Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Urdhëri i Stomatologut nuk të bën stomatolog. Kjo zonjë, e cila pretendon se është dentiste profesioniste, quhet Genta Elezi Shaholli dhe ka një klinikë stomatologjike në qytetin e Shijakut. Dhe me një fjali të vetme, sapo na vërtetoi se në qarkullim ka mjekë dhe klinika stomatologjike jashtë juridiksionit të Urdhërit të Stomatologut.
Në realitet, përpara se ta takonim, u interesuam te ky institucion që përfaqëson mjekët stomatologë nga i gjithë vendi, dhe përgjigja nuk linte vend për dyshime:“Znj. Gentiana Elezi Shaholli nuk rezulton të jetë licencuar si stomatologe pranë Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë”, thuhet në përgjigjen që na erdhi me shkrim.
Pra, shkurt e qartë: një dentiste e paligjshme, pasojat e së cilës i ka vuajtur kjo 23-vjeçare nga Shijaku.
Një pafundësi problemesh që e kanë alarmuar të renë, e cila është bindur se duhet ndërhyrë urgjentë për të sistemuar dhëmbët.
Dicka jo aq e zakonshme në klinikat dentare, por që për vajzën nuk ka krijuar ndonjë problem. Për më tepër që kishte referenca tepër të besueshme. Dhe meqë në mes ishte mami, dentistja tregohet tepër bujare. Një ofertë tunduese për një studente, e cila e sheh si një rast për të mos u humbur. Ndaj vajza bën pagesën dhe doktoresha nis punën.
Por me vendosjen e maskerinave nisin edhe shqetësimet e para. Patienten vazhdojnë t’i shtohen dyshimet ndaj profesionalizmit të kësaj zonje, e cila ka marrë atributet e stomatologes. Pseudodentistja kërkon ta qetësojë pacienten dhe ta bindë se gjithçka do të rregullohet, por kjo e fundit duket e vendosur të tërhiqet nga ky eksperiment që po bëhej me gojën e saj.
Por edhe pas operacionit që supozohej të kishte bërë, zonja duket se nuk e prish aspak terezinë, pavarësisht se ditët kalojnë.
Këtu duhet të sqarojmë që vajza nuk po kërkon asgjë më shumë sesa lekët e saj. Asnjë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar, edhe pse do të ishte gjëja më logjike. Ndaj në këtë situatë, vajza i drejtohet policisë.
Në fakt, kjo metodë pune e ndjekur nga zonja Genta nuk është e panjohur, pasi në vitin 2023, në një lajm të publikuar, flitet për një rast mashtrimi i cili është hetuar nga Prokuroria e Tiranës pas denoncimit dhe dënimit të dhënë nga Gjykata e Korçës.
Por me sa duket, nuk ishte e thënë që çdo gjë të ndalej dy vite më parë. Sepse ushtrimi i profesionit të dentistes nga ky person i paautorizuar do të vazhdonte, madje duke shkaktuar probleme serioze te pacientët.
Për të kuptuar më mirë se si procedon kjo zonjë, vendosim ta provojmë vetë, përmes një bashkëpunëtoreje tonë që hiqet si paciente. Duhet pranuar që zonja është tepër e komunikueshme dhe e kujdesshme me pacienten e re, të cilës — njëlloj si profesionistët e fushës — më parë i ka kërkuar të kryejë një grafi të dhëmbëve.
Por pasi i jep një diagnozë aspak normale, e cila na alarmoi edhe neve, vendosëm ta dërgojmë menjëherë aktoren tonë në dy klinika të specializuara në Tiranë. Tani le të kthehemi edhe një herë te pseudodentistja e Shijakut, e cila, me sa duket, jo vetëm bën një punë jashtë kapaciteteve të saj, por madje shpik anomali të dhëmbëve te pacientët.
Me “1000% siguri”, të premten nisim sërish drejt Shijakut.
Ndërsa dentistja po shqyrton kërkesën e babait për t’i bërë vajzës 23-vjeçare dhëmbët sipas modelit të propozuar prej tij, në derë papritur shfaqet një mike e paftuar — denoncuesja jonë.
Në fakt, dhëmbët e mamit janë skandali më i vogël në këtë histori abuzimi, e cila nis nga mospasja e licencës dhe vijon me metodat aspak profesionale të kësaj zonje. Ndaj vendosim ta takojmë vetë nga afër “dentisten” tonë.
Që në fillim ajo mohon të mos ketë licencë, edhe pse në të gjitha klinikat stomatologjike, licencat, diplomat dhe NIPT-i janë të ekspozuara për pacientët — por jo në rastin e kësaj zonje.
Një individ, pavarësisht shkollimit që ka, nuk mund të ushtrojë funksionin e mjekut stomatolog nëse nuk ka licencë dhe nuk është anëtar i Urdhrit të Stomatologut. Kjo është e vërteta, ndaj çdo diskutim tjetër nga kjo zonjë është tentativë për të shmangur përgjegjësitë. Për më tepër që rastet me pacientë të pakënaqur janë të përsëritura.
Përtej paligjshmërisë në ushtrimin e profesionit, kjo zonjë kryen edhe evazion fiskal, pasi qoftë denoncueses, qoftë nënës së saj, nuk u ka dhënë asnjëherë një faturë të rregullt tatimore. Pasi kemi mbyllur këtë diskutim me pseudodentisten, drejtohemi në Komisariatin e Policisë së Shijakut për të depozituar kallëzim ndaj kësaj shtetaseje.
Reagimi i këtij institucioni ishte i menjëhershëm.
Paralelisht, vendosim në dijeni edhe institucionin përgjegjës, ISHSH, ku nga kontrolli i tyre rezulton se Genta Elezi Shaholli nuk disponon lejen e ushtrimit të profesionit. Sakaq, në mungesë janë konstatuar edhe: akti i miratimit higjieno–sanitar, libreza shëndetësore dhe raporti mjekoligjor, raporti i analizës së ujit, certifikata e dezinfektimit dhe kontrata e menaxhimit të mbetjeve spitalore. Se çfarë ka pasur të rregullt në këtë klinikë, vetëm mendja e zonjës Genta mund ta dijë. Sidoqoftë, rëndësi ka që institucionet reaguan menjëherë.
Në këto kushte, u vendos masa administrative: “vendim i ndërmjetëm në marrjen e masës urgjente”, pezullim i aktivitetit për një afat 30-ditor, deri në pajisjen me dokumentacionin ligjor./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, kryefjalë e Partisë Socialiste ishte shëndetësia falas, mbështetja sociale, pensi...
Në emisionin investigativ “Piranjat”, 25-vjeçari Ardit Lala ka denoncuar një padrejtësi që i është bër&e...
Lajmi i ndalimit të Federica Mogherinit nga policia belge bëri bujë të madhe në fillim të kësaj jave në të gjith&...
Tre javë më parë sollëm në vëmendje historinë e Sonila Gegës, e cila prej më shumë se dy dekadash nuk mund t...
Sulltane Picari, një 77-vjeçare nga Vora, prej dy vitesh endet rrugëve bashkë me djalin e saj, Altinin, i cili vuan nga çrregulli...
Një javë më parë, emisioni Piranjat solli historinë e një nëne të re, e cila prej 7 vitesh endej dyerve të instit...
Më datë 8 tetor 2025, minatorët e Spaçit nisën protestën dhe më pas grevën, jashtë ambienteve të kompanis&...
Disa emisione më parë ju kemi treguar për situatën e parkimit në QSUT, qendrën më të madhe spitalore në vend, ku ...
Një shtëpi thuajse e rrënuar, ku një nënë rrit e vetme tre fëmijët e saj, mes varfërisë ekstreme dhe pamund&...
Një tender i dyshimtë në Bashkinë Malësi e Madhe ngre shqetësime serioze për mungesë transparence dhe kufizim të ...