Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie, një tjetër plagoset
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Durrës–Tiranë, ku dy automjete janë pë...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe t&e...
Dashi Gjatë ditës mund të ndjeni nevojën për të ndryshuar diçka në rutinën tuaj. Sa i përket punës, ...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Emisioni Piranjat trajtoi rastin e një historie dashurie me fund aspak të lumtur, që çoi në izolimin dhe shkatërrimin psikologjik të një gruaje. Një marrëdhënie ku viktima është nëpërkëmbur aq shumë, sa që nuk kishte më besim tek askush, madje as tek drejtësia.
Por rrëfimi i gruas 38-vjeçare, e cila në fillim njohu një partner ideal, të dashur dhe të përkushtuar, ama vetëm në fillim, pasi në pak kohë gjithçka për të u kthye në dramën më të madhe të jetës.
Ajo tregon se ka vazhduar një lidhje me Aleksandër Ndocin nga fundi i vitit 2018. Nga viti 2018 deri në 2019, nuk kanë pasur ndonjë raport shumë të afërt për arsye se ajo ishte jashtë shtetit në Europë, ndërsa ai në Angli. Ata u njohën në qytetin e Lezhës. Në fillim, ai ishte i sjellshëm, sepse më shumë kalonin kohë në telefon sesa personalisht. Pas një viti, bashkëjetuan për dy-tre muaj.
Ai ikte në Angli, ajo në Gjermani, Zvicër ose Europë. 2018–2020 kishte një raport shumë të mirë me të. Ai nuk e linte të dyshonte për asgjë dhe ishte shumë i kujdesshëm ndaj saj.
Pra, një marrëdhënie që, pavarësisht distancave fizike të partnerëve, funksiononte mirë dhe nuk kishte shenja krisjeje. Por pas dy vitesh, kjo kartolinë e një çifti ideal do të merrte goditjet e para.
Marjana tregon se në vitin 2020 Aleksandri filloi të ndryshonte.
"Unë e zura me dikë tjetër, dhe nga aty filloi të bëhej më agresiv, edhe pse unë e shikoja vetë, ai nuk e pranonte që kishte lidhje. I thashë: 'Kush është kjo?' Ajo vajzë më tha që ai ishte fejuar me të. Në të njëjtën kohë që më kishte njohur mua, kishte njohur edhe atë."
Me bindjen se raporti dyvjeçar do të merrte fund aty dhe secili do të shkonte në punën e tij, pas dy-tre ditësh, në moment që dilte nga shtëpia, ai i del para dhe e nxirrte nga makina me dhunë, duke thënë: "Ti nuk do ndahesh, ne do jemi bashkë, se unë të dua."
Nga ky moment, sjelljet e Aleksandrit nuk kishin më lidhje me ato të personit të mëparshëm, të përkushtuar dhe të kujdesshëm.
Gjithçka u kthye në dhunë dhe imponim: "Do të qëndrosh me mua, se dua unë."
Marjana tregon se shpesh herë ai e thërriste te shtëpia e motrës: "Hajde, duhet me fol," por asnjëherë nuk kuptoheshin. Thjesht duhej të rrinte me të. Ajo mendonte se ai kishte gabuar, por do të ndryshonte, pasi kështu i thoshte.
Në këtë periudhë, familjarët e Marjanës nuk dinin asgjë për marrëdhënien. Në 2021, edhe pse nuk i kishte treguar familjes, vendosi t’i jepte një mundësi tjetër Aleksandrit dhe shkoi të jetonte me të në Angli, ku përmes shoqërisë së tij gjeti një italian për dokumentacionin. Pas gjashtë muajsh, ajo bashkëjetohej me Aleksandrin.
Ky ishte një shans i dytë për të rikthyer raportin e humbur. Por dy muaj më vonë, ai lëviz drejt Shqipërisë dhe e surprizon partneren me një lajm që do të përmbyste sërish botën e saj: Aleksandri kërkonte të manipulojë Marjanën për të mbajtur nën kontroll si të dy, ashtu edhe gruan tjetër me të cilën do të kishte fëmijë. Kjo "ofertë" nuk pranohet nga Marjana, gjë që acaroi raportin në çift.
Pavarësisht se ajo e pranoi lidhjen e tyre si diçka ilegale sipas kërkesës së tij, Aleksandri nuk ndalej me dhunën psikologjike dhe fizike. Marjana tregon se ai i jepte ilaçe pa dijeninë e saj, si Xanaks, duke e mbajtur të humbur dhe të varur. Çdo gjë që ai thoshte ishte kthyer në ligj për të, duke kontrolluar deri tek psikologu dhe psikiatri ku ajo duhej të drejtohej. Dhuna psikologjike ishte kamufluar si përkujdesje, por ishte po aq e rrezikshme sa dhuna fizike.
Ai e kontrollonte gjatë gjithë ditës, duke verifikuar nëse kishte marrë ilaçet, pavarësisht përpjekjeve të saj për të rezistuar. Çdo tentativë për t’u larguar përfundonte me dhunë dhe përndjekje.
Pritje, ndalesa të dhunshme në rrugë, takime që premtonin qetësi por përfundonin gjithmonë me dhunë.
Marjana vinte gjithmonë me çantë në shpinë për të ikur sa më larg, duke përjetuar bigami, përndjekje, presion psikologjik dhe dhunë fizike të vazhdueshme. Duke parë se situata kishte dalë jashtë kontrollit dhe se policia nuk po merrte seriozisht çështjen, ajo bëri denoncimin në komisariatin e Rrëshenit.
Aleksandri e ndjek deri në Tiranë, ku Marjana ishte për një problem shëndetësor.
Policia nuk ndërhynte, përveç një drejtuesi që zgjidhte gjërat privatisht me telefon. Në këto kushte, Marjanës i duhej të shkonte në Tiranë për takim me përfaqësuesen ligjore, por aty del përsëri Aleksandri, duke kërcënuar të afërmit e saj.
Menjëherë njoftohet komisariati nr. 2 në Tiranë, dhe Aleksandri përfundon 72 orë arrest me burg, më pas arrest shtëpie. Marjana merr urdhër mbrojtjeje për një vit, vendim që nuk u respektua nga i dënuari, i cili e përndiqte edhe online.
Marjana i drejtohet DRVP Lezhë, ku bëhet edhe kallëzimi i radhës./piranjat news
Piranjat news Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Niku, 38-vjeç nga Tirana, është mashtruar me 220 mijë euro nga burri i hallës së tij, pas një marrëveshjeje për...
Pas 12 viteve në Siri, mes tmerrit të ISIS, luftës dhe kampeve të ferrit, Eva Dumani, tashmë 20 vjeçare, është kthye...
Një javë më parë “Piranjat” treguan historinë e ish-bashkëshortëve Leonard Marku nga Vau i Dejës dhe Gjovana...
Ky është një call center i gatshëm për t’u hapur në kompleksin e pallateve Delijorgji, ndërsa këta jemi ne, bashk&...
Më datë 14 shkurt 2026, në kuadër të fazës së 7-të të operacionit “Relay”, zhvilluar nga Policia e Ti...
Niku, 38-vjeç nga Tirana, është mashtruar me 220 mijë euro nga burri i hallës së tij, pas një marrëveshjeje për...
Pas 12 viteve në Siri, mes tmerrit të ISIS, luftës dhe kampeve të ferrit, Eva Dumani, tashmë 20 vjeçare, është kthye...
Një javë më parë “Piranjat” treguan historinë e ish-bashkëshortëve Leonard Marku nga Vau i Dejës dhe Gjova...
Ky është një call center i gatshëm për t’u hapur në kompleksin e pallateve Delijorgji, ndërsa këta jemi ne, bash...
Jemi në Vlorë, aty ku mes zhurmës së qytetit, detit të trazuar nga moti i keq dhe turistëve që ikin dhe vijnë, ka lind...