim dhe ai ka nxjerrë makinën jashtë karrexhate për t’i liruar rrugë makinës tjetër. Nuk ka arsye tjetër që mund të ketë ndodhur.”
Ky, mbase mund të jetë vetëm një pretendim i familjes, por tani duhet të jeni shumë të vëmendshëm, pasi këto elementë që do t’ju rendisim më poshtë thonë shumë për këtë ngjarje.
“Në skicën e vendit të ngjarjes, kjo paraqitet si rrugë e drejtë, kur kjo është kthesë e dyfishtë. Vëllai është përplasur me francezin, që ishte mbrapa… edhe kjo gjë nuk është e qartë… Deklaratat e shoferëve janë kontradiktore me njëra-tjetrën. Ne nuk e dimë akoma me cilën nga makinat që shfaqen në aksident është përplasur vëllai, sepse francezi thotë: kolegu im e pa situatën nga pasqyra dhe u kthye të na ndihmonte, kurse hollandezi nga ana tjetë thotë që ka qenë pas francezit.”
Sipas këtyre fotove dhe bazuar në deklarim, është makina e shtetasit francez, që është përpasur më të ndjerin. Por a ishte vërtet shtetasi francez ai që po lëvizte me këtë makinë? Le ta mbajmë pak këtu.
“Aksidenti ka ndodhur në orën 17:15. Kjo vërtetohet edhe nga skica e vendit të ngjarjes që shënon orën 17:30. Ndërsa procesverbali, që bëhet i fundit pasi është kqyrur gjithë ngjarja mban orën 18:00. Ishtë brenda orarit të punës vëllai, se te kontrata e punës e ka deri në 18:00. Ndërsa kompania jep vetëm të dhënat e gps, që janë të gjitha pas orës 18:00.”
Një ndryshim i orës reale të ngjarjes, ku kompania por edhe prokurori i çështjes Kolë Hysenaj kundërshtojnë procesverbalin e oficerit të policisë gjyqësore.
“Ne dyshojmë që ndryshimi i orarit është bërë për mospërfitimin e sigurimit të jetës. Pas ndodhjes së aksidentit, makina e vëllait është dërguar në pikën e bllokimit të policisë, ndërkohë që dy makinat e tjera të kompanisë janë lënë në ruajtje në ambjentet e kompanisë. Nuk janë shoqëruar në pikën e bllokimit, për t’u hetuar si ka ndodhur etj. Dua të theksoj çfarë është më e rëndësishmja: ata janë thirrur në polici si persona që kanë dijeni për ngjarjen, jo si persona pjesëmarrës në aksident. Ata kanë vajtur në polici dhe pasi kanë dhënë deklaratat kontradiktore me njëra-tjetrën janë lënë të lirë, nuk janë mbajtur në vëzhgim nga policia në asnjë moment.
Por tani vijmë tek pjesa më e errët e hetimit të këtij aksidenti me pasoja fatale, sepse këtu faktet janë krejt të tjera nga ato çfarë kanë deklaruar dëshmitarët.
“Në përgjigjen që drejtoria e kufirit i kthen prokurorisë, thotë se francezi, i cili ka dhënë deklaratë në polici, që është përplasur me vëllain, thotë që ky shtetas ka dalë nga Shqipëria më datë 16 prill 2017 dhe deri në datën 7 qershor rezulton se ky person nuk ka hyre më në Shqipëri. Ndërkohë që aksidenti ka ndodhur me 3 maj.”
Pra, sipas dokumentave zyrtare të drejtorisë së kufirit, francezi, personi që pretendohet se është përplasur me viktimën, nuk ka qenë aspak në Shqipëri në momentin e aksidentit. Kush duhet besuar në këtë histori? Kompania dhe prokuroria? Policia dhe Oficeri i Policisë Gjyqësore për procesverballin e vendit të ngjarjes apo gps i kompanisë?
Elementë të paqartë edhe për 5 ekspertët që do të kryenin ekspertimin auto-teknik, të cilët janë shprehur se të dhënat e fiksuara nga grupi hetimor nuk përputhen me të dhënat e përfituara nga gps.
“Nga viti 2017 janë bërë 9 seanca gjyqësore. Të gjitha kanë qenë në favorin tonë, edhe në shkallë të parë edhe në apel. Gjykata gjithmonë e ka kthyer çështjen në prokurori për thellim të hetimeve, sepse gjykata nuk është e bindur të marrë një vendim në bazë të këtyre hetimeve që ka bërë prokuroria deri më sot. Gjyqi i fundit ka qenë në 2019, ku gjykata i ka lënë prokurorisë 3 muaj kohë për të mbyllur hetimet e kësaj çështjeje dhe 6 vjet më vonë, në 2025 kjo çështje është ende e hapur, pa autor.”
Këto zvaritje, kjo familje ia ngarkon prokurorit Kolë Hysenaj, i cili në vend që të thellonte hetimet, nxitoi ta pushojë atë.
Në përballjen me Piranjat, ish prokurori i rrëzuar nga vetingu, në vend që të sqaronte arsyet që e çuan në pushimin e çështjes, zgjodhi të thyejë etiken dhe të flasë me arrogancë, duke anashkaluar thelbin e problemit. Por, lajmi i mirë erdhi nga Prokuroria e Korçës, e cila pas 8 vitesh theu heshtjen dhe ftoi familjarët e të ndjerit për një takim.
Anisa Veseli KOSOVË- Një javë më prë Piranjat transmetun rastin mastrimit të banores së “Big Brother Vip&rdq...
Flor Binaj TIRANË- Një herë e një kohë të ishe i ri, pushteti të kishte zili moshën dhe të kishte frikë g...
TIRANË- Në vitin 2018 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për përcaktimin e procedurave të krijimit të shoqë...
Foto ilustruese HAS - Jemi në Nikoliq të Hasit, rreth 120 kilometra nga kryeqyteti pas një denoncimi të ardhur nga dhjetëra banor&...
Ali Kolina LAÇ - Ali Kolina është një 80-vjeçar nga fshati Gorre i Bashkisë Kurbin. Prej më shumë se 3 vjet&eum...
Foto ilustruese LEZHË - Prej disa muajsh, banorëve të Lezhës po u kërcënohet qendrimi në shtëpinë e tyre. Kjo,...
Foto ilustruese TIRANË - Kushdo nga ne sapo del në mëngjes, apo kur kthehet në darkë në shtëpi, përballet me pamje ...
Foto ilustruese VLORË - Gazetari i emisionit investigativ “Piranjat”, Freard Rista, është përballur me prokurorin e Vlor&eu...
Foto ilustruese KOSOVË - Anisa Veseli ish banore e BBVK ka treguar për Piranjat se si u abuzua nga klinika mjekësore Apluss Solucion. Gjat&e...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme Grupin Parlamentar të PS-së. Gjatë fjalës së tij Rama u ...