
Sonte do t’ju tregojmë historinë e një djali 14 vjeçar nga Tirana, i cili pak ditë më parë, është gjendur në një situatë aspak normale me Gentianin, një i afërm i familjes 32 vite më i madh.
Biseda e tyre ka nisur në rrjtete sociale ky Gentian i afërmi i tij i ka shkruar në Facebook. Që në bisedën e parë familjari ishte i prerë dhe i qartë në pyetjet e tij: “A ke kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale?”
E gjithë kjo histori e treguar nga djali, fatkeqësisht nuk është dokumentuar pasi për shkak të frikës së ndonjë situatë në familje, ai vendosi të fshijë menjëherë të gjitha mesazhet.
Por ndërsa bën këtë veprim, përkrah ka nënën e tij e cila sheh gjithçka. Meqenëse nëna e mori vesh, dhe kushëririt iu bë bllok në Facebook, 14 vjeçari për një moment e harroi se çfarë kishte ndodhur. Por nuk ishte e thënë, sepse kushëriri dukej se e kishte mendjen e ndarë për t’i vazhduar bisedat perverse me minorenin.
Kësaj radhe në Tik Tok.
Që në nisje Genti, hyn drejt e në temë, duke demonstruar një qasje prej maniaku, gjë që merr pas një reagim agresiv nga 14 vjeçari. Pavarësisht përgjigjeve ofenduese të nipçes, 46 vjeçari vazhdon të insistojë në tekstet e tij provokuese.
Të gjitha këto biseda bëhen në pak çaste në prani të nënës së djalit, e cila vendos të telefonojë nënën e saj në lidhje me këtë kushëri maniak nga Gramshi. Kjo telefonatë mes gjyshes së 14 vjeçarit dhe Gentit, nuk e bind aspak nënën e të miturit, prandaj vendos që t’i shkruajë vetë kushëririt pa marrë asnjëherë përgjigje nga ky i fundit.
Pak orë më vonë, familjarët e djalit e njoftuan kushëririn nga Gramshi se ndaj tij ishte bërë kallëzim në polici. Gjë që deri në atë moment nuk kishte ndodhur.
Por prindërit e 14 vjeçarit nuk janë të bindur, prandaj të nesërmen nisen drejt Gramshit për ta sqaruar njëherë e mirë këtë situatë. Kushëriri bari i bën një ofertë tunduese ciftit të ri, por dyshimi lind. Nëse vërtetë e ka bërë djali, pse duhet të ketë një propozim financiar për ta mbyllur çështjen. Fundja kemi të bëjmë me një zënkë fëmijësh.
Por pavarësisht kësaj, oferta vjen, tepër tunduese madje, 5000 lekë në këmbim të mbylljes së çështjes.
Është i habitshëm insistimi i 46 vjeçarit për t’iu mbyllur gojën dy prindërve me një qingj. Për më tepër që siç thamë, pretendon se nuk ka bërë asnjë gjë.
Sidoqoftë, ata vendosin që ta pranojnë marrëveshjen, e cila do të konkretizohet dy ditë më pas. I zgjuar në mëngjes, ndoshta me ankthin për të mbyllur gjerat sa më shpejt, 46 vjeçari i shkruan babait të djalit duke i lënë vendin dhe orën e takimit. Dhe në atë takim, Genti vjen i përpiktë në orar. Në përballjen me ne ai mban në dorë një qingj si shpërblim të çiftit për të mbyllur çështjen dhe incidentin. Në mënyrë kategorike ai refuzon të këtë komunikar e shkruar me djalin 14 vjeçar e t’i ketë ofruar biseda erotike.
Insistimi i tij është aq i madh sa edhe ne për pak e besuam se po i binim në qafë, deri në momentin e fundit që ky i fundit e pranon veprimin e bërë.
Pas kësaj prindërit e 14 vjeçarit së bashku me të nisen drejt komisariatit të Gramshit për të kryer denoncimin./piranjat.al
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
25 Tetor13:27
Seanca në kafene, diagnoza në rrjete sociale – ‘psikologia’ që luan doktorash trajton fëmijë dhe te moshuar
Ema Bruci, është një 59-vjeçare e cila pretendon se ka mbaruar studimet e larta në degën e Psikologjisë, por nuk figuron ...
INVESTIGIME
25 Tetor12:51
30 milionë lekë për një muaj dritë – absurdi që vetëm ‘Piranjat’ ia fikën OSHEE-së
30 milionë lekë për një muaj, “Piranjat” i japin zgjidhgje situatës absurde të qytetarit me OSHEE-në Më sh...
INVESTIGIME
25 Tetor12:41
Kur qeveria fluturon mbi ligjin/ Aeroporti në zemër të zonës së mbrojtur po shkatërron Vjosë-Nartën
Diskutimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nisën që në vitin 2018, por vetëm në 2021-n gjithçka u b&e...
INVESTIGIME
25 Tetor12:26
Një kryetar që nuk shkon në zyrë, ndërton pa leje dhe pret pyjet, si e favorizon Bashkia Dibër kreun e Njësisë Administrative Selishtë
Gazetarët e Piranjave kanë shkuar në Selishtë të Dibrës, aty ku një sherr mes kushërinjve për tokën ka b&eum...
INVESTIGIME
24 Tetor22:37
Si u ‘kyç’ kryetari në zyrë, pyjet që priten dhe ndërtimet pa leje! Saga e paligjshmërisë në Dibër
Gazetarët e Piranjave kanë shkuar në Selishtë të Dibrës, aty ku një sherr mes kushërinjve për tokën ka...
INVESTIGIME
24 Tetor22:27
30 milionë lekë për një muaj, “Piranjat” i japin zgjidhgje situatës absurde të qytetarit me OSHEE-në
Më shumë se një dekadë më parë arkëtimi i faturave të energjisë elektrike ishte një nga sfidat më t&eum...
INVESTIGIME
24 Tetor21:58
Psikologia e TikTok-ut “bëhet” mjeke, kuron fëmijë dhe të rritur, abonohet te kompania dhe i jep pacientëve të njëjtat produkte
Ema Bruci, është një 59-vjeçare e cila pretendon se ka mbaruar studimet e larta në degën e Psikologjisë, por nuk figuron ...
INVESTIGIME
24 Tetor21:31
Kur qeveria "fluturon" mbi ligjin/ Aeroporti në zemër të zonës së mbrojtur po shkatërron Vjosë-Nartën
Diskutimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës nisën që në vitin 2018, por vetëm në 2021-shin gjithçka u ...
INVESTIGIME
24 Tetor20:56
Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil. Çfarë roli pati pronari i tij italian?
Një ngjarje tragjike e ndodhur në shkurt të vitit 2019 në Brazil vazhdon të mbetet e pazbardhur, ndërsa familja e viktimës ...