Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
KURBIN- Procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 duket sikur nuk do t’i vijë fundi kurrë. Ka ende shumë familje që nuk kanë gjetur një zgjidhje e të tjera që janë skualifikuar. I tillë është edhe rasti i familjes Marku në Kurbin.
“Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të realizuar me datë 10 janar 2022 është marrë vendimi që pallatet e dëmtuara nga niveli ds4 të kalojnë në nivelin ds5 dhe të shkatërrohen komplet. Me datën 26 qershor të vitit 2024 këshilli Bashkiak Kurbin është mbledhur dhe ka votuar një listë me banorët që do të përfitonin prona. Në këtë listë, familja ime, im atë, nuk ishte përfitues i pronës. Për këtë, iu drejtuam bashkisë me letër zyrtare për të marrë informacion se pse ne nuk e përfitojmë këtë pronë dhe përgjigja që bashkia na kthen e përmbledhur është sepse ju nuk e përfitoni pronën për shkak se ju keni një pronë të dytë që është pjesë e pasurisë familjare. Në muajin korrik të vitit 2021, ne morëm një pronë, që na u dhurua, që është në një bashki tjetër, në atë të Krujës”, thotë Julvin Marku.
Në 19.07.2021 famija e Zef Markut, babait të Julvinit, përfitoi me kontratë dhurimi nga një i afërm i tyre, një ndërtesë në fashtin Gramëz, në njësinë administrative të Thumanës. Dhe ishte pikërisht ky veprim, që i penalizoi duke ju hequr të drejtën për të përfituar pronën që kishin në Kurbin, për të cilën disponojnë edhe certifikatën e pronësisë që nga viti 2011. Për të dalë me këtë vendim, bashkia dhe komisioni i posaçëm i rindërtimit janë bazuar në pikën 3 të aktit normativ nr. 9 i datës 16.12.2019 ku thuhet:
“Nuk është subjekt përfitues individi ose familja që ka në pronësi ose në posedim të ligjshëm më shumë se një banesë, në njësinë e vetqevrisjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, pavarësisht nëse banesa që është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore ka qenë vendbanim i zakonshëm. Në rast se të gjitha banesat në pronësi, ose në posedim janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore, individi ose familja përfiton sipas parashikimeve të këtij akti, vetëm për banesën që në datën e fatkeqësisë natyrore përdorej si vendbanim i zakonshëm”
“Në momentin e ndodhjes së tërmetit familja ime kishte në pronësi vetëm një pronë, që është prona në fjalë, e cila është dëmtuar nga tërmeti. Por nuk është futur historiku se si është përfituar kjo pronë dhe data se kur kjo pronë është bërë e jona. Mendoj se ka dy momente shumë të rëndësishme. Prona është dhuruar, ç’ka do të thotë, ka ardhur jo nga pasuria jonë, por ka ardhur si dhurim. Dhe fakti tjetër i rëndësishëm është që prona është marrë pasi janë mbyllur të gjitha aplikimet e dosjes dhe përfituesit të tërmetit”, shprehet Julvini.
“Në asnjë nen të VKM-ve që kanë dalë pas vitit 2019, ku përcaktojnë kriteret se si dhe kush përfiton nga programi i rindërtimit nuk është e cilësuar që nëse ti mbas vitit 2019, kur ka rënë tërmeti vazhdon jeton dhe zhvillohesh duke përfituar banesa të tjera, nuk ke të drejtë që të përfitosh nga aplikimi për fondet e rindërtimit”, thotë avokati Elton Laska.
Por marrja e një prone të dytë pas tërmetit, nuk është arsyeja e vetme që Bashkia e Kurbinit i përjashton nga programi i rindërtimit. Sipas një dokumeti të fundit, institucioni në fjalë thotë se dosja e Zef Markut u pzullua për aryse se Komisioni i Posaçëm e pa të nevojshme të verifikonte vendbanimin e kësaj familjeje. Dhe pas verifikimit rezultoi që kjo familje të ketë qenë banore e njësisë administrative Thumanë, Bashkia Krujë, si në kohën e rënies së tërmetit ashtu edhe në momentin e aplikimit e deri më datë 24.10.2022.
Diçka e tillë nuk është e parashikuar në aktin normative nr.9, ku janë mbështetur institucionet për të përzgjedhur familjet që përfitojnë nga procesi I rindërtimit. Megjithatë punonjësit e bashkisë së Kurbinit e justifikuan marrjen e vendimit nga ana e tyre me interpretimin e ligjit. Sipas tyre akti normativ ka shumë paqartësi, gjë që ka sjellë konflikte mes institucioneve dhe familjeve shqiptare.
TIRANË- Kërcimtari dhe koreografi Dritan Brama ka rënë pre e një mashtrimi me vlerë 19 milionë lekë të vjetra. B&...
TIRANË- Disa detyrime të papaguara nga klientja Anula Luarasi ndaj firmës së ndërtimit Ermir Star, ka bërë që të ...
TIRANË- Ndoshta shumë pak persona në Tiranë e dinë që nëse merrni një gjobë nga policia bashkiake, nëse taks...
TIRANË- Si mund të acaroni në maksimum një shef kuzhine? Natyrisht nëse i shani ushqimin. Sepse për një shef, ajo çf...
ELBASAN- Çdo ditë e më shumë mashtrimet online po kthehen në një problem serioz për përdoruesit e rrjetit. Format ja...
TIRANË- Prej katër vitesh banorët e rrugës "Kol Kamsi" në kryeqytet sorollaten dyerve të institucioneve të Bashkisë s&...
TIRANË- Botoks kontrabandë, klinika estetike të mbushura me këtë produkt e injektime që kryhen nga njerëz jokopetentë....
VLORË- Dëshironi të kaloni një mbrëmje të paharrueshme në Vlorë dhe nuk dini ku të akomodoheni? Zgjidhjen ju a ja...
ITALIA- Piranjat publikuan disa pamje që i përkasin vjedhjes së një banese në një zonë periferike të Milanos ku d...
TIRANË- Si do të reagonin të tjerët nëse qeni juaj është homoseksual? Përgjigjen na e jep kamera e fshehtë që...