7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...
Në fshatin Poroçan, në malësinë e Gramshit, po ndodh një konflikt që ka në fokus paranë. Dhe protagonistë janë dy persona që vetëm pak kohë më parë ndanin jetën së bashku. Historia mes Erionit dhe Kristinës do të niste në verën e 2018-ës, me një njohje në rrjetet sociale. Chat pas chati e bisedë pas bisede, ende pa u takuar përballë, dy të rinjtë krijuan bindjen se kishin gjetur shpirtin binjak.
Ndaj nuk humbën kohë dhe vendosën të hedhin hapin e madh të martoheshin.
Nga kjo martesë, sipas Erionit, denoncuesit tonë, çifti arriti të grumbullonte një shumë prej 200 mijë eurosh.
Një shumë vërtet e madhe për dy të rinj që shkelnin për herë të parë Europën sidoqoftë, vettingu i çiftit nuk është pjesë e kësaj historie, sepse problemi i momentit është: Ku kanë përfunduar sot 200 mijë eurot?
Ndaj le të provojmë t’i ndjekim paratë siç bëjnë prokurorët e antimafias.
Sipas 30-vjeçarit, paratë i kanë çuar te shtëpia e ish-gruas me kërkesë të saj. Kristina ka vendosur që më mirë dhe më të sigurta se në bankë, mijërat e eurove, janë në stivën e dyshekëve, atje në fshatin Poroçan të Gramshit?
Pak i dyshimtë si qëllim, por vazhdojmë me linjën e historisë sepse pas mjaltit dhe dashurisë në çift që zgjati plot tetë vite, gjërat marrin një kthesë të papritur.
Sepse çifti filloi të kishte grindje të vazhdueshme, me shkakun kryesor lekët, ku burri kishte prirje t’i prishte lekët pa karar. Siç pranon edhe vetë, Erioni kishte një ves që natyrisht nuk mund të pranohet nga asnjë grua, sado tolerante të jetë: prishjen e parave pa hesap.
Ndaj dhe në të tilla kushte, ndoshta me të drejtë, Kristina kishte vendosur të thoshte mjaft.
Por problemi në të tilla raste thyerjeje në çift është ndarja e të mirave materiale, që në këtë rast ishin shumë, shumë, shumë para kesh, të cilat Erioni i kishte lënë në besim te ish-vjehrri, por kur i kërkoi pas ndarjes, pa që askush nuk e kishte vënë në plan t’ia jepte.
Stand: Sipas Erionit, çdo gjë ishte në emër dhe në dorën e Kristinës, aq sa dashurinë për sytë e saj e gdhendi edhe në një tatuazh por leku të prish.
Ndërkohë, në çdo bisedë telefonike, gjuha e Kristinës ndaj Erionit është fyese dhe me tone të larta.
Nga ky komunikim duket se Kristina nuk ka pasur ndonjë dëshirë të madhe për t’u kthyer, siç tha Erioni. Gjuha kërcënuese e saj, që nis me fyerjen e nënës e përfundon te tritoli në shtëpi, tregon mjaft për raportin mes dy ish-bashkëshortëve.
Por pavarësisht të gjithave, dukej se Erioni ende e mbante ndezur zjarrin e dashurisë dhe shpresën se një ditë do të ktheheshin. Kështu organizoi çdo gjë për një Shën Valentin perfekt, por gjërat dolën jashtë parashikimeve të tij dhe Kristina nuk i doli në takim, madje shtoi dozën e fyerjeve dhe kërcënimeve ndaj tij.
Një Shën Valentin i mohuar, një dashuri që është kthyer në urrejtje dhe mijëra euro që nuk kthehen pas.
Për të zbuluar të vërtetën, u desh të bënim një rrugë të gjatë e të lodhshme deri në lagjen Kabash, të Njësisë Administrative të Poroçanit, aty ku në një shtëpi të vjetër sipër një kodre, jeton Kristina dhe familja e saj.
I pari shkon Erioni, me shpresën se do të takohet me Kristinën dhe do të flasë me të në gjuhën e arsyes, e me dëshirën për të gjetur zgjidhje. Por gjërat nuk shkojnë aspak siç shpresuam, pasi situata u agravua sapo Erioni u afrua te shtëpia e ish-gruas dhe u përball fillimisht me motrën dhe nënën e Kristinës.
Prandaj është radha jonë të tentojmë të negociojmë.
Zonjat përmendin gjatë gjithë kohës gjykatën dhe mohojnë se shuma prej 150 mijë eurosh, që Erioni thotë se është në shtëpinë e tyre, ekziston vërtet. Një shenjë e qartë që Erioni nuk do të marrë asnjë kokërr leku nga ato. Por ndërsa flasim, historia merr një tjetër kthesë dhe nga akuzues, Erioni kthehet në të akuzuar.
Motra dhe nëna e Kristinës e akuzojnë të riun për dhunë sistematike në familje, por nuk paraqesin asnjë provë.
Duke parë që agresiviteti vetëm shtohet dhe zonjat nuk lënë radhë për të folur, e ftojmë Erionin të zbresë poshtë në rrugë, me shpresën se vetëm kështu gjërat do të qetësohen. Por pa rezultat... sepse nga maja e murit shfaqet ajo... Kristina, e cila nuk e mban aspak gojën ndaj ish-burrit. Ajo e fyen me fjalë dhe e kërcënon edhe me jetë. Ndërkohë që më pas e akuzon si përdorues të lëndëve narkotike, për dhunë në familje dhe bixhozxhi.
Kjo zonjë mund të thotë çdo gjë të vërtetë, por që nga fillimi i punës sonë e deri në momentet që po flasim, ne kemi dëgjuar telefonata ku ajo e kërcënon ish-burrin, i cili madje ka marrë urdhër mbrojtjeje nga Kristina.
Madje edhe në përballjen tonë pamë se si tri gratë ishin tepër agresive ndaj tij. Sidoqoftë, kjo do të zgjidhet në gjykatë, përveç 150 mijë eurove që Erioni pretendon se janë në stivën e dyshekëve të kësaj familjeje, por që Kristina e mohon vazhdimisht se i ka paratë.
Pavarësisht dyshimit tonë, biseda me ish-gruan e Erionit mbyllet aty, pa asnjë zgjidhje. Madje më shumë sesa për paratë, folëm për dhunë në familje dhe kërcënime me jetë që Erioni i ka bërë ish-gruas. Ky i fundit i mohon akuzat, por pranon se dikur pinte ndonjë cigare hashashi me shokët apo luante bixhoz.
Pra, një cigare me çunat një lloto e pak bixhoz, nuk janë pak gjë për të shkatërruar një martesë, e cila tashmë është kthyer në një luftë pa kompromis mes palëve.
Por ama nuk mund të jenë as shkak për t’ia mbajtur pjesën takuese të parave këtij xx-vjeçari, i cili shfaqet tepër i qetë përballë akuzave. Ah dhe diçka të fundit nëse janë të vërteta pretendimet e Erionit për shumën aq të madhe brenda një shtëpie të izoluar në majë të malit, e këshillojmë Kristinën që paratë t’i çojë në një vend të sigurt.
Në bankë do të ishte vendi ideal./Piranjat news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Javën që shkoi Piranjat ju sollën rrëfimin e shokues të 4 nënanve të dëshpëruara të cilat ndanë të n...
Një investigim disa javor mbi projektin gjigant “Durrës Marina”, i promovuar si një nga investimet më të mëdha në...
Një familje në fshatin “Fshat” të Bashkisë Klos thotë se jeton çdo ditë mes frikës dhe rrezikut, pasi segm...
Një histori që nisi si një lidhje e fshehtë mes dy kolegësh pune, përfundoi në kërcënime, shantazh dhe pasoja t&eum...
Me ardhjen e ditëve të ngrohta, Peshkopia do të çelë sezonin turistik duke mirëpritur vizitorë të shumtë që ...
Në fshatin Poroçan, në malësinë e Gramshit, po ndodh një konflikt që ka në fokus paranë. Dhe protagonistë ja...
Javën që shkoi Piranjat ju sollën rrëfimin e shokues të 4 nënanve të dëshpëruara të cilat ndanë të n...
Një investigim disa javor mbi projektin gjigant “Durrës Marina”, i promovuar si një nga investimet më të mëdha n&eum...
Pak ditë më parë, në redaksinë tonë erdhi një mesazh zanor ku një vajzë që ka pranuar të ndajë histo...
Jemi në Navaricë të Sarandës, aty ku na presin babaë e bir dhe një koleg i tyrë, të cilët pasi kanë punuar pre...