Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...

Në pamje të parë, tenderi i Bashkisë Tropojë për “rehabilitimin e ujëmbledhësit Radogosh”, me vlerë 3,433,064 lekë dhe i firmosur nga kryebashkiakja në detyrë Zyra Islamaj, duket një procedurë e zakonshme. Por pas dokumenteve dhe firmave fshihet një histori krejt tjetër: një kompani e shpallur fituese, pavarësisht dyshimeve të forta për shkelje të kritereve ligjore. Një kontratë e nënshkruar me urgjencë dhe një proces vlerësimi i kryer në mënyrë të dyshimtë brenda të njëjtës ditë.

Si u zhvillua gara
Tenderi u shpall më 31 tetor 2024 dhe procedura u zhvillua më 11 nëntor 2024. Po atë ditë, pa kaluar asnjë orë nga mbyllja e garës, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) shpalli fituese kompaninë HTSH shpk, me ofertën 2,775,235 lekë – dukshëm më të ulët se fondi limit. Në garë morën pjesë gjithsej katër kompani: Florida, Vllaznimi, ASI Invest dhe HTSH. Kontrata u nënshkrua më 2 dhjetor 2024, me një afat zbatimi prej vetëm 45 ditësh.
Ajo që bie në sy pas analizimit të dokumentave është ritmi i pazakontë i procedurës: më 11 nëntor 2024, në të njëjtën ditë, KVO mori, shqyrtoi dhe vlerësoi katër dosjet voluminoze të operatorëve, për të shpallur më pas fituesin. Një proces që normalisht, sipas Ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, kërkon deri në 20 ditë pune për verifikim, nuk mund të mbyllet brenda disa orësh. Ky fakt ngre dyshimin se gara nuk ka qenë reale, por një procedurë e paracaktuar.
Vetëm disa muaj më vonë, në gusht 2025, kompania HTSH shpk bie nën lupën e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Më 11 gusht 2025, KPP shqyrtoi ankesën e “SMO Vatakasi” shpk dhe të vetë HTSH-së për një tender tjetër në Bashkinë Tropojë (rruga Auto Kika – Gj. Dragobis – Qafë Paje). Në vendimin e arsyetuar, KPP theksoi qartë se HTSH nuk disponon licencat NP-5B dhe NS-18A, duke e skualifikuar zyrtarisht.
Ky konstatim zyrtar konfirmon se kompania nuk i përmbushte kriteret bazë të pjesëmarrjes në tendera publikë. Pyetja që lind është e qartë: Si është e mundur që Bashkia Tropojë i dha tenderin e ujëmbledhësit Radogosh një kompanie që ligjërisht rezulton e papërshtatshme?

Në dokumentet standarde të tenderit të ujëmbledhësit, specifikohej se operatori duhet të zotëronte këto licenca profesionale:
NP-1A – Punime gërmimi në tokë
NP-6A – Diga dhe tunele hidroteknike
NS-18A – Punime topogjeodezike
Por, siç vërtetohet nga vendimi i KPP-së disa muaj më pas, kompania HTSH nuk i dispononte këto licenca. Kjo e bën të qartë se fituesi i tenderit jo vetëm që u shpall me shpejtësi të dyshimtë, por edhe në kundërshtim flagrant me ligjin./piranjat.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016
Një histori mashtrimi dhe konfliktesh pronësie ka shpërthyer në Theth, një nga perlat turistike të Alpeve shqiptare. Gjoni, banor ...
Në skutat më të thella të internetit, aty ku fëmijët tanë mund të jenë më të pambrojtur, fshihet një...
Jemi më shumë se 200 kilometra larg nga kryeqyteti, në Cërnicë të Tropojës, aty ku rreth 100 nxënës, të shkoll...
Kjo javë ka nisur me një ngjarje të rëndë, që mund të kalonte fare në heshtje nëse nuk do të kishte të p&...
Ata që dikur lanë gjithçka pas, familjen, shtëpinë për të luftuar për lirinë e Kosovës, sot e gjejnë ...
Në skutat më të thella të internetit, aty ku fëmijët tanë mund të jenë më të pambrojtur, fshihet nj&eum...
Jemi më shumë se 200 kilometra larg nga kryeqyteti, në Cërnicë të Tropojës, aty ku rreth 100 nxënës, të shko...
Një histori mashtrimi dhe konfliktesh pronësie ka shpërthyer në Theth, një nga perlat turistike të Alpeve shqiptare. Gjoni, bano...
Kjo javë ka nisur me një ngjarje të rëndë, që mund të kalonte fare në heshtje nëse nuk do të kishte të ...
SPAK arriti të zbardhet vrasjen e Klevis Lleshit, duke lëshuar disa urdhër-arreste midis të cilëve edhe një nga pjesëtar&eu...