INVESTIGIME

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Prill 2026, 22:33
Hapet filial i bankës turke në “zemër” të

Në fillim të vitit 2026, në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, në dy katet e para të godinës nr. 15 nisën punimet për zhvillimin e një aktiviteti privat. Në këto dy kate njësi do të hapet një tjetër filial i bankës turke Ziraat. Gjithçka ishte në rregull, deri kur banorët e katit të tretë kuptuan se këto punime po preknin edhe ballkonet e apartamenteve të tyre, duke u vendosur një shirit me ngjyrë të kuqe, i cili do të shërbejë si reklamë për bankën turke Ziraat, por pa pyetur banorët e pallatit.

“Unë kam bërë një kallëzim pranë Komisariatit nr. 2 për ndërtime të jashtëligjshme. Në dijeninë time janë edhe dy fqinj të tjerë që janë duke bërë kallëzim sot. Gjithashtu kemi bërë edhe një ankimim pranë zyrave të IMT-së, edhe pranë Policisë Bashkiake.

Siç duket qartësisht, tabelat kanë ardhur deri në pjesën e sipërme të ballkonit. Ballkoni është zhdukur plotësisht”, thotë Roni Telegrafi, një banor i pallatit, i cili më datë 1 mars 2026 bëri kallëzim në polici dhe një ditë më vonë paraqiti një ankesë pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Njëkohësisht, për të marrë një reagim nga pala tjetër, gazetari Freard Rista u afrua brenda në ambientet e bankës, por u ndalua nga një person me origjinë turke. Ishte Murat Demir, mbikëqyrësi i punimeve, i cili, kur u pyet për vijimin e punimeve aty që kanë lidhje me vendosjen e reklamave, tha se çdo gjë ishte me leje.

Por si qëndron e vërteta? A ka pasur një leje për vendosjen e këtyre reklamave në parapetat e ballkoneve?

Më datë 20 tetor 2025, subjekti person fizik, z. Ideal Çela, përfaqësues me prokurë për njësitë tregtare ku po zhvillon aktivitetin banka Ziraat, ka bërë njoftim pranë Njësisë Administrative nr. 5 për punime të mirëmbajtjes së zakonshme dhe ka marrë përgjigje zyrtare, ku i shpjegohet qartë ligji për “Administrimin e Bashkëpronësisë në Ndërtesa”, neni 40, dhe konkretisht i specifikohet se çfarë punimesh duhet të kryejë. Por z. Çela zgjodhi rrugën më të shkurtër: vijimin e punimeve pa leje.

Këtë gjë na e konfirmon zyrtarisht Drejtoria e Kontrollit të Terrenit pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, e cila na bën me dije se z. Çela u la detyrë që të paraqesë dokumentacionin tekniko-ligjor pranë IMT-së, por subjekti në fjalë nuk paraqiti dokumentacion justifikues për punimet e kryera.

Kështu, më datë 26 mars, inspektorët e IMT-së zbritën në terren dhe morën masat e nevojshme, atë të prishjes së pjesshme të objektit.

Ndërkohë, nga banorët e pallatit mësuam se Vasian Çyreku, një familjar i pronarit të njësive komerciale, kishte nisur të shpërndante tek ata një deklaratë noteriale, e cila përmbante një listë të gjatë ndryshimesh në pallat, dhe e vetmja gjë që kishte mbetur ishte firma e banorëve.

Parapeti i ballkoneve në fasadën e jashtme të pallatit konsiderohet pjesë e përbashkët dhe, sipas ligjit 55/2025 për “administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, neni 40 e përcakton qartë se: “Pronari i njësisë mund ta ndryshojë pamjen e pronës së përbashkët ose pamjen e jashtme të njësisë individuale, pjesë e një kompleksi, duke përfshirë këtu arkitekturën, si: fasadën, veshjet, kornizat, dyert, hyrjen, tjegullat, oxhaqet, dritaret, grilat, ngjyrën, stilin, vetëm pasi ka marrë më parë miratimin me shkrim të shumicës së thjeshtë të votave nga asambleja, si dhe është në përputhje me legjislacionin për planifikimin e territorit”.

Sa i takon këtij të fundit, ai është shkelur nga subjekti Ideal Çela që ka kryer punime aty, ndërsa sa i takon ligjit për “administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, mbetet në dorën e banorëve nëse do të firmosin apo jo ndryshimet që kërkohen të bëhen në pallatin e tyre, duke përfshirë këtu edhe vendosjen e reklamave me një gjatësi 76 metra linearë rreth e qark pallatit./piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë