Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- I dashur popull, të dashur çyrykë, të dashur patronazhistë e patronizhiste. Si fillim, dua t’ju them që për pak më trëmbët, nja dy ditë. Kujtova se kësaj radhe do të bënit si moralistë dhe nuk do i merrnit lekët dhe nuk do e hanit presionin për vendin e punës. Por, ju jeni popull i mrekullueshëm. Prandaj, siç e ka thënë dhe HarrY Fultz, lum kush do e sundojë këtë popull. Mos duartrokit ti aty, se nuk e ka thënë Fulzi. E kam thënë unë.
Dua të filloj me një falenderim të madh. Faleminderit që, edhe pse nuk realizova asgjë, edhe pse nuk ju dhashë asgjë, edhe pse kam gjysmën e bashkëpunëtorve në burg, edhe pse talla atë që s’thuhet me atë europën në 2030-n, ju më dhatë 11 mandate më tepër! Këtë fitore, jua dedikoj ju! Ju që votuat që absolutisht asgjë të mos ndryshojë!
Çmimet e larta të banesave, çmimet e larta të shportës ushqimore, mungesa e ilaçeve, trafiku, rrugët me pagesë, miliardat e korrupsionit, kullat përmbi sitet arkeologjike, zaptimi i bregdetit, shpikja e investitorëe strategjikë, skandalet korruptive dhe seksuale të vartësve të mi, ndotja, zhdukja e hapësirave të gjelbra, kolapsi i fshatit etj. Gjithçka të ndyrë që mund të bëjë dikush që e urren me shpirt këtë vend dhe këtë popull, e bëra unë. Dhe ju sërish më votuat. Faleminderit nga zemra! Ju premtoj solemnisht që jo vetëm asgjë nuk do ndryshojë, por do të bëhet 2-fish më keq. Dhe ju e dini mirë, kur unë them 2-fish më keq, në fakt nënkuptoj 5-fish më keq!
Do të falënderoj veçanërisht 2 zona:
Së pari, fshatin artist të Hotolishtit! Ju protestuat me arkivol për muaj të tërë për rrugën që ju shkatërron cilësinë e jetës dhe përsëri më votuat! Ju premtoj që jo veëtm ju, po të 8 fshatrave të Hotolishtit, do t’ju jap një arkivol edhe më të madh! Jo vetëm fshatin do t’jua ndaj më katërsh, por edhe shtëpitë do t’jua ndaj përgjysëm, që për të shkuar në banjë të merrni makinën dhe t'i bini rrotull lagjes! Dhe mbi të gjitha, Tragjasi ynë me tradita – u ankuat se ujin jua mori kuçedra e qeverisë sime, dhe prapë votuat masivisht kuçedrën. Ju premtoj, që ujin do jua sjellim. Me shishe plastike. Për ju, premtimi im është ofertë, 500 lek shishja... e madhe sigurisht.
Shokë e shoqe patronazhistë, sufllaqistë, çyrykë dhe enveristë. Ju votuat që gjërat të mbeten njësoj. Ju jap fjalën, që nuk do jetë kështu. Kur ju kisha premtuar që nuk kishit parë gjë akoma, e dija se do t’ia arrinim kësaj dite. Por sërish ka ende vend për ta bërë më keq. Prandaj kam vendosur që në katërvjeçarin e ardhshëm, problemet tuaja të katërfishohen! Se vetëm kështu, ju do të keni entuziasmin e duhur për të më dhënë 94 vota në mandatin e pestë. Zgjedhjet janë lodhje, kosto, dhe s’kam më as nerva. Dil në fusghatë, gënje, bli, shit, mbush thasët. Boll më! Me 94 vota, këtij stresi do i japim fund! Me 94, do të përmirësojmë kushtetutën:
● Kryeministria do të bëhet e trashëgueshme, si puna e flokëve apo talentit në pikturë.
● Kryeministri të mund të zgjidhet që nga mosha 15-vjeçare. Se populli ka nevojë për energji të reja! T’u hapim rrugë fëmijëve. E keni parasysh për kë e kam fjalën.
Dhe mos harroni, sivjet ju dhashë disa parti të vogla opozitare. Pas 4 vjetësh do ju jap 10. Ju nuk keni nevojë për një opozitë; juve ju duhet 10 opozita të vogla që t’i bëjnë opozitë njëra - tjetrës Kështu edhe unë do të mund t’i bëj gjithnjë e më keq gjërat, për të shtuar edhe më shumë hallet tuaja.
Pasi kleringu me vende pune nuk mund të funksionojë më sepse kemi administratë më shumë se popull, në zgjedhjet e ardhshme, premtoj që do standardizojmë çmimin e votës. E di që shumë prej jush jeni goditur ekonomikisht, sidomos nga rënia e Euros javën para zgjedhjeve, që kuptohet, ka një arsye. Prandaj ju premtoj që në zgjedhjet e radhës do të kemi një çmim fiks dhe të arsyeshëm. (Dikush nga salla reagon.) Mos u nxeh fare! Ti që reagon aty, e di shumë mirë që për mua ke votuar. Rri rehat, se ato 150 euro do t’i marrim në formë tjetër!
Së fundmi, ato miliona euro gjoba që jua fala…. ju që i kishit paguar gjobat tuaja e nuk përfituat dot, ju jeni, si ta them, “çyrykë ekonomikë”, ose autikë politikë! Ju falenderoj edhe një herë, me sinqeritet cinik dhe të thellë!
Të gjithë bashkë për himnin e Flamurit! Mbyllet me brohorima “Parti – Enver!”
foto ilustruese TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 11 majit që u zhvilluan një dit&e...
Në javët e fundit emisioni “Piranjat” ka treguar se si Bashkia e Shijakut, në mungesë të një kontrate me Landfillin ...
TIRANË- Punimet për rrugën në lagjen e Bahçallëkut, në hyrje të Shkodrës janë kthyer në shqetësi...
foto ilustruese TIRANË- Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama premtoi një sistem t&...
TIRANË- Javën e kaluar ju njohëm me rastin e një zonje nga Fieri, vajza e së cilës ka dalë përfituese e bursës sh...
KLOS- E shtuna e 3 majit shënoi një ngjarje tragjike në Burrel. Fadromisti, 29-vjeçar, Ardit Beshiri, u zu poshtë nga një masi...
TIRANË- Prej tre javësh kemi denoncuar masakrën mjedisore që po ndodh në Tiranë nga dherat dhe inertet që pa pasur një...
foto ilustruese TIRANË- Një nga përplasjet më të mëdha që kanë forcat politike në zgjedhjet që pritet t&...
foto ilustruese FIER- Moskoordinim, vjedhje apo mister? Këto tre pyetje na erdhën në mend kur dëgjuam historinë e një vajze ...
foto ilustruese TIRANË- 18 nëntori i vitit 2024, u kthye në një ditë zie për shoqërinë shqiptare, pas ngjarjes s&e...