Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
TIRANË- Bordi i Mbikëqyrjes Publike është një autoritet rregullator i pavarur, i cili ka si detyrë të kontrollojë audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit për t’u siguruar që ata të jenë subjekt i një sistemi cilësor. Audituesit ligjorë nga ana tjetër janë ata që kontrollojë raportet financiare të kontabilistëve, për të parë nëse të dhënat janë raportuar saktë apo jo.
Vitet e para Bordi i Mbikëqyrjes Publike dha rezultate në punën e tij duke penalizuar auditues të pëpërgjegjshëm. Por që nga viti 2020 e deri më sot, bordi nuk ka bërë pubilke asnjë masë të ndërmarrë, duke e mbajtur sekret punën e tij. Madje në faqen e internetit të këtij institucioni në seksionin e organeve drejtuese nuk jepet as emri i drejtorit ekzekutiv. “Piranjat” ju drejtuan bordit me një shkresë për emrin dhe caktimin e titullarit, por nuk morën asnjë përgjigje në lidhje me këtë shkresë. Më pas, “Piranjat” zbuluan se drejtoreshë ekzekutive është Erjola Meçaj Vejzati. Kjo e fundit më herët ka punuar si inspektore e lartë e kontrollit të cilësisë në Bordin e Mbikëqyrjes Publike, por pa plotësuar kriterin për përvojën që duhet të ketë në ushtrimin e profesionit për 10 vjet.
Ndërkohë që nga momenti kur bordi ka marrë kompetenca inspektimi në treg, numri i leciencave për auditues ligjor është rritur ndjeshëm. Nga viti 2018 dhe deri më sot rezultojnë të regjistruar 35 shoqëri auditimi, mesatarisht 5 në vit, ndërsa më parë numri mesatar i licencimeve për shoqëri auditimi ishte 3. Po ashtu janë pajisur me licencë 96 auditues ligjorë, ndërkohë që gjithsej janë të regjistruar 248 të tillë. Ky inflacion licensash, rrezikon ulje të cilësisë së shërbimit tek audituesit ligjorë, të cilët nuk kalojnë më në filtra të imët si më përpara.
Nga ana tjetër, për sezonin e vitit 2024 nuk është bërë ende publike lista me kandidatët fitues për këtë titull. Në një përgjigje për “Piranjat”, Bordi i Mbikëqyrjes Publike tha se prej prillit të këtij viti ka ndryshuar rregulloren dhe si rrjedhojë emrat e fituesve nuk shfaqen publikisht, por çdo kandidat njoftohet individualisht. Kjo mund të lërë vend për dyshim për ndonjë emër në konflikt interesi.
Po ashtu, Bordi i Mbikëqyrjes Publike, që kontrollon cilësinë e auditimit, në faqen e tij në web nuk ka të publikuar asnjë të dhënë financiare, përveç të ardhurave dhe shpenzimeve në total. I pyetur nga “Piranjat” në lidhje me gjithë këto shkelje, kryetari i bordit Dritan Fino nuk dha asnjë përgjigje.
Ndërkohë, Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar është një tjetër organ që duhet të ishte i pavarur dhe të kontrollonte stazhin e kandidatëve që marrin licnecën e audituesit dhe cilësinë e tyre në ushtrimin e profesionit, por dhe ky autoritet duket se kontrollohet nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike, për shkak të nivelit të integritetit që kanë drejtuesit e tij, por dhe tolerimeve që i bën bordi.
Kryetari i IEKA, Berti Pashko, ndër vitet që ka drejtuar këtë institut ka menduar që të pajisë me licencë vazjën e tij, Holly Pashko, e cila rezulton e regjistruar si audituese ligjore që nga viti 2022. I pyetur nga “Piranjat”, Berti Pashko e mohoi të ketë ndihmuar vajzën e tij për të fituar licencën, edhe pse hapur ndodhet në konflikt interesi.
Gramoz Nokshiqi TIRANË- Gramoz Nokshiqi, 35 vjeçari nga Tropoja është një personazh jo aq i panjohur për publikun. Në ...
TIRANË- Dy javë më parë transmetuam skandalin që lidhej me Komisionin e Apelimit Administrativ të Taksave dhe Tarifave Vendore n...
POGRADEC- Para një jave ju treguam se si bizneset përgjatë vijës bregdetare ne vend gjobiteshin në mënyrë arbitrare nga AKU...
TIRANË- Më datë 15 tetor 2024, Policia e Tiranës në bashkëpunim me institucione të tjera ligjzbatuese, kreu një operac...
TIRANË- Tirana është kryeqyteti i vetëm në Evropë ku ujërat e zeza derdhen në mes të tij, në lumin e Lan&eum...
TIRANË- Zotëria përballë nesh, është Altin Veshti, Shef i repartit të kardiokirurgjisë në QSUNT dhe një nga ...
TIRANË- Bankers Petroleum Albania, kompania e përpunimit të hidrokarbureve është prodhuesi më i madh i naftës në vend....
SELANIK- Ne nje dite te bukur e plot shkëlqim kur Nentori sapo kishte hyrë, shiptarët nga anë e anës, u rimblodhen edhe njehere n&eum...
TIRANË- Këtë të premte Piranjat do t’iu tregojnë historinë e një 24 vjecari,nga Korça, I cili punon n&eu...
foto ilustruese TIRANË- A e keni pyetur ndonjëherë veten, si e shtyn ditën një i burgosur në qeli? Sheh televizor. Lexon nj&...