7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...
Një aksident tragjik me pasoja të rënda ndodhi mesditën e datës 1 shtator 2025, në aksin rrugor Levan-Vlorë, në autostradën 100-vjetori, rreth 12 km pa hyrë në qytetin bregdetar. Në korsinë e majtë ishte duke ecur me rreth 100 km/h, një mjet tip Mercedes Benz kamioçinë, me drejtues Ferdinant Hasani dhe pasagjer Dritan Muhaj, ndërsa pas tyre ishte një mjet Dacia Sandero me drejtuese 28-vjeçaren italiane Angela Tanzillo, e cila ishte duke udhëtuar me rreth 140 km/h, referuar GPS-it qëishte instaluar në automjet.
Sipas ekspertizës në terren, në momentin kur mjeti tip Mercedes Benz nisi të spostohej në krahun e djathtë tëkarrexhatës, për t’i hapur rrugën mjetit Dacia që tëparakalonte, kjo e fundit e ka goditur kamioçinën me pjesën e saj te djathtë të përparme, në pjesën e majtë mbrapa, duke e bërë që të humbë kontrollin dhe të përplaset me anësoret e rrugës që shërbejnë për mbrojtjen nga erërat. Ndërkohëmjeti Dacia kishte ndaluar 107 metra larg vendit tëaksidentit. Si pasojë e kësaj përplasje fatale, 62-vjeçari Ferdinant Hasani ndërroi jetë në vend, ndërsa shoku i tij nësediljen e pasagjerit, Dritan Muhaj, ndërroi jetë në spital 12 orë më pas.
Pak minuta pas aksidentit tragjik, 28-vjeçarja nga Napoli u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në ambientet e Komisariatit, ku deklaroi se atë pasdreke ishte duke udhëtuar me bashkëshortin e saj drejt Vlorës me një shpejtësi rreth 120 km/h, kur një kamioçinë i ka prerë rrugën duke u spostuar në krahun e majtë, krah në të cilin ajo po udhëtonte, dhe për pasojë e ka goditur. E reja italiane deklaroi para OPGJ-së se ishte hera e parë që përfshihej në një aksident automobilistik dhe se ishte shumë e rënduar psikologjikisht. Pas marrjes në pyetje, 28-vjeçarja u vendos në paraburgim dhe më 5 shtator 2025, iu caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”.
Në kuadër të hetimeve, Prokuroria e Vlorës zbuloi se afati i certifikatës së kontrollit Teknik të mjetit Dacia kishte skaduar më datë 22 qershor 2025, 2 muaj e gjysmë para aksidentit, por kompania e cila e lëshoi me qira nuk e kishte parë të arsyeshme të përmbushte procedurat ligjore, duke e nxjerrë këtë mjet në qarkullim rrugor pa kontrollin e duhur teknik. Por nuk mbaron këtu.
Duke qënë se në vendin e ngjarjes nga grupi hetimor nuk janëkonstatuar gjurmë frenimi, eksperti Fisnik Ziçishti vlerësoi se drejtuesia e mjetit nuk është në gjendje të kryejë të gjitha manovrat e nevojshme në kushte të sigurta, veçanërisht frenimin e menjëhershëm të mjetit brenda kufijve të fushëpamjes dhe përpara çdo pengese të mundshme.
Në akt-ekspertim thuhet gjithashtu se drejtuesja e mjetit veturëduhet të mbajë, kundrejt mjetit që ndodhej përpara, një largësi siurie të tillë që të garantohet në çdo rast ndalimi i menjëhershëm dhe të mënjanohet përplasja me mjetin që ndodhet përpara, distancë që Angela nuk e ka respektuar. Dhe jo vetëm nuk e ka respektuar, jo vetëm që nuk ka frenuar për të rregulluar shpejtësinë, por nuk ka ditur as të parakalojë mjetin përpara në mënyrën e duhur.
Eksperti argumenton se drejtuesia e automjetit gjatë kryerjes sëmanovrës së parakalimit duhet ta zhvendoste mjetin që drejtonte në të majtë të mjetit që do të parakalonte dhe ta kalojë me shpejtësi, duke ruajtur një largësi anësore të përshtatshme, pasi e ka pasur hapësirën e nevojshme në krahun e majtë të lëvizjes së saj edhe 2.7 m nga 3.7 m që është korsia e lëvizjes.
Më datë 31 tetor 2025, avokati i Angela Tanzillos kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “garanci pasurore”, pasi familjarët e 28-vjeçares kishin shprehur gatishmërinë për të vendosur si garanci shumën 20 mijë euro. Dhe pikërisht kështu ndodhi. Më datë 3 nëntor gjyqtari Fjorald Behari ndryshoi masën e sigurimit nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” dhe “garanci pasurore” për 28-vjeçaren Angela Tanzillo.
“Jam shumë i zhgënjyer, sepse të dalësh me “arrest shtëpie” kur babai im nuk është më, nuk jeton më, unë nuk e shoh më babain tim, Dritan Muhaj nuk është më në këtë botë, ka lënë dy fëmijë të vegjël, dhe unë nuk e shikoj të drejtë”, tha Marios Hasani, djali i të ndjerit Ferdinant Hasani, duke shtuar se të humbiste babain, ishte shumë e dhimbshme.
“Kur mora lajmin, të themi realitetin është më mirë që edhe unë të mos jetoja fare. Mua më ka vdekur nëna në 2017 dhe mbas 2017-ës unë me babain kam qenë shumë i lidhur. Kishim ato momentet tona, diskutonim, qeshnim, hanim darka, shkoja të shtëpitë në fshat, sepse atje kam kujtimin si të nënës dhe të babait, por çdo gjë s’ka më kuptim, s’e besoj dot që babai im ka ndërruar jetë në atë lloj forme”, tregon ai, duke sqaruar edhe qëllimet e familjes pas humbjes së të dashurit të tyre.
“Ne jemi 5 fëmijë dhe të pestë e kemi diskutuar që ne nuk kërkojmë hakmarrje. Ne kërkojmë që Gjykata e Vlorës t’i bëjë gjërat njëlloj siç i përmban ligji, pa patur diferencë shtetase shqiptare apo italiane, ligji është një për të gjithë, si për atë në Itali si për mua këtu. Jemi interesuar, e dimë se ku jeton, me numër pallati me të gjitha dhe nuk kemi patur pretendime që ne të bëjmë hakmarrje dhe të shkojmë të bëjmë vetëgjyqësi. Ne nuk jemi për vetëgjyqësi, ne jemi pro ligjit”, deklaroi ai, duke bërë edhe një thirrje për organet e drejtësisë.
“I bëj thirrje shtetit t’i bëj gjërat sipas rregullave që të mos lëri shkak dhe hapësirë që neve të na marrë në qafë. Unë kur kam humbur prindërit, nuk kam çfarë humb më. Kam nevojë në këto momente që drejtësia e babait tim, gjaku i babait tim që është derdhur në autostradë, mos të lahet me para, të lahet sipas rregullave dhe ligjit. Babai im ishte 62 vjeç, Dritan Muhaj ishte 47 vjeç. Kanë qënë të dy të rinj. Jam i prekur dhe do t’i shkoj drejtësisë deri në fund”, u shpreh djali i viktimës./Piranjat News
Investigimi i plotë
Në vitin 2026, një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme ka rikthyer në qendër të vëmendjes një të vërtet&eu...
Një konflikt i zgjatur mes dy familjeve kushërinj në fshatin Bërshi të Klosit për përdorimin e një rruge bujqësore ...
Javën e shkuar emisioni Piranjat transmetuan rastin e Arbër Gjonajt babai i cili kishte përdorur vajzën e tij 15 vjeçare si pjesë...
Prej më shumë se një dekade Shqipëria ka miratuar Ligjin për Investimet Strategjike. Nisma kishte si qëllim thithjen e investimeve...
Në vitet e fundit, rastet e kancerit të lëkurës në Shqipëri janë shtuar ndjeshëm. Shkaqet janë të ndryshme dhe...
Kanë kaluar dy javë nga publikimi i historisë së largimit të padrejtë nga puna të katër sanitareve nga shtëpia e t&...
Në vitin 2026, një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme ka rikthyer në qendër të vëmendjes një të vërtet&eu...
Një konflikt i zgjatur mes dy familjeve kushërinj në fshatin Bërshi të Klosit për përdorimin e një rruge bujqësore ...
Javën e shkuar emisioni Piranjat transmetuan rastin e Arbër Gjonajt babai i cili kishte përdorur vajzën e tij 15 vjeçare si pjesë...
Kanë kaluar dy javë nga publikimi i historisë së largimit të padrejtë nga puna të katër sanitareve nga shtëpia e ...