INVESTIGIME

Një rrugë, dy porta/ Kushërinjtë e Klosit në “luftë” për kalimin

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Prill 2026, 22:23
Një rrugë, dy porta/ Kushërinjtë e Klosit në

Një konflikt i zgjatur mes dy familjeve kushërinj në fshatin Bërshi të Klosit për përdorimin e një rruge bujqësore ka nxjerrë në pah edhe një herë problemet e pronësisë dhe mungesën e ndërhyrjes efektive të institucioneve lokale.

Familja e Gëzim Allës pretendon se rruga, e hapur në vitin 2023 me mjetet e bashkisë për t’u shërbyer tokave bujqësore të zonës, është bllokuar në mënyrë të njëanshme nga kushëriri i tyre, Zeqir Alla.

Sipas Gëzimit, kjo ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta ekonomike, duke penguar lëvizjen e mjeteve bujqësore dhe transportin e produkteve, përfshirë qumështin nga blegtoria.

Nga ana tjetër, Zeqir Alla pretendon se marrëveshja fillestare është shkelur nga banorët e tjerë, të cilët sipas tij kanë përdorur rrugën jashtë kushteve të rëna dakord, duke shkaktuar dëme në pronën e tij.

Konflikti ka prekur edhe banorë të tjerë të zonës, si fermeri Sefer Dani, i cili deklaron se për shkak të bllokimit të rrugës është detyruar të përdorë një rrugë alternative të amortizuar, duke pësuar humbje të konsiderueshme në aktivitetin blegtoral.

Edhe pse ekziston një vendim i kryesisë së fshatit që lejon përdorimin e rrugës për mjete bujqësore dhe kalim me kafshë, situata mbetet e pazgjidhur për shkak të mosdakordësisë mes palëve.

Ndërkohë, Bashkia Klos ka deklaruar se nuk mund të ndërhyjë, pasi segmenti nuk figuron si rrugë në hartat kadastrale, duke ia lënë zgjidhjen në dorë vetë banorëve.

Pas përplasjeve dhe akuzave të ndërsjella për dëmtime prone dhe shkelje të marrëveshjes, ndërhyrja në terren dhe ndërmjetësimi sollën një zgjidhje të përkohshme, ku palët ranë dakord për rihapjen e rrugës.

Një histori tipike e zonave rurale shqiptare, ku mungesa e zgjidhjeve institucionale i detyron banorët të përballen vetë me konfliktet për tokën dhe burimet e jetesës./Piranjat news 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë