INVESTIGIME

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Prill 2026, 10:20

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të

Në fillim të vitit 2026, në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, në dy katet e para të godinës nr. 15 nisën punimet për zhvillimin e një aktiviteti privat. Në këto dy kate njësi do të hapet një tjetër filial i bankës turke Ziraat. Gjithçka ishte në rregull, deri kur banorët e katit të tretë kuptuan se këto punime po preknin edhe ballkonet e apartamenteve të tyre, duke u vendosur një shirit me ngjyrë të kuqe, i cili do të shërbejë si reklamë për bankën turke Ziraat, por pa pyetur banorët e pallatit.

“Unë kam bërë një kallëzim pranë Komisariatit nr. 2 për ndërtime të jashtëligjshme. Në dijeninë time janë edhe dy fqinj të tjerë që janë duke bërë kallëzim sot. Gjithashtu kemi bërë edhe një ankimim pranë zyrave të IMT-së, edhe pranë Policisë Bashkiake. Siç duket qartësisht, tabelat kanë ardhur deri në pjesën e sipërme të ballkonit. Ballkoni është zhdukur plotësisht”, thotë Roni Telegrafi, një banor i pallatit, i cili më datë 1 mars 2026 bëri kallëzim në polici dhe një ditë më vonë paraqiti një ankesë pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Njëkohësisht, për të marrë një reagim nga pala tjetër, gazetari Freard Rista u afrua brenda në ambientet e bankës, por u ndalua nga një person me origjinë turke. Ishte Murat Demir, mbikëqyrësi i punimeve, i cili, kur u pyet për vijimin e punimeve aty që kanë lidhje me vendosjen e reklamave, tha se çdo gjë ishte me leje.

Por si qëndron e vërteta? A ka pasur një leje për vendosjen e këtyre reklamave në parapetat e ballkoneve?

Më datë 20 tetor 2025, subjekti person fizik, z. Ideal Çela, përfaqësues me prokurë për njësitë tregtare ku po zhvillon aktivitetin banka Ziraat, ka bërë njoftim pranë Njësisë Administrative nr. 5 për punime të mirëmbajtjes së zakonshme dhe ka marrë përgjigje zyrtare, ku i shpjegohet qartë ligji për “Administrimin e Bashkëpronësisë në Ndërtesa”, neni 40, dhe konkretisht i specifikohet se çfarë punimesh duhet të kryejë. Por z. Çela zgjodhi rrugën më të shkurtër: vijimin e punimeve pa leje.

Këtë gjë na e konfirmon zyrtarisht Drejtoria e Kontrollit të Terrenit pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, e cila na bën me dije se z. Çela u la detyrë që të paraqesë dokumentacionin tekniko-ligjor pranë IMT-së, por subjekti në fjalë nuk paraqiti dokumentacion justifikues për punimet e kryera. Kështu, më datë 26 mars, inspektorët e IMT-së zbritën në terren dhe morën masat e nevojshme, atë të prishjes së pjesshme të objektit.

Ndërkohë, nga banorët e pallatit mësuam se Vasian Çyreku, një familjar i pronarit të njësive komerciale, kishte nisur të shpërndante tek ata një deklaratë noteriale, e cila përmbante një listë të gjatë ndryshimesh në pallat, dhe e vetmja gjë që kishte mbetur ishte firma e banorëve.

Parapeti i ballkoneve në fasadën e jashtme të pallatit konsiderohet pjesë e përbashkët dhe, sipas ligjit 55/2025 për “administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, neni 40 e përcakton qartë se: “Pronari i njësisë mund ta ndryshojë pamjen e pronës së përbashkët ose pamjen e jashtme të njësisë individuale, pjesë e një kompleksi, duke përfshirë këtu arkitekturën, si: fasadën, veshjet, kornizat, dyert, hyrjen, tjegullat, oxhaqet, dritaret, grilat, ngjyrën, stilin, vetëm pasi ka marrë më parë miratimin me shkrim të shumicës së thjeshtë të votave nga asambleja, si dhe është në përputhje me legjislacionin për planifikimin e territorit”.

Sa i takon këtij të fundit, ai është shkelur nga subjekti Ideal Çela që ka kryer punime aty, ndërsa sa i takon ligjit për “administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, mbetet në dorën e banorëve nëse do të firmosin apo jo ndryshimet që kërkohen të bëhen në pallatin e tyre, duke përfshirë këtu edhe vendosjen e reklamave me një gjatësi 76 metra linearë rreth e qark pallatit./piranjat news

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan