INVESTIGIME

Fabjan Doda nga burgu në Francë denigron vajza në rrjete sociale

r.ll Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2024, 22:23
Fabjan Doda nga burgu në Francë denigron vajza në rrjete sociale
foto ilustruese

TIRANË- A e keni pyetur ndonjëherë veten, si e shtyn ditën një i burgosur në qeli?

Sheh televizor. Lexon një libër, një revistë. Gatuan. Luan me letra. Bën plane arratisjeje.

Në fakt ky është modeli i vjetër, ai tradicional i të burgosurit, sepse me erën digitale, kur burgjet janë mbushur me smartphona, të burgosurit kanë të tjera prioritete. Një grup vajzash janë drejtuar në redaksinë e emisionit Piranja duke treguar një problem, ku papritur e shihnin vete të denigruara nga një person i panjohur në Tik Tok dhe Instagram përmes disa adresave falso.

I burgosuri i kësaj historie aspak për tu krenuar është 35 vjeçari nga Shkodra Fabian Dodaj, i cili vuan dënimin në Lion të Francës.

Në fakt historia e tij nuk është krejt e panjohur, sepse në Gusht të këtij viti, pas denoncimeve të shumta, kryesisht nga vajzat viktima të faqeve të tij denigruese në tiktok, sektori kibernetik në policinë e shtetit, arriti të zbulonte vendin nga ku shpërndaheshin këto faqe.

Sipas informacioneve nga policia e shtetit, e cila bashkëpunoi me autoritetet franceze, të riut te dënuar me 8 vite burg, iu sekuestrua celulari me të cilin kishte hapur faqet ku ishin publikuar mbi 100 foto vajzash.

Por ky bashkëpunim i suksesshëm për të ndaluar një maniak serial, zgjati më pak se një javë, sepse 35 vjeçari u rikthye në aksion, me të njëjtën strategji të mëparshme. Vjedhje dhe shpërndarje e fotove të vajzave, të cilat as nuk i njihte.

Në të vërtetë, Piranjat ishin prej shumë muajsh në ndjekje të këtij individi i cili dukej se gjente kënaqësi duke parë se si i luteshin vajzat për të fshirë fotot. Denoncimet ishin të shumta, dhe indiciet na çonin tek i njëjti person.

Dodaj kishte zgjedhur një formë të thjeshtë për të shpalosur perversitetin e tij.

Në fillim pa i njohur vajzat aspak merrte foto të tyre në rrjete socuale dhe ua publikonte në instagram, duke i nxitur që t’i shkruanin në privat.

Kështu arrinte të kishte një komunikim të drejtpërdrejtë me to, dhe arrinte një lloj kënaqësie kur vajzat i luteshin që të fshinte fotot me përshkrim denigrues.

Më pas, kur arrinte të kishte kontakt, dhe për një arsye apo një tjetër,  vajzat nuk i përgjigjeshin më në telefon, apo shpesh herë edhe e bllokonin, ai hapte një adresë tjetër Intsagrami nga ku i vinte edhe një herë në dijeni se fotot e tyre me përshkrime denigruese tashmë kishin përfunduar në TIK Tok.

Pra, mundohej t’i mbante gjithë kohës nën presion viktimat e tij.

Duhet patur parasysh se në këtë bisedë ishin Piranjat e infiltruara  që kërkojnë të kuptojnë diçka më shumë nga kjo histori. Ndërkohë që vajzat, viktima të vërteta të maniakut, i përgjërohen atij për të hequr fotot, siç shihet edhe nga këto chate.

Duket qartë se ky 35 vjeçar i kalon ditët e burgut duke komunikuar me vajza, diçka që në vetminë e qelisë e bëjnë edhe shumë bashkëvuajtës të tij, por në ndryshim nga të tjerët, Fabjani këtë e bën nëpërmjet presionit të vazhdueshëm që ushtron ndaj tyre.

Ky publikim i fotove të vajzave që as nuk e kanë idenë se kush është Fabjan Dodaj nga Bushati i Shkodrës, ka shkaktuar probleme tek secila prej tyre. Ato janë munduar më kot ta bindin t’i fshijë, ndërkohë që konseguencat kanë qenë nga më të ndryshmet.

Faqet e hapura nga maniaku janë me dhjetra, të gjitha me emra vajzash, dhe me një pafundësi fotosh të vjedhura andej, këtej. Por e keqja nuk mbaron këtu, sepse diçiturat, janë tejet denigruese, të ngjashme me ato që gjen në një katalog escortash.

“ Më jep shumë kënaqësi kur njerëzit vuajnë”-thoshte ai. Fabjani nuk është thjesht një maniak. Ai është shumë më tepër se kaq. Dëshira e tij është që nga qelia ku e kanë mbyllur, të dëgjojë vajzat t’i luten duke qarë, pavarësisht se nuk i ka parë asnjëherë.

Një presion që shtohej dita ditës, sa herë fliste me këto vajza.

 Duhet  sqaruar diçka. Në fillimet e aksionit të tij denigrues ndaj vajzave, askush nuk e kishte idenë se kush fshihej pas këtyre adresave që hapeshin çdo ditë.

Prandaj në këto kushte, kur ai nuk ndalej dhe nuk donte të dinte për asgjë, vajzat viktima të tij, do të merrnin kontakte me njëra tjetrën duke ndarë çdo informacion, me qëllimin e vetëm për të zbuluar se kush ishte personi. Dhe ky solidaritet mes vajzash, nisi të funksionoje, sepse secila prej tyre arrinte të regjistronte bisedat e bëra me të, dhe më pas t’i shperndante në grupin e përbashkët.

 Këto vajza që kanë komunikuar me të, dhe që më pas që pranuan të flasin me ne, janë vetëm një pjesë shumë e vogël e atyre që për muaj të tërë kanë vuajtor çdo ditë denigrimin, presionet dhe kërcënimet e këtij individi, i cili duket qartë se ka një urrejtje patologjike për ta.  Përvecse një keqbërës me probleme të vazhdueshme me drejtësinë, 35 vjeçari Fabjan Dodaj është edhe një stolker serial, që pavarësisht ndërhyrjes së autoriteteve, nuk ka aspak ndërmend të ndalet në çmendurinë e tij.

Piranjat e telefonuat Fabjanin ku I treguan që akuzohej një grup vajzash për atë çfarë kishte bërë, ai mohon kategorikisht se është Fabjani, edhe pse Piranjat kanë folur disa herë me të sit ë infiltruar e dinë shumë mirë se ai është Fabjani.

Ai thotë se ka lidhje të forta me persona që para pak kohësh u përmendën edhe nga SPAK-U, dhe se nuk ka kohë të merret me TIK TOK. Ai tregon se po vuan dënimin deri në vitin 2030 pëe 400 grabitje dhe se

me vjedh e me grabit nuk asht marre. Ashtu siç nuk është problem për të edhe t’i nxijë jetën vajzave.

Pasi ka mohuar gjithë kohës të jetë ai personi që ka hapur faqet, Fabjani, po përpiqet të na mbushë mendjen se është një peshë e rëndë e jetës kriminale, i cili nuk ka asnjë lidhje me rrjetet sociale dhe me shantazhet ndaj vajzave, pavarësisht këmbënguljes së Piranjave dhe fakteve që janë mbledhur për të.

fabjan doda

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan