Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

TIRANA- Në mars të këtij viti, pas paralajmërimeve të mëhershme nga Kryeministri, qeveria shqiptare vendosi të mbyllë për një periudhë njëvjeçare aksesin në aplikacionin TikTok, duke e konsideruar atë një rrezik për sigurinë kombëtare dhe edukimin e të rinjve. Por përtej retorikave politike, reagimet më të forta nuk erdhën nga ekspertët, por nga vetë përdoruesit – dhe më të prekurit duket se ishin vetë tiktokerët, të cilët e kanë kthyer platformën në një mjet fitimprurës dhe burim të rëndësishëm të ekspozimit të tyre publik.
Megjithatë, frika se TikTok do të zhdukej nga jeta virtuale shqiptare nuk zgjati shumë. Instalimi masiv i aplikacioneve VPN bëri që përdoruesit në Shqipëri të vijonin aksesin, ndërsa shumë nga tiktokerët më të ndjekur jetojnë jashtë vendit dhe nuk u prekën nga bllokimi. Platforma vazhdoi të funksionojë dhe, bashkë me të, rifilluan edhe përplasjet e zakonshme publike, që shpesh kalojnë kufijtë e debatit të shëndetshëm.
Një nga rastet më të komentuara është ai i Matildës, një tiktokere me mbi 400 mijë ndjekës, e cila është njohur për videot e saj me humor, biseda interaktive dhe veçanërisht për angazhimin në kauza humanitare. Ajo është kthyer në një figurë publike me ndikim, por njëkohësisht edhe në shënjestër të sulmeve të përsëritura nga një grup grash që janë po ashtu aktive në TikTok.
Zanafilla e përplasjeve duket të jetë një incident humanitar: aksidenti i një gruaje nga Malësia e Madhe, Mimoza, gjithashtu aktive në TikTok. Për ta ndihmuar, Matilda dhe ndjekësit e saj organizuan një GoFundMe për transportin dhe trajtimin e saj në Itali. Nisma u përshëndet nga shumë ndjekës, por nxiti reagime të ashpra nga një grup i drejtuar nga Dorina Meta, një 37-vjeçare nga zona e Lushnjës, e cila e akuzoi publikisht Matildën për manipulim dhe përfitim të padrejtë nga paratë e donatorëve.
Pas kësaj, nisi një fushatë e mirëorganizuar denigrimi ndaj Matildës dhe miqve të saj virtualë, me fyerje dhe shpifje të përsëritura në transmetime live. Vetë Matilda ka rrëfyer historinë e saj të vështirë në Itali, ku, sipas deklarimeve të saj, ka qenë viktimë e një rrjeti shfrytëzimi, dhe si njohja me bashkëshortin aktual e ka ndihmuar të rindërtojë jetën dhe të ndihmojë të tjerët.
Por, në vend që rrëfimi i saj të shërbente si frymëzim, ajo u përball me akoma më shumë sulme. Gratë e grupit kundërshtar e akuzuan për gënjeshtra dhe “hajdutëri” në lidhje me fondet, ndonëse nuk është paraqitur asnjë provë zyrtare kundër saj. Ndërkohë, Matilda ka vazhduar të shpërndajë raste të tjera humanitare, përfshirë një iniciativë që çoi në mbledhjen e 70 mijë eurove për një të sëmurë rëndë, e cila përfundoi me sukses dhe u përshëndet nga qindra ndjekës.
Sulmet e vazhdueshme, me një gjuhë shpesh të papërmbajtur, me sharje e akuza personale, kanë filluar të duken si përndjekje sistematike. Përveç Matildës, edhe personazhe të tjerë të njohur janë përfshirë në këtë “luftë virtuale”, e cila shpesh kalon në raportime për ofendime me natyrë seksiste, përgojime mbi marrëdhënie intime dhe një lloj “moralizmi të dhunshëm” nga gratë e grupit kundërshtar.
Kjo ngjarje e ka kthyer edhe një herë vëmendjen te fenomeni i bullizmit digjital në Shqipëri, sidomos ndaj grave që guxojnë të ekspozohen publikisht dhe të kenë ndikim social. Rrjetet sociale, që duhet të jenë hapësira komunikimi e bashkëpunimi, shpesh po shndërrohen në arenë linçimesh dhe përçarjesh, ku nuk kursehen as tragjeditë personale.
Pavarësisht presionit, Matilda ka deklaruar se do të vazhdojë të ndihmojë personat në nevojë dhe se nuk do të tërhiqet përballë sulmeve. Ndërkohë, komuniteti i TikTok-ut shqiptar mbetet i ndarë: mes mbështetjes për bamirësinë dhe përfshirjes në grindje që shpesh kalojnë çdo kufi etik.
TIRANË- Më datë 30 prill 2025, disa ditë para zgjedhjeve elektorale, Sekretarja e Përgjithshme e Drejtorisë Juridike të Ase...
TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi iu është përgjigjur akuzave të Opozitës në lidhje me manipulimin e votave t&...
TIRANË- Videoja e një vajze në gjendje të rënduar emocionale bëri xhiron e rrjetit dy javë më parë, duke tronditu...
KUKËS- Ky Zotëri është Dardan Krasniqi, një 34 vjeçar nga Prizreni. Prej gati 1 viti ai nuk ka asnjë komunikim me vajz&eu...
foto ilustruese TIRANË- “Piranjat” kanë sjellë herë pas here raste mashtrimi me pasoja të rënda financiare, por k...
ELBASAN- Në hyrje të Spitalit Rajonal të Elbasanit, fare pranë rrethimit, ka banesa dhe biznese të ndërtuara rreth 30 vite m&eum...
TIRANË- Keni menduar ndonjëherë se cili mund të jetë mashtrimi perfekt? Në fakt janë shumë dhe vështirë t&eu...
TIRANË- Një nga shqetësimet kryesore të sistemeve demokratike është integriteti i institucioneve publike, e në varësi ...
TIRANË- I dashur popull, të dashur çyrykë, të dashur patronazhistë e patronizhiste. Si fillim, dua t’ju them që p&e...
foto ilustruese TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 11 majit që u zhvilluan një dit&e...