‘Nuk mund të luftojë regjimin dikush që paguhet nga Sorosi', Kalaja: Disa protestues sponsorizohen prej tyre
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’, avokatja Adriana Kalaja deklaroi se një pjesë e protestuesve kundër qeverisë së ...
Në orët e para të mëngjesit, në qytetin e Durrësit janë hedhur sasi të vogla lënde plasëse në dy vende ...
Një seri dokumentare investigative mbi trafikun ndërkombëtar të kokainës ka rikthyer në vëmendje rrjetet e krimit të o...
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi qëllimisht një zjarr, flakët e të cilave u pë...
Hakerë të lidhur me Iranin kanë zgjeruar përpjekjet për të goditur infrastrukturën kritike amerikane, duke vënë n...
Euro vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 3...
Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe t&e...
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
DASHI Hëna hyn te Binjakët dhe mendja hapet ndaj ideve të reja dhe lidhjeve të papritura. Ne mund të kapim njohuri të dobishme ...
Një dëshmi tronditëse nga brenda kantierit të projektit “Durrës Marina” ngre alarmin për sigurinë e dy prej godinave të para të ndërtuara në këtë kompleks gjigant. Sipas një nënkontraktori të angazhuar në punimet e betonit, dy pallatet e para kanë pësuar ulje të konsiderueshme në tokë, duke arritur deri në 74 centimetra zhytje.
Projekti, i njohur ndryshe si kompleksi i Alabarit, është prezantuar si një investim strategjik prej 3.2 miliardë eurosh në zonën e portit të Durrësit.
Megjithatë, dëshmia e fundit hedh hije të forta dyshimi mbi cilësinë e ndërtimit dhe standardet e zbatuara.
Sipas nënkontraktorit, problematika ka nisur që në fazat e para të ndërtimit, ku nuk janë vendosur pilotat e thella të domosdoshme për një terren ranor dhe të paqëndrueshëm pranë detit.
“Terreni nuk e mban objektin. Është kënetë, rërë. Duhej bërë ndërtimi mbi pilota, por për të kursyer kostot është ndjekur një procedurë e gabuar”, shprehet ai.
Pas shfaqjes së problemeve, në objekt janë konstatuar dëmtime serioze, përfshirë çarje të strukturës dhe thyerje të elementëve të vendosur, si dyer dhe dritare. Aktualisht, sipas dëshmisë, po kryhen ndërhyrje përforcuese anësore me pilota, një zgjidhje që ekspertët e konsiderojnë të pamjaftueshme nëse nuk është aplikuar që në fillim.
Nga ana tjetër, matjet e kryera në terren nga Piranjat, përmes teknologjisë së dronit, konfirmojnë një disnivel të konsiderueshëm mes godinave. Rezultatet tregojnë diferenca nga 70 centimetra deri në 1 metër mes strukturave, duke përputhur kështu denoncimin e bërë nga burimi brenda projektit.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur projekti ka qenë nën kritika edhe për ecurinë e ngadaltë dhe modelin financiar. Edhe pse ishte premtuar ndërtimi i rreth 1680 apartamenteve në fazën e parë, deri më tani janë përfunduar vetëm tre godina, ndërsa investimet reale mbeten shumë larg shifrave të deklaruara fillimisht.
Sipas të dhënave financiare, për vitet 2023–2024 janë shpenzuar rreth 41 milionë euro për punime, ndërkohë që vetë kompania ka investuar vetëm një pjesë të vogël të kapitalit nga fondet e saj, duke u mbështetur kryesisht në shitjen e apartamenteve në fazë projekti.
Megjithatë, mbetet ende pa përgjigje pyetja thelbësore: kush mban përgjegjësi për këtë situatë, projektuesit, zbatuesit apo institucionet shtetërore që kanë mbështetur projektin?/Piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Dy javë më parë Piranjat sollën rastin e familjes Gjonaj, të cilët në këmbim të parave premtonin për nuse va...
Në verën e vitit 2025, pas denoncimeve të shumta nga qytetarë të zonës, udhëtuam në Fushë-Arrëz të Puk&...
E kishim me të dëgjuar, por asnjëherë të provuar. Mjekë kirurgë që harrojnë në barkun e pacientëve, ob...
Piranjat kanë zbuluar së fundmi një skemë zaptimi të hapësirave publike dhe zhvillimin e aktiviteteve pa leje në bregdetin ...
Dy ditë më parë, policia e shtetit doli me këtë komunikatë, ku fliste për zbulimin e një ambjenti ku ushtrohej Call Ce...
Një aksident tragjik me pasoja të rënda ndodhi mesditën e datës 1 shtator 2025, në aksin rrugor Levan-Vlorë, në autostra...
Në vitin 2026, një tjetër konflikt në Lindjen e Mesme ka rikthyer në qendër të vëmendjes një të vërtet&eu...
Një konflikt i zgjatur mes dy familjeve kushërinj në fshatin Bërshi të Klosit për përdorimin e një rruge bujqësore ...
Javën e shkuar emisioni Piranjat transmetuan rastin e Arbër Gjonajt babai i cili kishte përdorur vajzën e tij 15 vjeçare si pjesë...
Prej më shumë se një dekade Shqipëria ka miratuar Ligjin për Investimet Strategjike. Nisma kishte si qëllim thithjen e investimeve...