Nga Londra në Madrid, Vjenë, Stockholm e Hagë/ Vala e protestave për Zvërnecin prek qytete të tjera europiane
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...

TIRANA- Çdo mëngjes kur zgjohemi na shfaqen të njëjtat lajme në televizor ose celularë. Skandali i mbrëmshëm, skandali i mëngjesit, skandali që pritet të ndodhë në drekë dhe megaskandali që do ndodhë në darkë...Të gjitha këto të shoqëruara me lajmet e çdo vdekjeje që ndodh në botë, aq sa I kanë zili edhe agjensitë funerale, sepse gjerat me vlerë nuk ia vlen t’i japim si se skanë klikime…Më pas janë programet ku politika bën lavazh special truri, kuintalë me premtime, tonelata me gënjeshtra dhe pak grame seriozitet.
Institucione që nuk janë ngritur për t’i shërbyer popullit por atij që I ka futur në punë. Edhe kultura nëpër lajme është gjithmonë në fund, para horoskopit, Madje horsokopi nuk mungon kurre, kultura… Politikanë që për të gjitha gabimet që kanë bërë e bëjnë, të vetmit që duhet të paguajnë janë qytetaret! Prandaj fjala "përgjegjësi" për politikanët nuk ekziston..E ndërsa një pjesë e madhe e shoqërisë pret e humbet kohë që këta që kanë dhjetra vite duke gabuar të bëjnë mirë, po humbasim çdo ditë qytetare te vyer qe I vetmi gabim qe kane bere, është që u rriten duke bërë mirë pa kërkuar asgjë në këmbim…
Çmimet që rriten. Të rinjtë që bëjnë valixhet, prindërit e tyre që I përcjellin në lotë, dhe ne, që vazhdojmë të përballemi çdo ditë me betejën ndaj padrejtësive duke ecur si fantazma nëpër një qytet të shtrëmbëruar që s'e njohim më dhe ku veshtirë të gjesh më diçka që të ketë mbetur ende në këmbë, e njëjtë, nga fëmijëria jonë…
Të gjitha këto, të bëjnë të të duket sikur shpresa po shuhet dalëngadalë si drita e një qiriu... Të ndihesh sikur je një nga shume ingranazhet në duart e atyre me pushtet. Të ndihesh sikur gjithçka që ndikon në jetën tënde vendoset diku larg, në zyra që s'i ke parë kurrë, nga njerëz që s'i ke takuar kurrë, dhe më e keqja, që kurrë nuk kanë pyetur, veten jo e jo, por as neve nëse e kanë bërë mirë detyrën ndaj qytetarëve dhe atdheut.
Ne në këto ujëra kemi notuar si popull, keq, keq e më keq, shumë keq, sa keq, ska më keq se kaq keq…Gati gati I dimë rolet që do kemi në shoqëri që kur ngjizemi, nuk ka nevojë të na I mësojnë…Ky do linde I pafuqishëm, këta do lindin kokështypur, këta shërbëtorë në kurriz të të pafuqishmëve dhe të bindurve kokështypur…Këta do lindin të shtrëmbër e do shtrëmbërojnë këta të drejtët qe I shtrëmbri të ngjajë I drejtë e I drejti të ngjajë I shtrëmbërt…Jemi kthyer në një shoqëri mosbesuese. Nuk pyesim fare nëse dikush na bën keq, por kur dikush na bën mirë, aty po pyesim: Po ky pse e bëri këtë? Çfarë fiton ky që më beri mirë mua? Ku do me dal ky me këtë mirësinë? Kudo, në rrugë, ti I hap rrugë dikujt dhe ai jo vetëm s’te thotë faleminderit por të pyet: Ça ke që shef! Gjithë kjo ngarkesë e panevojshme kudo, kur hyn në autobus, kur qëndron në radhë, kur takon dikë në shkallë... gjithmonë me dyshim, gjithmonë gati për luftë.
Por ka diçka që ky vrer që qelbet nga koka e zbret deri tek femijet në kopësht, nuk na e marrin dot. Mirësinë.
Mënyrën si sillemi me njëri-tjetrin.
Kur të them "mirëmëngjes" ta them me gjithe zemër. Mund t'i liroj vendin dikujt në radhë, pa u ankuar. Mund ta mbaj derën hapur për një te moshuari që vjen prapa meje. Mund t'i buzëqesh dikujt që duket se e ka ditën e keqe. Mund t’ja fal nje gabim nje adoleshenti. Këto janë gjëra që mund t’I bëj kushdo.
Shkenca ka treguar e provuar, që kur dikush të sillet mirë, përveçse të zbukurohet dita, je i prirur të bësh edhe ti diçka të mirë, sado të vogël.
E di që këto nuk i zgjidhin hallet e mëdha. Nuk e ndreqin korrupsionin. Nuk na i ulin çmimet. Nuk e rregullojnë sistemin e drejtësisë, apo spitalin ku s'gjen ilaç. Nuk i kthejne ata që ikën.
Por... por mund të zbusin sadopak egërsinë e këtij sistemi. Mund të krijojnë një hapësirë të vogël, ku njeriu ende është njeri.
Sepse në fund, kjo është ajo që na ka mbetur. Njeri-tjetri. Dhe nëse s'kujdesemi për këtë, nëse e humbim edhe këtë...
...atëherë vërtet s'na mbetet më asgjë.
Po të kisha mundësi, do doja t’ju përqafoja një nga një, të gjithë juve që po na shihni në këtë moment. Normal, pa ju kërkuar asgjë në këmbim.
TIRANA- Drejtuesit e institucioneve tona, të cilëve iu vihen në dispozicion, automjete bashkë me shofer, e nganjëherë edhe me ba...
TikTok-eret TIRANË- Në epokën dixhitale, TikTok është bërë një nga platformat më të ndjekura nga shqiptar...
foto ilustruese DURRËS- Elvisa është një zonje nga qyteti i Durrësit, rezidente në në Itali. Rreth një vit më...
foto ilustruese TIRANË- Emisioni “Piranjat” solli disa denoncime të tjera për Bordin e Mbikëqyrjes Publike, institucionin ...
foto ilustruese TIRANË- Siguria juridike në Shqipëri është në nivele minimale, dhe këtë e kanë pranuar në...
foto ilustruese PRISHTINË- Këto nuk janë pamje që vijnë nga India apo Afganistani, por nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, i...
foto ilustruese TIRANË- “Ma jep kamerën të shoh xhirimet, ma jep kamerën këtu! Merre Policinë po deshe“.&nb...
TIRANË- Një është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës. Si&cce...
SHKODRA- Rasti i mbrëmjes së kësaj të premteje në ka çuar në Bushat të Shkodrës, aty ku një mësu...
PRISHTINA- Këto nuk janë pamje që vijnë nga India apo Afganistani, por nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, i cili po mbytet n&e...