Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KAMZË- Franci, një 25-vjeçar i cili banon në Fushë-Mzez, së bashku me babain e tij, çdo ditë pas orës 7 të mëngjesit, hipin në makinën Mercedes Benz vajzën e familjes, invalide, dhe e dërgojnë në Kamëz, e lënë në një trotuar përpara një pallati në ndërtim që ajo të sigurojë të ardhura duke lypur. Vëllai largohet, babai shkon në kafene ndërsa 27-vjeçarja qendron aty pavarësisht temperaturave të ulëta. Ndërkohë ne kthehemi në banesën e familjes dhe vëmë re se vëllai, ka mbërritur në shtëpi, çka na e shton më shumë dyshimin se ai nuk është në një marrëdhënie pune dhe përfiton nga të ardhurat e motrës. Dhe fatkeqëësisht kjo punë është e përditshme.
Gjatë bisedës që gazetari Freard Rista ka patur me vajzën, ka kuptuar që ajo ka vetëm probleme fizike dhe jo mendore, pasi ajo pyet, përgjigjet, flet, komunikon, logjikon si gjithë të tjerët. Kur pyetet nëse ka motra apo vëllezër, ajo thotë se ka një vëlla të vogël 8 vjeç, mirëpo nuk tregohet e sinqertë pasi Franci 25-vjeçar është vëllai i saj i vetëm.
Por e kuptueshme, bëhet fjalë për strategji, njerëzve duhet t’u vijë keq për të, vetëm kështu mund të përfitojë të holla. Ajo thotë se del rreth orës 8 dhe pasdreke ikën në shtëpi, ndërsa arsyeja e lypjes lidhet me nevojën financiare, mirëpo pavarësisht kësaj, kjo që po bëjnë pjesëtarët e kësaj familjeje, është e jashtëligjshme dhe duhet ndaluar. Jo me qëllimin për të ndëshkuar familjarët e vajzës, por për t’iu dhënë atyre një mësim të mirë. Ndaj, pasi dorëzuam të gjitha materialet që dispononim në Komisariatin e Kamzës, u përballëm mëngjesin e 21 shkurtit me Francin dhe babain e tij.
Franci fillimsht gënjeu duke deklaruar se do të largoheshin jashtë Tirane, por më pas e pranoi se motra del për “punë” pasi duhet të sigurojë të ardhura për vete dhe familjen, madje pretendon se ajo e ka zgjedhur vetë këtë variant. Në ato çaste efektivët e Komisariatit të Kamzës bënë shoqërimin e tij në ambientet e Policisë. Familja nuk e priti mirë këtë gjë, por më pas me ndihmën e psikologes Erisa Aliaj, arritën të arsyetojnë dhe së bashku u futëm në banesën e tyre, ku pamë se kushtet ishin vërtet për mbijetesë.
E reja pretendon se vëllai makinën e ka marrë vetëm për atë pasi është e sëmurë dhe e shoqëron në spital. Ndërsa nëna deklaron se të ardhurat e kësaj familje janë të pakta, ndaj janë detyruar të nxjerrin vajzën të lypë. Franci më herët thonë ato ka punuar, por janë bërë shkurtime në staf dhe ai ka mbetur pa punë. Gjatë bisedës kuptojmë se vajza ka mbetur invalide pasi 17 vite më parë është përplasur nga një automjet.
Një dramë brenda dramës historia e kësaj familje, e cila ka nevojë emergjente për të rregulluar sadopak jetesën. Pas këshillave të psikologes, grupi i xhirimit u largua. Franci qendroi disa orë në komisariat deri në përfundim të procedurave dhe iu bashkua familjes e cila priste në ambientet e jashtme. Ndërkohë, puna jonë në bashkëpunim me Policinë dhe Bashkinë për të sistemuar këtë familje, sapo ka filluar.
DURRËS- Prej tetë vitesh, familja Bozhanaj nga Durrësi kërkon të zbulojë të vërtetën e një ngjarjeje të...
Anisa Veseli KOSOVË- Një javë më prë Piranjat transmetun rastin mastrimit të banores së “Big Brother Vip&rdq...
Flor Binaj TIRANË- Një herë e një kohë të ishe i ri, pushteti të kishte zili moshën dhe të kishte frikë g...
TIRANË- Në vitin 2018 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për përcaktimin e procedurave të krijimit të shoqë...
Foto ilustruese HAS - Jemi në Nikoliq të Hasit, rreth 120 kilometra nga kryeqyteti pas një denoncimi të ardhur nga dhjetëra banor&...
Ali Kolina LAÇ - Ali Kolina është një 80-vjeçar nga fshati Gorre i Bashkisë Kurbin. Prej më shumë se 3 vjet&eum...
Foto ilustruese LEZHË - Prej disa muajsh, banorëve të Lezhës po u kërcënohet qendrimi në shtëpinë e tyre. Kjo,...
Foto ilustruese TIRANË - Kushdo nga ne sapo del në mëngjes, apo kur kthehet në darkë në shtëpi, përballet me pamje ...
Foto ilustruese VLORË - Gazetari i emisionit investigativ “Piranjat”, Freard Rista, është përballur me prokurorin e Vlor&eu...
Foto ilustruese KOSOVË - Anisa Veseli ish banore e BBVK ka treguar për Piranjat se si u abuzua nga klinika mjekësore Apluss Solucion. Gjat&e...