I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- Në dy puntata të Piranjave ju kemi treguar se si Komisioni i Apelimit në Bashkinë e Tiranës i ngritur me një vendim të Këshillit Bashkiak që më 21 dhjetor të vitit 2018 nuk është mbledhur asnjëherë dhe nuk ka funksionuar asnjë ditë! Lidhur me kètè çèshtje, pèr tè marrè informacion për punën e Komisionit kemi dërguar plot 7 kërkesa për informacion pranë Bashkisë dhe kemi depozituar një ankimim pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, por sërish nuk kemi asnjë përgjigje.
Bashkia Tiranè èshtè treguar hermetike, dhe aspak bashkèpunuese pèr njè informacion tè cilin ka detyrim ligjor qè ta japè. Pèrballè heshtjes sè Bashkisè sè Tiranès dhe mungesès sè transparencès nga ky institucion, nga shkresat kaluam nè perballje me pèrgjegjèsit, me shpresèn se gjèrat do tè na bèheshin tè qarta. Por sèrish asnjè pèrgjigje.
Fillimisht u pèrballèm me drejtorin e Drejtorisè Juridike tè Aseteve dhe Licensimit nè Bashkinè e Tiranès, zotin Alban Dokushi. Ky i fundit sèrish i bèri "bisht" pèrgjegjèsisè dhe nuk dha pèrgjigjet pèr pyetjet qè ne kishim bèrè.
Po çfarè èshtè komisioni i Apelimit tè Taksave dhe Tarifave vendore? Mè saktè çfarè duhej tè ishte, sepse nè pesè vite ka qenè vetèm njè fantzèm tek i cili nuk ka gjetur shpètim asnjè qytetar. Nëse merrni një gjobë nga policia bashkiake, nëse taksoheni apo tarifoheni padrejtësisht, nëse penalizoheni dhe mendoni se po ju bëhet një padrejtësi nga një organ i Bashkisë Tiranë, Komisioni i Apelimit shqyrton ankesat tuaja. Nëse ankesa gjendet e drejtë, atëherë penaliteti i vendosur në gjobë apo masë tjetër administrative hiqet.
Pra, komisioni duhej tè ishte një lloj gjykate apeli, ku ata që nuk bien dakord me vendimet e strukturave të Bashkisë së kryeqytetit, mund t’i drejtoheshin, me shpresën se kur çështja të shqyrtohej, të gjenin drejtësi. Siç ju thamè mè sipèr, pas shumë kërkesave të depozituara në Bashkinë Tiranë nuk morëm përgjigje as për mbledhjet, as për vendimet e marra ndër vite nga Komisioni i Apelimit dhe madje nuk na u vu në dispozicion as emri i anëtarëve.
Sipas vendimit numër 158 të dhjetorit 2018 të Këshillit Bashkiak, Komisioni përbëhet nga 5 anëtarë, ku kryetari është një prej nënkryetarëve të bashkisë dhe anëtarët përbëhen nga përfaqësues të Drejtorisë Juridike, asaj të Taksave dhe Tarifave Vendore dhe asaj të Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit. Kryetari i Bashkisë bashkë me këto drejtori ngarkohen përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi.
Emrat e anëtarëve të Komisionit të Apelimit që nuk funksionoi për plot 5 vjet, Bashkia refuzoi të na i vejë në dispozicion, ndërsa gjendet vetëm urdhri i kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, i cili ka bërë dhe njëherë emërimet në këtë organ, vetëm disa muaj më parë në datën në 8 maj të këtij viti duke vënë anëtarë të rinj: znj. Jonida Halili si kryetare, Edlira Koçon, Boriana Vrushon, Lindita Trojën dhe Eva Osmanin.
Ndèrkohè pèr komisionin e vjetèr kèrkuam tè mèsojmè diçka edhe nga njeri prej ish- anètarève, aktualisht deputet nè kuvendin e Shqipèrisè, zotin Arbjan Mazniku. Por sèrish asnjè pèrgjigje, pèr anètarèt e vjetèr tè Komisionit "fantazèm" tè Apelimit.
Edhe pse kemi plot dy episode që kërkojmë të gjejmë arsyet që kanë mbajtur peng mijëra qytetarë e biznese që kanë ankesa parën kësaj strukture, askush nuk na thotë emrat e anëtarëve në mënyrë zyrtare dhe as motivin që nuk është zbatuar vendimi i Këshillit Bashkiak, organ i votuar nga qytetarët e Tiranës!
Dikush mund të mendojë se nga mosfunksionimi i këtij komisioni nuk ka të humbur, por përkundrazi ne do t’iu shpejgojmë se të humburit e vetëm në këtë mes janë qytetarët e bizneset në Tiranë.
Mendoni sikur të mos kishim fare Gjykatë Apeli dhe çdo vendim që merrte një gjyqtar në shkallën e parë të ishte përfundimtar! Njësoj ndodh dhe me Komisionin e Apelimit, ku çdo vendim për gjobë të policisë bashkiake, inspektoriatit të mbrojtjes së territorit, agjencisë së konsumatorëve apo gjobat që u vihen bizneseve nga drejtoria e taksave dhe tarfiave vendore, nuk mund të ankimohen! Madje më keq akoma, bashkia thotë se duhet të bësh ankesë, ti e dërgon dhe qëndron në pritje, por nuk merr asnjëherë përgjigje.
Kjo krijon kosto financiare për qytetarët, të cilët të lodhur nga burokracitë pranojnë të paguajnë penalitetin, ndërsa për bizneset që kanë gjoba më të kripura, kalimi përmes hallkës së Komisionit të Apelimit është i detyrueshëm përpara se të depozitosh një padi në gjykatë. Penaliteti duhet të parapaguhet ose të lihet garanci bankare dhe vetëm pas 60 ditësh që nuk ka përgjigje nga Komisioni, kanë të drejtë t’i drejtohen gjykatës.
Ne pyetëm dy nga anëtarët që duhet të jenë përgjegjësit për funksionimin e Komisionit të Apelimit, por një pyetje që lind natyrshëm është se a ka përgjegjësi këtu dhe vetë kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj? Ligji; ''Për Vetëqeverisjen Vendore” parashikon si një nga kompetencat kryesore të Kryetarit të Bashkisë “Zbatimin e akteve dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak” dhe po sipas këtij neni kryebashkiaku ka për detyrë të mbikëqyrë strukturat administrative të bashkisë dhe të sigurojë funksionimit të tyre; si dhe të marrë masa për menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare të bashkisë.
Ndaj dhe vendimi i Këshillit Bashkiak i marrë në dhjetor të 2018-s përcakton se personi i parë që duhet të bëjë të mundur zbatimin e këtij vendimi është kryetari i bashkisë.
Për 5 vjet Komisioni i Apelimit nuk ka funksionuar dhe pse emërimet e anëtarëve të tij janë bërë nga ana e kryetarit, por sërish ai duhet të kishte për detyrë ta bënte atë funksional, pasi koha 5 vjet është shumë e gjatë dhe tejkalon dhe periudhën e një mandati të plotë të drejtimit të një njësie vendore.
Njè sitiuatè e tillè hedh dyshime se kryebashkiaku Erion Veliaj ka shpërdoruar detyrën pasi nuk ka përmbushur misionin e tij të ngarkuar me ligj për të monitoruar dhe siguruar që strukturat e ngritura brenda bashkisë të funksionojnë duke respektuar vullnetin e sovranit që përfaqësohet nga Këshilli Bashkiak!
TIRANË- Në 18 nëntor Shqipëria u trondit nga një lajm tragjik. Një 14-vjeçar, nxënës i shkollës “Fan...
TIRANË- Një Piranja nuk kishte si të mungonte në Panairin e Librit 2024, një nga evenimentet më të rëndësishme p&...
TIRANË- Sara një vajzë e re rreth moshës 30 vjeçare ka kërkuar ndihmën e emisionit “Piranjat” me pretendimin ...
TIRANË- Divorci është një shqetësim serioz i çifteve në krizë, të cilët pas përpjekjeve për t&eu...
TIRANË- Ishte ditë e shtunë, 12 tetor 2024. Afërdita Shpendi, braktis vajzën e vogël 10 vjeçe dhe largohet nga banesa e s...
TIRANË- Bordi i Mbikëqyrjes Publike është një autoritet rregullator i pavarur, i cili ka si detyrë të kontrollojë audi...
Gramoz Nokshiqi TIRANË- Gramoz Nokshiqi, 35 vjeçari nga Tropoja është një personazh jo aq i panjohur për publikun. Në ...
TIRANË- Dy javë më parë transmetuam skandalin që lidhej me Komisionin e Apelimit Administrativ të Taksave dhe Tarifave Vendore n...
POGRADEC- Para një jave ju treguam se si bizneset përgjatë vijës bregdetare ne vend gjobiteshin në mënyrë arbitrare nga AKU...
TIRANË- Më datë 15 tetor 2024, Policia e Tiranës në bashkëpunim me institucione të tjera ligjzbatuese, kreu një operac...