Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

Jemi më shumë se 200 kilometra larg nga kryeqyteti, në Cërnicë të Tropojës, aty ku rreth 100 nxënës, të shkollë “Lekë Qokaj”, prej ditësh kanë bojkotuar mësimin, pasi nuk ka kushte higjenike. Shkolla është thuajse e rrënuar dhe mbi të gjitha nuk ka mësues matematike dhe gjuhë-letërsie.
Sipas prindërve, të cilët kërkojnë kushte dinjitoze për fëmijët e tyre dhe një arsim cilësor, në këtë shkollë nuk është vënë dorë asnjëherë nga institucionet, ndërsa situata bëhet më e rëndë në momentin që dëgjon se mungesa e mësuesit të matematikës ka qenë dhe vitin e shkuar. Po të futesh në ambientet e shkollës, e kupton se nuk kemi të bëjmë me një institucion arsimor, por me një kazermë ushtarake të braktisur, me dyer e dritare të rrënuara, tualete pa ujë dhe me mungesë të theksuar higjene.
Për t’i dhënë zgjidhje, fillimisht u takuam me drejtoreshën e shkollës, e cila ishte e vetëdijshme për situatën në shkollën e saj, por njëkohësisht dhe e pafuqishme për të zgjidhur gjë. Ajo pranon mungesën e mësuesve të matematikës dhe gjuhës, ndërsa shprehet se ka vënë në dijeni Drejtorinë Arsimore Tropojë, por ende nuk kishte një zgjidhje.
Ndërsa prindërit bashkë me fëmijët, ishin mbledhur në oborrin e shkollës, në pritje të një përgjigjeje përfundimtare për të zgjidhur situatën, Drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore Tropojë, Shotë Basha, vjen në ambientet e shkollës dhe me një pamje të befasuar na kërkon që të dalim jashtë. Ajo përballet me prindërit e revoltuar, por dhe të pasigurtë për të ardhmen e fëmijëve, ndërsa shprehet se deri ditën e hënë mësuesit do të jenë në shkollë, ndërsa për kushtet ku gjendet shkolla, ajo ia pason topin, qeverisjes vendore, pra Bashkisë së Tropojës.
Prandaj dhe ne nisemi menjëherë për të takuar kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, e cila nuk pranon të japë asnjë përgjigje për kushtet ku gjendet shkolla dhe bojkotin e fëmijëve, por bën vetëm një gjë, sulmon dhe akuzon, “Piranjat” për montime dhe keqinterpretime të intervistës së saj të parë për ne, rreth një vit më parë, kur udhëtuam në Tropojë për urën familjare që ajo kishte vendosur t’i ndërtonte motrës së saj, me paratë e qytetarëve të Tropojës.
Megjithatë, kjo është histori tjetër dhe betejën zonja Islamaj e ka me drejtësinë, ne këtë herë ishim në Tropojë për të gjetur një zgjidhje për fëmijët e shkollës “Lekë Qokaj’’ në Cërnicë. Vlen të theksohet se zonja Islamaj ashtu si dhe herën e shkuar, i hipi makinës dhe u largua me shpejtësi pa dhënë asnjë zgjidhje për rreth 100 fëmijët që nuk kërkonin asgjë më shumë se nga sa ju takon, një shkollë me mësues të profilit dhe kushte më të mira.
E ndërsa zonja Zyra u largua dhe nuk u përgjigj, një person që qëndronte jashtë bashkisë, duket se u indinjua shumë nga përballja jonë me kryetaren e komanduar, për këtë arsye u afrua tek ne dhe madje nuk i kurseu as kërcënimet.
“Me qenë motra ime, o më vret o të vras’’, shprehet ai, ndërkohë që ne, në Tropojë ishim për një problem qe nesër mund të prekë fëmijën e tij dhe institucione të tjera arsimore, që nga mungesa e ndërhyrjeve po shkojnë drejt degradimit total.
Të paktën, pavarësisht situatave që ndodhën, rëndësi ka që më në fund DVA Tropojë, u zgjua nga gjumi dhe dërgoi dy mësuesit në shkollë, ndërsa bashkia dërgoi një pastruese dhe ka nisur disa rregullime të vogla, fundja ky ishte qëllimi i vizitës tonë, vetëm zgjidhja e problemit./Piranjat
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Një histori mashtrimi dhe konfliktesh pronësie ka shpërthyer në Theth, një nga perlat turistike të Alpeve shqiptare. Gjoni, bano...
Kjo javë ka nisur me një ngjarje të rëndë, që mund të kalonte fare në heshtje nëse nuk do të kishte të ...
SPAK arriti të zbardhet vrasjen e Klevis Lleshit, duke lëshuar disa urdhër-arreste midis të cilëve edhe një nga pjesëtar&eu...
Pa kaluar 24 orë pasi mori detyrën si kryetar i komanduar i Bashkisë së Vlorës, Elis Halili, me një të “rënë...
Në intervistën për gazetaren Alba Kepi të Syri Tv, gazetari investigativ Nello Trocchia nënvizon se rasti i Artur Shehut tregon nivel...
Ditet e fundit është përfolur shumë në media për një darkë disi diskrete mes vëllait të kryeministrit Edi Ra...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dosja e kryebashkiakut socialist të Kolonjës, Erion Isai, i cili u mor i pandehur nga...
SPAK ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai. Ai akuzohet për një sërë veprash penale, mes të cilav...
Bashkëpunimi mes fermerëve shqiptarë dhe grosistëve të fruta-perimeve edhe pse jo aq i standartizuar dhe me kontrata serioze afatgjat...
Në historitë me mafiozë dhe banda gangsterësh, rrëmbimi dhe futja e më të dobëtit në bagazhin e makinës, &eu...