INVESTIGIME

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje! Toska: Duan të më largojnë nga puna padrejtësisht! Ish-drejtori i shkollës largohet! AKPA ’’kyç gojën’’, rojet dhunojnë gazetarin

M.B. Përditësimi i fundit 23 Maj 2025, 22:48

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje! Toska: Duan të

SHKODRA- Rasti i mbrëmjes së kësaj të premteje në ka çuar në Bushat të Shkodrës, aty ku një mësuese e lëndëve Biologji-Kimi rrezikon të mbetet pa punë, pasi ish-drejtori i shkollës tashmë ka kaluar mësues dhe ka marrë nga orët e saj të mësimit, e dalëngadalë duke i zënë vendin e punës me 20 orë të plota.

Dhe sikur të mos mjaftonte e ka larguar dhe një vit nga borderoja e shkollës gjatë kohës që ajo ishte me leje lindjeje. E gjitha kjo me sa duket me një qëllim të mirëmenduar. zënien e vendit të punës. Ndërkohë që për të hapur vend për orët e ish-drejtorit, mësueses i reduktohet plani mësimor.

Këtu është vetëm fillimi, ku nisin dhe shkeljet që sot rrezikojnë që një mësuese me rreth 15 vite eksperiencë të hidhet në rrugë. Drejtori Kapedanja, del në pension, dhe në vendin e tij komandohet Elis Celepia, i cili sapo merr detyrën, e thërret në zyrë mësuesen, duke i komunikuar se në qershor i mbaron kontrata dhe kështu duhet të largohet nga puna.

Për ta sqaruar mirë, kemi përballë njëri tjetrit dy mësues të së njëjtës lëndë biologji - kimi, në një shkollë ku mësojnë rreth 110 nxënës. Aktualisht secili nga mësuesit nuk plotëson normën mësimore. Por përderisa mësuesja ka qenë definitive që në 2011 me 20 orë në jave, pse ndodhi që u ndanë orët duke shtuar zotin Shimaj? Përgjigjia është e thjeshtë, duan ta mbajnë me patjetër në shkollë.

Thënë shkurt, drejtori i atëhershëm, ka vënë në siguresë vendin e punës për një moment të dytë që mund të mos ishte në post drejtues. Duket një skemë e mirëmenduar në kurriz të kolegës, e cila sapo kishte sjellë në jetë vajzën pa e kuptuar aspak atë që po ndodhte në shkollë gjatë mungesës së saj.

Ndërkohë që sot i kërkohet që të futet në një garë që sipas Vjoselës është e pabarabartë, por dhe sipas ekspertëve të arsimit, pasi siç shprehet Nora Malaj, gara është e pabarabartë ndërsa shton se Vjoselës i janë shkelur dy të drejta themelore. Ndërkohë në takimin që patëm me mësues Shkëlqimin, ky i fundit nuk jep asnjë përgjigje, duke ikur me vrap sa në oborr e sa nëpër zyra.

Ndërsas pas takimit me profesor Shkëlqimin që nuk shkoi dhe aq mirë u nisëm drejt Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, të cilët mund të na japin arsyet e këtij lëmshi në dëm të një mësuesje në karrierë. Takimi i parë nuk shkoi mirë, dhe përveç agresivitetit të rojeve të sigurisë, nuk morëm asnjë përgjigje nga zonja Etleva Gjelaj, drejtoreshë e këtij departamenti.

Kështu që e provuam sërish, dhe këtë herë drejtoresha ishte më e gatshme të na përgjigjej, pasi mesa duket ka marrë dhe informacionin e duhur që të kishte disa argumenta më tepër, në lidhje me këtë situatë.... Por dhe këtu nuk morëm një përgjigje ligjore, pasi nga biseda kuptohet qartë që zonja Gjelaj dhe drejtoria që drejton e kishin ndarë mendjen që Shkëlqim Shimaj do të ishte mësuesi definitive, pavarësisht se ka një garë përpara.

shkodra

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë