Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË - Pak kohë më parë, mandarina u kthye në armikun më të madh të konsumatorëve shqiptarë. Kjo, për shkak të pranisë së dy pesticideve të ndaluara, të cilat rrezikojnë rëndë shëndetin.
“Ka efekte kancerogjene, ka efekte mbi sistemin e qarkullimit të gjakut, ka efekte mbi çrregullimet, keqformimet në lindje. Ka problem me infertilitetin, çrregullon sistemin imunitar. Patjetër, të gjitha problemet në sistemin tonë tretës, gjitha këto kancer dhe tumore që shikojmë në zorrën e trashë, patjetër që vijnë nga efektet që kanë këto pesticide. Demencia sot ndjehet në një mënyrë kolosale dhe patjetër vjen nga dëmtimet që këto pesticide shkaktojnë në sistemin tonë nervor. Nuk përjashton asnjë, por fëmijët e ndiejnë akoma më tepër, nënat shtatzanë… janë fatale për ato”- shprehet mjeku specialist Ilir Alimehmeti.
Por a ishin mandarinat produktet e vetme me ngarkesë pesticidesh të ndaluara në vendin tonë? Duket se jo.
Menjëherë pas skandalit të mandarinave, Piranjat u interesuan pranë laboratorit të akredituar në Shqipëri, Tenuis për të mësuar nëse kanë konstatuar pesticide të tjera të ndaluara nga analizat e vetkontrollit të subjekteve dhe përgjigja që morën ishte shokuese. Vetëm për vitin 2024 janë gjetur plot 35 pesticide të ndaluara gati në të gjitha zonat e vendit, në një gamë produktesh që ne i konsumojmë çdot ditë, duke filluar nga produktet bimore, erëzat, bimët medicinale, frutat, perimet, e deri te ulliri, vaji i ullirit, peshku i rezervatit apo dritherat.
“Ka pesticide që gjenden në briosh, pasi vijnë për shkak të produkteve që kanë, drithërave dhe mund të jenë futur. Në ullinj, për shembull, në konserva ullinjsh, në vaj ulliri, nuk i vete mendja njeriut, pasi është një produkt që ka për brenda produkte bimore. Janë gjetur në bimë medicionale apo bimë aromatike, majdanoze apo kopër. Ai që është gogoli i të gjithëve është Clorpirifosi, pasi ka besoj 3-4 vite që është ndaluar dhe akoma mbeturinat që gjenden kudo në vende jo shumë të zhvilluara të Europës. Klorpirifosi, metilin, cikloate, dikofenol, dieldrin. Diel Drina është përdorur që në kohën e Enverit dhe përsëri gjendet akoma këtu. Dime piperate, ditalmifozë, dodemorfë gjenden jo vetëm në mandarina, por gjenden në të gjitha frutat dhe perimet, në bimë medicinale. I gjen edhe në tokë, në ujë të pijshëm.”- sqaroi eksperti i sigurisë ushqëimore, Sokol Abazi.
Ky është alarmi që ngrenë ekspertët. Po Ministria e Bujqësisë, institucioni përgjegjës për këto raste, si ka reaguar? Pas informacionit që Piranjat morën nga laboratori “Tenuis”, iu drejtuan me shkresë zyrtare ministrisë për të kuptuar nëse janë në dijeni të kë kësaj situate skandaloze. Në përgjigjen e kthyer, ky institucion sqaron se AKU nuk disponon informacion mbi rastet e konstatimit të pesticideve, edhe pse ai është organi përgjegjës për garantimin e sigurisë ushqimore në vend. Gjithashtu, shton se janë interesuar pranë laboratorëve që kryejnë këto analiza, por nuk kanë mundur ta marrin informacionin për shkak të konfidencialitetit që laboratorët duhet të ruajnë ndaj klientëve të tyre.
Domethënë, ekspertët dalin publikisht duke folur për prezencë të pesticideve të ndaluara që qarkullojnë lirshëm në vendin tonë. Komisioni europian ngre alarmin për mandarinat me pesticide të rrezikshme, ndërsa ministria deklaron se nuk mund ta marrë atë informacion?
“Mjafton vetëm një urdhër prokurorie dhe ministria mund t’i identifikojë fare lehtë produktet që kanë këto ngarkesa dhe kompanitë që i tregtojnë”- sqaron Sokol Abazi.
Në këto kushte, Piranjat u përballen me ministren Anila Denaj për ta pyetur se cila është arsyeja që nuk kanë marrë masa deri më sot, pasi ende vazhdojnë të qarkullojnë 35 pesticide edhe pas skandalit të mandarinave. Por në vend që të jepte një sqarim, ministrja zgjodhi të bëjë lojëra fjalësh duke dhënë përgjigje cinike.
Pas këtyre fakteve skandaloze, Piranjat i bëjnë vetëm një thirrje kryeministrit të qeverisë shqiptare: Merrni masa urgjente sot, sepse nesër do të jetë vonë.
ITALI- Autoritetet italiane kanë nisur një hetim për dhunimin e grupeve të xhirimit të emisioneve investigative 'Piranjat' dhe 'Le Ie...
KOSOVA- Egzon Halili një 29 vjeçar nga Kosova dhe Linda nga Shqipëria para 3 vitesh të martuar me njëri tjetrin së fundmi...
RROGOZHINA- Një javë më parë, ndamë historinë e 55-vjeçarit nga Kruja, Albert Skura, i cili është në k&eum...
Piramida e Tiranës TIRANË - E ndërtuar në vitin 1988, tre vite pas vdekjes së Enver Hoxhës, Piramida e Tiranës, ësh...
ROSKOVEC- Më datën 29 dhjetor 2023 kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, ndërmori nismën për rishikimin e...
TIRANA- Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj duket se i ka zënë të papërgatitur socialistët, të ci...
Fasoneri DURRËS- Bisnezi i fasonerisë, prej vitesh është një nga industritë prodhuese më fitimprureset në Shqip&eum...
DIVAJKË- Një video shokuese, e një qeni të gjakosur dhe në gjendje dukshëm të rënduar, na erdhi pak ditë më ...
Erlind Sula TIRANË- Një 26-vjeçar me emrin Erlind Sula, u paraqit pak ditë më parë në zyrat të emisionit Piranjat...
Foto BUSHAT- Landfilli i Bushatit është një nga investimet më të mëdha të qeverisë në Bashkinë e Vau...