INVESTIGIME

Dhuna ndaj Fabjol Hysit: Drejtësia lë të lirë 17-vjeçarin Korreshi, i mituri: Unë nuk isha present

n.f Përditësimi i fundit 4 Prill 2025, 21:59
Dhuna ndaj Fabjol Hysit: Drejtësia lë të lirë
Foto

LUSHNJE- Pak ditë më parë, në rrjetet sociale u shpërnda një video me përmbajtje të dhunshme e cila vinte nga qyteti i Lushnjes. Nga  kamerat e sigurisë të një biznesi në qendër të qytetit shihen dy persona që godasin pa mëshirë një person të tretë të shtrirë në tokë. Ngjarja në fakt ishte zbardhur dhe publikuar nga mediat përpara se kjo video të publikohej.

 Dy agresorët ishin Irdi Nasufi 20 vjeç, dhe 17 vjeçari Enea Korreshi, ndërsa viktimë e sulmit kishte mbetur 44 vjeçari Fabjol Hysi, person me aftësi ndryshe dhe mangësi komunikimi, apo thënë shkurt shurdh-memec.Në video shihet momenti kur dy të rinjtë i afrohen Hysit me një qasje aspak miqësore, dhe pas pak çastesh, 20 vjeçarie  godet me grushta dhe shqelma.Teksa 44-vjeçari mundohet të mbrohet dhe tërhiqet pas duke u përpjekur të shpëtojë, Irdi Nasufi merr diçka të forte dhe e godet duke e dëmtuar në kokë.

Më pas është radha e 17 vjeçarit që e shkelmonpa mëshirë një person që për nga mosha mund të ishte babai i tij. Pak minuta më vonë, një i afërm i familjes e ka gjetur 44 vjeçarin të shtrirë në tokë dhe më pas ka njoftuar policinë e qytetit dhe ambulancën. Si pasojë e këtij agresioni pa precedent, 44-vjeçari ka pësuar fraktura në kafkë dhe hemorragji në tru, duke u dërguar me urgjencë në spitalin Universitar të Traumës  në qytetin e Tiranës.

Në lidhje me këtë ngjarje, Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për 20-vjeçarin Irdi Nasufi, ndërsa vlerësoi të mjaftueshëm detyrimin me paraqitje” për 17-vjeçarin Enea Korreshi me pretendimin se kemi të bëjmë me një të mitur.

Në dëshminë e dhënë në polici, dy agresorët pretendojnë se mbrëmjen e 20 marsit janë shkëmbyer me Fabjol Hysin, të cilin e njihnin më pare. Sipas tyre, 44-vjeçari i ka ofenduar.  Aq sa mund të ofendojë një person që nuk flet. Fillimisht dy autorët pretendojnë se kanë nisur të bëjnë shaka me të , por Fabjol Hysa i ka ofenduar dhe ata e kanë goditur me grushte. Kjo është me pak fjalë dinamika e ngjarjes sipas dy djemve, në shtëpitë e të cilëve situatat janë krejt të ndryshme. Grupi I Piranjave udhëtoi drejt qytetit të Lushnjes ku së pari takoi familajrët e 20 vjeçarit Irdi Nasufi.

Nëna e 20 vjeçarit, tashmë në burg, e ka përjetuar mjaft keq atë që ka ndodhur, dhe kjo shihet qartë në çdo  fjalë që  thotë. Ajo që ka ndodhur duket se i ka rënë si bombe këtyre dy prindërve, që tashmë kërkojnë kokëulur falje për veprimet e të birit. Ndërsa kjo nënë e demonstron dhimbje dhe kërkon ndjesë për veprimin e djalit ndaj një viktime të pafajshme, disa  metra më larg, të afërmit e 17 vjeçarit Enea Korreshi që ndodhet në gjendje të lirë, duket se kanë vetëm një hall... Qetësinë shpirtërore të djalit të tyre, i cili ka masakruar pa asnjë mëshirë një person me aftësi ndryshe.

Familjarët e të miturit fajësojnë mediat për të gjithë informimin public duke akuzuar për transformim informaconi, në fakt nuk janë mediat por kamerat e sigurisë që tregojnë qartë dinamikën e një dhune të panderprerë. NdërsaPiranjat janë duke folur me familjarët, përpara tyre shfaqet 17 vjeçari, i cili mohon menjëherë të jetë përfshirë në agresionin ndaj 44 vjeçarit. pavarësisht se pamjet janë shumë të qarta, bisedën e ndërpret nëna e tij.

Duke thënë se djali është I mitur dhe drejtësia e ka gjykuar të jetë në gjendje të lirë. Asnjë ndjesë, asnjë ndjenjë keqardhjeje, asnjë tentativë për të kontaktuar familjarët e të dhunuarit, i cili ndodhet ende në spital nën vëzhgimin e mjekëve dhe të nënës që si ndahet për asnjë moment. Fabjol Hysi, të cilit përveç paaftësisë për të komunikuar iu shtua edhe kjo goditje që mund ti lërë pasoja në të ardhmen, kërkon drejtësi, që të paktën deri në këtë moment duket se nuk po ndodh.

fabjol hysi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan