Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...

Çfarë fshihet pas rregullores së re të BE për emigrantët e cila urdhëron stacionimin e azilkërkuesve në Shqipëri?
A ka vendi ynë kapacitete për trajtim ekonomik, ligjor dhe mbi të gjitha akomodues të flukseve të vazhdueshme të emigrantëve?
A do të ketë së shpejti një marrëveshje të re Rama - Meloni, e cila mund t’i kushtojë shumë Shqipërisë?
MARRËVESHJA RAMA - MELONI
Në 6 nëntor të vitit 2023 në Romë, do të nënshkruhej një marrëveshje midis kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, për strehimin e emigrantëve të paligjshëm, e cila parashikonte ngritjen e dy qendrave në territorin Shqiptar. Njëra në Shëngjin, si qendër pritjeje, dhe tjetra në Gjadër, një kamp me kapacitet prej 3000 personash, rreth 8 km larg nga qyteti i Lezhës, aty ku do të akomodoheshin më pas emigrantët e ardhur kryesisht nga vendet e afrikës, por edhe nga Siria, Bangladeshi apo Afganistani.
Sipas akordit, të dy objektet do të konsideroheshin territor nën influencë italiane dhe gjithashtu do të kishin personel nga vendi fqinj që do të kujdesej për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e tyre. Ndërsa siguria e jashtme do të bëhej nga rojet shqiptare.
Italia do të merrte përsipër të gjitha shpenzimet e këtij operacioni, rreth 670 milionë euro për pesë vjet. Kjo marrëveshje e cila u votua në parlamentin italian më 15 shkurt të vitit 2024 shkaktoi debate dhe protesta si në Itali, ashtu edhe në Shqipëri.
Nga nënshkrimi i kontestuar i kësaj marrëveshjeje, tashmë kanë kaluar më shumë se dy vjet, kohë në të cilën shteti italian u përpoq më kot, ta bënte funksionale. Në më shumë se një rast, gjykatat italiane vendosën transferimin në Itali të emigrantëve që më përpara ishin dërguar në kampet shqiptare, duke i konsideruar si shkelje e të drejtave të njeriut këto deportime jashtë territorit italian.
Mesazhi i gjyqësorit ishte i qartë: çdo kërkesë për azil duhej të analizohej pa ndikime politike, gjë që shkaktoi zemërim tek kryeministrja italiane, e cila i konsideroi gjykatat si një pengesë për zbatimin e politikave të saj.
Por me sa duket kërcënimet patën efekt të kundërt dhe vetëm pak ditë më parë, një emigrant afrikan, i cili më herët ishte transferuar padrejtësisht në Gjadër fitoi gjyqin ndaj qeverisë italiane, duke përfituar madje një dëmshpërblim simbolik prej 700 eurosh. Thënë shkurt e qartë, marrëveshja është një histori dështimi, pavarësisht përpjekjeve të zonjës Meloni për të bindur italianët se gjithçka do të shkonte mirë dhe se qendrat do të funksiononin.
Në realitet, e vetmja gjë që ka funksionuar deri tani nga marrëveshja është akomodimi i stafit italian të kampeve, shumica policë dhe karabinierë, në resorte luksi me pesë yje, në bregdetin e Shëngjinit. Ky fakt u denoncua nga Piranjat pas një investigimi disaditor të gazetareve tona të cilat çmontuan propagandën e dy qeverive për suksesin e kampeve, aq sa ky skandal u kthye në çështje edhe në parlamentin italian.
Realiteti është se gjatë gjithë kësaj periudhe, përveç propagandës, asgjë nuk ka funksionuar, dhe numri i emigrantëve të mbajtur në dy kampet shqiptare, në disa raste ka qenë jo më i madh se gishtat e njërës dorë, edhe pse plani i marrëveshjes parashikonte një fluks prej 3000 personash në muaj, me një total prej 36 mijë personash në vit. Mjaftojnë këto shifra për të kuptuar nivelin e dështimit, por nganjëherë në politikë duhet të kesh edhe fat, gjë që me sa duket zonjës Meloni nuk i ka munguar, sepse më 10 Shkurt të këtij viti Bashkimi Europian bëri disa ndryshime të rëndësishme në rregullore, që prekin vendet e treta pritëse të emigrantëve, në të cilat bën pjesë edhe Shqipëria.
Dhe këto ndryshime që i interesojnë çdo shqiptari, ju a sjellim ekskluzivisht. Ajo çfarë do ju tregojmë, në dukje është një zhvillim teknik, por që në realitet prek drejtpërdrejt marrëveshjen Rama Meloni, si marrëveshja e parë hibride e njëkohësisht e pasuksesshme për kontrollin e fluksit të emigrantëve.
Për ta bërë më konkrete, Brukseli po kërkon të vendosë një standard të ri, sipas të cilit, “Çdo marrëveshje e përfunduar nga BE ja ose nga një shtet anëtar me një vend të tretë për të zbatuar konceptin e vendit të tretë të sigurt duhet të përfshijë një dispozitë që detyron vendin e tretë të shqyrtojë në thelb çdo kërkesë për mbrojtje efektive të paraqitur nga personat e prekur.”
Le ta sqarojmë pa teknikalitetet e shkresës zyrtare: nëse një shtet i BE lidh një marrëveshje me një vend të tretë që konsiderohet i sigurtë, Shqipëria psh, atëherë ky vend i tretë ka detyrimin të shqyrtojë vetë çdo kërkesë për azil dhe të menaxhojë me të gjitha resurset emigracionin brenda territorit.
Pra, Shqipëria mund të ketë detyrimin që brenda ligjeve dhe konventave ndërkombëtare ti trajtojë vetë emigrantët e ardhur, përfshi këtu jo vetëm shpenzimet, por edhe praktikat ligjore.
Provoni të imagjinoni pak një gjykatës shqiptar që ka në dorë qëndrimin apo kthimin e një fatkeqi afrikan në vendin e origjinës.
Sidoqoftë, gjithçka është ende në fazë diskutimi, për më tepër që marrëvshja e 6 Nëntorit 2024 vazhdon të jetë në fuqi. Prandaj, që Shqipëria të marrë në dorë qendrat bashkë me fatin e emigrantëve, më përpara marrëveshja Rama Meloni duhet ndryshuar, ose më saktë, duhet ribërë nga e para.
Kjo lëvizje mund t’i jepte një mundësi tjetër kryeministres italiane dhe planit të saj politik, i cili në terren nuk dha asnjë rezultat, përveç pamjeve propagandistike të një grushti emigrantësh të terrorizuar dhe refuzimeve të vazhdueshme të gjykatave.
Po Shqipëria, do të përfitojë apo do të dëmtohet një marrëveshje e re, që ka të ngjarë të kërkohet nga pala italiane?
Sipas analistëve Shqipëria nuk është ende e gatshme për një përgjegjësi të tillë, pasi ka mungesë kapacitetesh. Sidoqoftë jo të gjithë e mendojnë kështu. Sepse në realitet, ëndrra europiane e shqiptarëve mund të jetë më e prekshme pasi kryeministri Rama të marrë përsipër një detyrë shtëpie, që në realitet askush nuk ia ka kërkuar, por që si një nxënës i zellshëm, mund ta pranojë,duke lënë të kënaqur në veçanti miken e tij të zemrës, zonjën Meloni.
Ndaj, pas ndryshimeve të 10 Shkurtit nga BE, mundësitë janë që në verën e këtij viti të kemi një marrëveshje të re, Rama - Meloni, me aktor kryesor kryeministrin tonë, i cili me forcë kartonash në parlament, mund të ketë në dorë përveç fatit të Shqipërisë dhe shqiptarëve, edhe proçedurat e plota të azilit për emigrantët, me të gjitha detyrimet dhe pasojat që ato sjellin, përfshi edhe respektimin apo në të kundërt shkeljen e të drejtave të njeriut.
Rregullorja e re e Brukselit ka hapur shumë dilema. Askush nuk mund të parashikojë të ardhmen e marrëveshjes tashmë dy vjeçare që aktualisht është e dështuar, pavarësisht thirrjeve të zonjës Meloni, sepse politika mund të ndërtojë qendra, të presë shirita dhe të japë deklarata për partneritete strategjike.
Por e drejta ndërkombëtare e azilit nuk funksionon me konferenca shtypi. Ajo kërkon garanci, procedura, përgjegjësi të përcaktuara qartë. Dhe kur Brukseli i fut këto kërkesa në rregullore, hapësira për manovra politike zvogëlohet ndjeshëm, duke vënë Shqipërinë, një vend me histori të gjatë emigrimi në një situatë aspak komode.
Për më tepër që rregullorja e re e BE e bën të qartë: kush pranon rolin e vendit të tretë të sigurt, përveç barrës së plotë ligjore që vjen me të, duhet të pranojë në territor edhe fluksin e emigrantëve, një tjetër problem delikat, kur kemi parasysh akuzat e vazhdueshme të opozitës për tkurrje të popullsisë./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Pak ditë më parë, deputeti Erion Malaj, i zgjedhur nga lista e mbyllur e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit për qarkun T...
Në Bashkinë Kamëz duket se tenderët nuk janë gara, por rituale të përsëritura: hapen, mbyllen, anulohen dhe rihapen, p...
Këto mesazhe dashurie dhe devotshmërie nuk janë të një të riu të magjepsur pas një vajze të bukur në të...
Një magazinë e rrënuar e ish-pesticideve në fshatin Hysgjokaj të Lushnjës po kthehet në rrezik serioz për shëndet...
Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, është arrestuar tre ditë më parë, pasi Gjykata e Posaçme e ...
Historia e zonjës nga Shkodra, Miriana Karini, e ka zanafillën në vitin 2019, kur ajo kishte dalë në qytet për të pirë n...
Një tenor, i detyruar të përdorë transportin publik, bën provat e shfaqjes në mes të autobusit. Qytetarët, përve&...
Pak kohë më parë, për disa javë me radhë, kemi sjellë në vëmendjen e publikut masakrën mjedisore që po ...
Në Tiranë, prej më shumë se një dekade, lulëzon një industri që nuk figuron në statistikat zyrtare, por që p...
Kur makineria e mbeturinave është në gjendje skandaloze, tenderët nuk mund të jenë “të pastër”. Në nj...