INVESTIGIME

Azili horror në Tiranë/ Dëshmi tronditëse dhe rrëfime që të lënë pa fjalë

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Prill 2026, 21:45

Azili horror në Tiranë/ Dëshmi tronditëse dhe rrëfime

Kanë kaluar dy javë nga publikimi i historisë së largimit të padrejtë nga puna të katër sanitareve nga shtëpia e të moshuarve “Joshua Center” në Tiranë. Adriana, Mimoza, Dhurata dhe Meribani u pushuan me një telefonatë nga drejtoresha e qendrës, Majlinda Treska.

Por përtej kësaj padrejtësie të denoncuar në Inspektoriatin e Punës, katër zonjat treguan gjithashtu edhe një anë të errët të kësaj strukture, që kishte të bënte me kushtet e mjerueshme, që nga amortizimi i ndërtesës, mungesa e higjienës, apo qëndrimi në të njëjtin ambient i të moshuarve me probleme të shëndetit mendor.

Në takimin e vetëm që patëm me të, zonja Treska refuzoi jo vetëm të përgjigjej për largimin e padrejtë të katër ish-punonjëseve, por gjithashtu nuk dha asnjë përgjigje për situatën në institucionin që me letra është në pronësi të djalit të saj, Parid Treska.

Ndërkohë, pas publikimit të emisionit, pati disa persona të cilët vendosën të ndajnë me ne eksperiencën e të afërmve të tyre të moshuar në këtë strukturë.

Një zonjë na rrëfen situatën e rëndë që kishte përjetuar me gjyshin e saj, të akomoduar në këtë qendër. Ajo shprehet se i moshuari ka kërkuar me ngulm që ta largojnë që aty, duke treguar se e linin pa ngrënë dhe kishte ftohtë. Ndërkohë, zonja shton se gjyshit të saj i jepnin ilaçe për gjumë, duke i rrezikuar shëndetin, ndërsa shprehet se gjatë qëndrimit në azil, gjyshi i saj kishte humbur 35 kilogramë nga kequshqyerja.

Një denoncim i detajuar, me akuza të rënda për një institucion që më shumë se shtëpi pritjeje, ngjan me një kamp përqendrimi nazist. Dhe kjo bindje na shtohet kur kuptojmë se rasti që sapo dëgjuam nuk është i vetmi, pasi një tjetër denoncim tronditës na erdhi.

Këtë herë bëhet fjalë për një zonjë të verbër, e cila rrëfen mes lotësh dramën e saj në azilin “Joshua Center”.

Pavarësisht problemit të saj, ajo tregon se u vendos në katin e tretë të godinës, në dhomë kishte një person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa qëndronte në qendër si e burgosur.

Ajo tregon se drejtoresha Majlinda Treska ka ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme ndaj saj, ndërsa nuk e linin as të dilte në oborr. Një akuzë shumë e rëndë e bërë nga zonja është keqmjekimi. Ajo shprehet se me të hyrë në azil i kishin marrë ilaçet që mbante me vete, duke i dhënë ilaçe nga farmacia e azilit, ndërsa shton se i janë dhënë ilaçe për gjumë, duke i shkaktuar edhe probleme me shëndetin.

“Ajo nuk më lejonte që të zbrisja nga kati i tretë te kati i parë ose te lulishtja. I thashë atëherë më vendos në katin e parë, ajo nuk pranoi. Jetoja në një dhomë me llamarina mbi vete, çfarë binte jashtë, binte brenda.

Kur frynte era, i ngrinte llamarinat dhe krijonin boshllëk, prandaj binte shiu mbi krevat. Dritaret tek dhoma ime nuk hapeshin kurrë, u thoja dhe më thonin na kanë humbur çelësat.

Ne ishim në një plogështi, me myk nga muret dhe myk nga shpirti i zemrës së Majës”, kjo është vetëm një pjesë nga rrëfimi tronditës i zonjës, të cilin mund ta ndiqni të plotë në kanalin e Piranjave në YouTube.

Por çfarë kanë bërë institucionet për këtë rast?

Ne takuam drejtorin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor të Tiranës, Eris Kodra, i cili na premtoi se do të ngrinte një grup inspektimi, madje se do të vinte edhe vetë në azilin “Joshua Center”, por nuk u duk gjëkundi, ndërsa grupi i inspektimit u fut në qendër si hajdutë.

Ndërsa tre inspektorët nisën inspektimin në oborrin e vogël të azilit, nën shoqërinë e drejtoreshës Majlinda. Por ne nuk mund ta humbim këtë moment, edhe pse me pak sakrificë, për t’u përballur sërish me zonjën Treska, por ashtu si herën e parë nuk morëm asnjë përgjigje.

Ndërkohë, një ditë pas inspektimit të kryer në azilin “Joshua Center”, na erdhi edhe përgjigjja nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, Tiranë, ku renditen shkeljet e konstatuara nga grupi i inspektimit. Sipas ISHSH-së, në ambientet e qendrës kishte prani të lagështirës dhe mykut, banaku i gatimit ishte ndërtuar me materiale të papërshtatshme, si dhe kishte mungesë të dokumentacionit.

Ndërsa ndaj subjektit është vënë masa administrative “Paralajmërim”, ndërkohë që do të kryhet edhe një riinspektim për të parë nëse situata është përmirësuar.

Ndërsa ne do ta ndjekim deri në fund këtë situatë, me apo pa bashkëpunimin e institucioneve, që jetën e personave më në nevojë e kanë thjesht statistikë për të treguar se ne e bëmë punën. Diçka duhet të jetë e qartë, do na keni gjithmonë përballë./Piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë