Tensione në protestën jashtë Kuvendit, qytetarët godasin me vezë efektivët e policisë
Protesta e qytetarëve jashtë Parlamenti është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e po...
Protesta e qytetarëve jashtë Parlamenti është përshkallëzuar, ku protestuesit kanë goditur me vezë efektivët e po...
Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ndërsa seanca e radh&e...
Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Bakajn, dajën e deputetes së PS, Zegjine &Ccedi...
Nëpërmjet një shkrese zyrtare, GJKKO i ka kthyer përgjigje Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë lidhur me k&eum...
Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka ngritur akuza dhe pikëpyetje të forta ndaj qeverisë gjatë Konferencës së Kry...
Pak kohë më parë Belinda Balluku dhe biznesmeni Ron Yeffet u fotografuan bashkë, pas një dreke në një nga restorantet e Tir...
“Poshtë qeveria!”, “Poshtë patronazhistët”. Këto janë disa prej thirrjeve që lëshojnë në...
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi...
Sot është dita e 110 e protestës qytetare. Në tubimin e mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë është paralaj&eum...
Ditën e sotme do të dalë para trupës gjykuese daja i deputetes socialiste, Zegjine Çaushi, Bledar Bakaj. Bakaj i cil...

Pak kohë më parë, për disa javë me radhë, kemi sjellë në vëmendjen e publikut masakrën mjedisore që po ndodh në periferitë e Tiranës. Dhera dhe inerte të nxjerra nga gropat e kullave të reja që ndërtohen në kryeqytet kanë destinacion final shtretërit e lumenjve dhe zonat e gjelbëruara të kurorës së kryeqytetit, duke shkaktuar dëme të pariparueshme në mjedis dhe në tokat bujqësore, të cilat kanë humbur rolin e tyre duke u shndërruar në landfille ilegale.
Lumi i Tiranës, lumi Erzen apo liqeni i Kasharit janë tkurrur për shkak të zënies së tyre me mbetjet që dalin nga ndërtimet e reja, të cilat gjithashtu kanë shkatërruar florën dhe faunën.
Ndërkohë, institucionet shtetërore, në rastin më të mirë, vazhdojnë të mbyllin sytë përpara kësaj paligjshmërie, ose në rastin më të keq janë palë me shkelësit e ligjit. Për këtë situatë, muaj më parë tentuam disa herë të merrnim një përgjigje nga Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
E ndërsa mendonim se kjo paligjshmëri do të merrte fund një ditë u gabuam, pasi babëzisë nuk do t’i shpëtonte as zona e Bërzhitës, aty ku mes gjelbërimit shtrihet lumi Erzen, i cili tashmë, ashtu si edhe në pjesë të tjera të gjatësisë së tij, është zënë nga dherat dhe inertet.
Grumbuj të tërë inertesh janë kthyer në një mal paligjshmërie, ku kamionët që vijnë dhe ikin shkarkojnë mbetjet, duke shkatërruar shtratin e lumit, i cili është ngushtuar. Por kush qëndron pas shkatërrimit që po i bëhet lumit Erzen dhe mbushjes së tij me dhera dhe inerte?!
Vetë mjeku i njohur popullor, Ylli Merja, i cili po ndërton në zonën e Bërzhitës kompaninë e tij të përpunimit të bimëve medicinale. Dhe, me sa duket, për të mos shpenzuar shumë me transportin, ka gjetur rrugën më të shkurtër, hedhjen e inerteve në lumë.
Ndërsa kompania kontraktore, e cila do të merrej me largimin e inerteve të dala nga ndërtimi, është në pronësi të kunatit të tij.
Përballë nesh, mjeku i njohur popullor, i cili në këtë rast po dëmton mjedisin, shfaq probleme me memorien, dhe sa më shumë mundohet të japë përgjigje pyetjeve, aq më lëmsh bëhet, duke thënë njëherë që inertet e dala nga kompania e tij shkojnë në landfill, e pastaj mbase janë hedhur në lumin Erzen. Ky i fundit, në atë segment, ka devijuar rrjedhën, ndërsa alarmi që ngrihet pas shirave për shkak të kontaminimit të ujit është i lartë, dhe këtë zoti Merja duhet ta dijë mirë, për shkak edhe të profesionit të tij.
Tashmë është detyrë e institucioneve shtetërore të marrin masa për atë që po ndodh në Bërzhitë, ku pasojat e “zhvillimit” i vuan lumi Erzen, i cili pak nga pak është kthyer në një landfill dherash dhe inertesh./ Piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Në Tiranë, prej më shumë se një dekade, lulëzon një industri që nuk figuron në statistikat zyrtare, por që p...
Kur makineria e mbeturinave është në gjendje skandaloze, tenderët nuk mund të jenë “të pastër”. Në nj...
Ditën e sotme, pas një shiu në qarkun e Kukësit, u shemb edhe një tjetër rrugë. Bëhet fjalë për aksin Kuk&e...
Nga Piranjat News Një kontratë me vlerë 64 milion lekë, një garë formale dhe një fitues që edhe pse i përjashtua...
Bujqësia dhe blegtoria, dikur sektorët më jetikë të popullit shqiptar, sot janë kthyer në dytësorë për shkak t...
Emigracioni, ky fenomen që nisi masivisht në Shqipëri në vitet 1990-1991, vijon edhe sot e kësaj dite të mbetet një plag&eu...
Erlind Sulo është emëruar gjatë ditës së djeshme zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, pava...
NJë tender me vlerë 116,965,200 lekë të rinj pa TVSH është zhvilluar nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë El...
Parqet fotovoltaike po përhapen me shpejtësi në Shqipëri pas lehtësimit të procedurave për dhënien me qira të kul...
Në mes të dimrit, nxënësit e shkollës “Rilindja” vazhdojnë procesin mësimor duke u ngrohur me rezistenca elektr...