INVESTIGIME

‘Fëmija yt është i imi’, prokurori i njohur i Tiranës denoncon mashtruesin që donte t’i vidhte fëmijën

Piranjat Përditësimi i fundit 21 Prill 2023, 21:02

‘Fëmija yt është i imi’, prokurori i njohur i

Prokurori i njohur i Tiranës Ervin Karanxha denoncon për Piranjat në Syri.tv një rast sa të çuditshëm aq edhe ngjethës. Një person me emrin Andri Leka, ish i pandehur i këtij prokurori, pretendonte se fëmija i prokurorit ishte i tiji dhe për këtë ka bërë padi në gjykatën e Tiranës. Kjo histori haluçinante do ishte material për seriale televizive, po të mos gjendej në mes të një intrige për denigrimin e personit gjatë proçesit të vetingut dhe po të mos kishte shkaktuar dëme emocionale tek vetë vajza e mitur, e cila shikon atësinë apo familjen t’i vihen në dyshim.

‘Pretendonte se ishte babai i fëmijës tim. Kontakti më i vështirë ka qenë me vajzën, se thoshte: Si nuk je ti babi im?’ Kjo deklaratë shokuese është thënë pak ditë më parë për Piranjat nga Ervin Karanxha, prokurori me aktiv në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në 10 vitet e fundit.

Ai vijon duke u shprehur: ‘Ditën që jam shkarkuar nga vetingu jam informuar që Andri Leka, ish i pandehur në një proces timin, ku unë kam mbajtur qëndrimin tim, që binte në kundërshtim me interesat e tij, ka bërë një padi në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë, ku kundërshtonte atësinë e fëmijës tim, që është fëmijë i mitur dhe pretendonte që ishte ai babai i fëmijës tim. Jam shokuar, sepse mirë që humba punën, por tani po më marrin edhe fëmijën. Pretendonte që ishte babai i fëmijës tim, kur s’ka pasur fare lidhje. Ishte futur për të denigruar personin tim. Unë përveçse të pandehur s’e kam pasur gjë, e gruaja më tha që s’e njihte’

Një histori që të lë pa fjalë, por si e priti vajza 12 vjeçare këtë situatë?

‘Kontakti më i vështirë ka qenë me vajzën, se thoshte: Si nuk je ti babi im? E përjetoi shumë keq, se tha: Pse duan të më marrin? Proçedova me AND-në. Nuk kisha ankth për përgjigjen se nga rrethanat dukej që kishim të bënim me një person të futur, se s’mund të kujtohet ai për atësinë në kohë vetingu dhe pas 13 vitesh.’ Shprehet Karanxha.

Dhe nga përgjigja e AND-së doli ajo që pritej. Prokurori shumë i shqetësuar shprehet:  ‘Nga ADN doli që është vajza ime. Goca u lumturua shumë dhe qau nga gëzimi. E kam vuajtur shumë që për shkak të punës time të dhunonin një fëmijë. Është gjëja më e rëndë në jetë që më ka ndodhur. Në marrëdhënien me gruan nuk ka pasur ndikim.’

Por pse e ndërmori Andri Leka këtë veprim? ‘Andri Leka është bashkëpunëtor i vetingut, i cili ka dërguar mbi 30 ankesa në KPK dhe KPA dhe në seancën gjyqësore dhe ka thënë që e kanë falenderuar organet e vetingut për letrat që ka çuar.’ – shpjegon Ervin Karanxha.

Këtë fakt e përforcon edhe vetë memo-ja që Andri Leka i ka dërguar në maj të vitit 2022 prokurorisë se rrethit gjyqësor Tiranë, në të cilën shkruan se duhej të përgëzohej, ashtu siç është përgëzuar kur është thirrur nga KPK, KPA, OPDAT dhe Ambasada Amerikane mbi 30 herë.

Prokurori pas kësaj ngjarje absurde ka bërë kallëzim penal dhe ky person është arrestuar në korrik të 2021. Sot ai akuzohet për dy vepra penale: Për veprën e marrjes së fëmijës (të kryer në bashkëpunim) dhe të përndjekjes. Në banesë dhe në paraburgim i janë gjetur disa letra, korrespondenca që mbante me persona jashtë. Një letër prej të cilave i drejtohej nënës së tij, përmendeshin emra si Visi, Eno, të cilët janë avokatët e tij. Te letra drejtuar të ëmës ai shkruan se në rast se ai flet, futen shumë persona në burg. I kërkon të paguajnë paratë, se ndryshe do të flasë te prokurori dhe do të marri shumë vetë në qafë. Pra, nga burgu Leka shantazhonte personat, të cilët dyshohet të ishin bashkëpunëtorët e tij.

‘Në letra interesohet edhe për prokurorë dhe gjyqtarë të tjerë në procesin e vetingut. Sms janë të koduara, por porositë lihen me letër. Për herë të parë me Andrin jam takuar në gjyq dhe aty nuk fliste për fëmijën, por për rastin qe e kisha gjykuar si të pandehur. Unë e pyeta, se dua të di kush e ka shtyrë, se vepra penale e marrjes së fëmijës është me persona të tjerë dhe ata që e kanë shtyrë, sot janë jashtë dhe unë ndihem i rrezikuar prej tyre. Ai nuk flet. Avokati i tij nuk jep sqarime, kurse me prindërit e tij nuk kam pas komunikim.’ – shton më tej Karanxha

Ai i bën thirrje institucioneve  të reagojnë ndaj kësaj ngjarje. ‘Sot të marrin fëmijën, nesër bëjnë diçka tjetër, prandaj kërkoj reagimin e insitucioneve. I kërkoj KLD-së, KLGJ-së, KLP-së të mendojnë më shumë për prokurorët dhe gjyqtarët e Shqipërisë. Duhet të reagonin, të dilnin me deklaratë për shtyp siç kanë dalë për raste të tjera, të më mbrojnë, se unë i kam dhënë shtetit 20 vjet, kam marrë vendime të rëndësishme dhe kam të drejtë të mbrohem. Kur do reagojnë? Kur vjen pasoja, sic ndodh këtu në Shqipëri?!’ – shprehet i indinjuar Prokurori i njohur i Tiranës, Ervin Karanxha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë