Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama premtoi një sistem të ri dhe të drejtë tatimor. Në thelb të këtij premtimi ishte tatimi progresiv, një sistem ku “të pasurit paguajnë më shumë dhe të varfrit më pak”. Por pas më shumë se një dekade në pushtet, bilanci flet për një realitet krejt tjetër.
Sistemi progresiv që penalizon të punësuarit
Që prej vitit 2014, Shqipëria ka zbatuar tatimin progresiv mbi pagat. Paga deri në 50 mijë lekë nuk tatohet, paga deri në 200 mijë lekë tatohet me 13%, dhe çdo shumë mbi këtë vlerë tatohet me 23%. Këto norma qëndrojnë të pandryshuara ndër vite, duke goditur kryesisht shtresën e mesme dhe të punësuarit me dy apo më shumë vende pune. Ndërkohë, të punësuarit – që nuk janë më të pasurit e vendit – paguajnë një përqindje më të lartë takse se pronarët e bizneseve të mëdha.
Taksimi i kapitalit: më i butë se ai mbi punën
Ndërsa të punësuarit arrijnë të tatohen deri në 23%, bizneset e mëdha paguajnë 15% tatim mbi fitimin. Edhe më i ulët është tatimi mbi dividentin – vetëm 8%. Në kontrast, në kohën e qeverisjes së mëparshme, kjo normë ishte 10%. Për më tepër, një sërë përjashtimesh tatimore favorizojnë investitorët e mëdhenj dhe sektorë të caktuar: turizmi, agroturizmi, teknologjia dhe investimet strategjike përfitojnë nga TVSH të reduktuar, tatim mbi fitimin zero për 10 vjet, dhe përjashtime të tjera të theksuara.
Shtresa e mesme, viktima e vërtetë
Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë periudhës 2013–2023 paga mesatare u rrit me 35.5%, por të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi të ardhurat personale u rritën me 49%. Kjo rritje disproporcionale tregon qartë se është shtresa e punësuar, jo biznesi i madh, që ka mbajtur peshën më të rëndë të taksave.
Ligje diskriminuese dhe “paqja fiskale”
Ligji për taksimin e profesioneve të lira në vitin 2024 synoi të vendoste taksë deri në 23% për profesionistët si avokatët, mjekët, kontabilistët, inxhinierët apo ekspertët e teknologjisë. Ky ligj u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese si joproporcional dhe diskriminues.
Ndërkohë, qeveria po përgatitet të aplikojë një “paqe fiskale”, duke lejuar që bizneset që kanë fshehur fitimin të deklarojnë vullnetarisht dhe të taksohen vetëm me 5%. Kjo amnisti fiskale është kritikuar ashpër nga Bashkimi Europian dhe shihet si një shpërblim për evazorët, në vend që të ndëshkohen.
Një sistem që kërkon reformim të thellë
Në vend të drejtësisë tatimore të premtuar, sistemi aktual ka krijuar një pabarazi të re: ata që punojnë shumë, paguajnë më shumë. Ata që zotërojnë kapital dhe fuqi ekonomike, përfitojnë nga përjashtime dhe norma të ulëta. Kjo politikë jo vetëm që ka goditur shtresën e mesme, por ka kontribuar edhe në largimin masiv të profesionistëve nga vendi.
Të dhënat dhe faktet flasin qartë: premtimi për taksimin e të pasurve ka rezultuar një mashtrim elektoral që i ka kushtuar shumë klasës së mesme dhe punonjësve të ndershëm të këtij vendi.
TIRANË- Javën e kaluar ju njohëm me rastin e një zonje nga Fieri, vajza e së cilës ka dalë përfituese e bursës sh...
KLOS- E shtuna e 3 majit shënoi një ngjarje tragjike në Burrel. Fadromisti, 29-vjeçar, Ardit Beshiri, u zu poshtë nga një masi...
TIRANË- Prej tre javësh kemi denoncuar masakrën mjedisore që po ndodh në Tiranë nga dherat dhe inertet që pa pasur një...
foto ilustruese TIRANË- Një nga përplasjet më të mëdha që kanë forcat politike në zgjedhjet që pritet t&...
foto ilustruese FIER- Moskoordinim, vjedhje apo mister? Këto tre pyetje na erdhën në mend kur dëgjuam historinë e një vajze ...
foto ilustruese TIRANË- 18 nëntori i vitit 2024, u kthye në një ditë zie për shoqërinë shqiptare, pas ngjarjes s&e...
anuela ristani TIRANË- Një javë më parë sollëm në vëmendje një skandal që po konsumohet çdo dit&e...
foto ilustruese TIRANË- Anijet gjeneratorë të ardhura nga Bangladeshi, të njohura si Tigri 1 dhe Tigri 3, kanë patur vëmendj...
DIBRA- Të gjithë e mbani mend ish drejtoreshën e spitalit rajonal të Dibrës, Irini Shehu, e cila u bë e njohur për dhun&eum...
FUSHË-KRUJË- Në hyrje të Shijakut, ajo që ta vret syrin është një tabelë “Mos hidhni mbeturina!”...