Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
SHKODËR - Historia e Pjetër Kolës, 40-vjeçarit Shkodran nga Vau i Dejës lidhet me ish-bashkëshorten dhe dy vajzat e tij, 5 dhe 3 vjeçe. Këtë të fundit ai e la disa muajshe kur Policia e arrestoi për “dhunë në familje”. Në vitin 2022 Pjetri u dënua pas kallëzimit të ish-bashkëshortes dhe prej asaj kohe nuk ka patur kontakt me fëmijët.
Kur ishte në paraburgim ai mësoi se ish-bashkshortja ishte larguar jashtë-shtetit, ndaj bëri kallëzim për zhdukjen e fëmijëve, por nuk mori përgjigje. Ndërkohë sot, ai bashkëjeton me dikë tjetër dhe kërkon të nisë një jetë të re, por veç brengës për fëmijët, ajo që e shqetëson është procesi i papërfunduar i divorcit me ish-gruan. Kjo e fundit pretendonte se dhunohej nga Pjetri, ndërsa 40-vjeçari më herët ka kërkuar divorc për “mospërputhje karakteri”, dhe siç thotë ai, gjithçka nisi pasi i kërkoi të bënin AND-në e fëmijëve.
Pas intervistës me 40-vjeçarin Shkodran, ritakohemi për të nisur kërkimet, me shpresën e gjetjes së fëmijëve. Ndalesën e parë e bëjmë në qytetin e Shkodrës. Ish-gruaja e tij nuk ndodhej në banesën ku kishin jetuar më parë. Ajo kishte mbyllur edhe numrin e vjetër të telefonit. Kështu u detyruam që bashkë me Pjetrin të shkonim në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Bardhaj. Pavarësisht ndjeshmërisë që ka kjo çështje te familja e vajzës, ishim shpresplotë që do të marrim informacion për vendndodhjen e saj dhe të fëmijëve.
Një vajzë afrohet tek porta. Ishte ish-kunata e Pjetrit. Pasi mësoi qëllimin e vizitës sonë, ajo telefonoi mamanë e saj, e cila u shpreh e gatshme që Pjetri t’i takojë fëmijët, por nëna e vajzave nuk ishte dakord. Megjithatë një dritë jeshile e morëm. Bashkë me Pjetrin shkuam në Polici për të qenë të sigurtë dhe më pas në dyqanin më të afërt blemë dhurata për vajzat e vogla. Sapo mbërritem, vajzat e vogla dolën njëra pas tjetrës. Pas pak, me dhuratat në dorë na u bashkua edhe Pjetri. Vajzat iu hodhën në qafë dhe ai ishte një nga momentet më emocionuese. Të bindur, se as Pjetri dhe as vajzat nuk do donin që ky takim të mbaronte kaq shpejt, por ishte vërtet si një fillim i ri. Mes babait dhe vajzave të vogla, nisi një tjetër kapitull.
“Ndihem shumë mirë! Ju falenderoj me gjithë zemër. Jam shumë i gëzuar. Tani po qaj nga qejfi jo nga halli. Gjë e mrekullueshme. S’kam parë ndonjëherë gëzim më të madh”, tha Pjetri pas takimit.
Ndërkohë sa i takon procesit të divorcit, i bëmë një shkresë zyrtare Gjykatës së Shkodrës, lidhur me statusin e çështjes së Pjetrit dhe ish-bashkëshortes, por nuk morëm përgjigje. Megjithatë, në rrugë jozyrtare zbuluam se për çështjen e regjistruar në muajin mars 2022, janë zhvilluar gjithsej 5 seanca, prej tetorit 2023 deri më 28 maj 2024. Dhe në të pesta seancat, pala e paditur, pra ish-bashkëshortja e Pjetrit, nuk është paraqitur në sallën e gjyqit.
Ndaj më 28 maj 2024, është marrë në mungesë vendimi për zgjidhjen e martesës, por ky vendim edhe sot e kësaj dite, ende nuk është zbardhur dhe nuk është reflektuar në gjendjen civile të Vaut të Dejës, ç’ka e penalizon Pjetrin të lidhë martesën me gruan me të cilën bashkëjeton prej vitesh.
Foto ilustruese TROPOJË - Sherri për pronat na çon këtë herë në Tropojë, aty ku një individ, duket se ka b&e...
TIRANA- Adolescence është seriali më i ri në Netflix, që po thyen jo vetëm rekordet e shikueshmërisë, por dhe ind...
Foto ilustruese TIRANË - Kastriot Sinaj, i njohur si Pastor i Kishës Katolike të të gjitha Kombeve, e cila ndodhet në katin në...
TIRANA- 3.5 milion thirrje të trajtuara dhe mbi 800 mijë misione të realizuar nga Shërbimi kombëtar I Urgjencës… K&e...
POGRADEC- Myzejen Roko nga Pogradeci, është një grua pjesë e komunitetit rom, e divorcuar që mes sakrificash ka rritur e vetme nj&eum...
KAMZË- Franci, një 25-vjeçar i cili banon në Fushë-Mzez, së bashku me babain e tij, çdo ditë pas orës 7 t&eum...
DURRËS- Prej tetë vitesh, familja Bozhanaj nga Durrësi kërkon të zbulojë të vërtetën e një ngjarjeje të...
Anisa Veseli KOSOVË- Një javë më prë Piranjat transmetun rastin mastrimit të banores së “Big Brother Vip&rdq...
Flor Binaj TIRANË- Një herë e një kohë të ishe i ri, pushteti të kishte zili moshën dhe të kishte frikë g...
TIRANË- Në vitin 2018 Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për përcaktimin e procedurave të krijimit të shoqë...