Aksident fatal në autostradën Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën njëri nga drejtuesit
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...

Tre javë më parë sollëm në vëmendje historinë e Sonila Gegës, e cila prej më shumë se dy dekadash nuk mund të gëzonte shtëpinë që i takonte me ligj nga Bashkia e Durrësit, pasi kjo e fundit, për shkak të një plani rregullues në vitin 2002, i kishte shembur shtëpinë ekzistuese, me zotimin e kryebashkiakut të kohës, z. Miri Hoti, se do të sistemoheshin në një banesë të re.
Pak muaj më pas, me një vërtetim si të pastrehë të lëshuar nga bashkia, nëna e 7 fëmijëve dhe familja e saj u sistemuan në ish-magazinat e Albkopit në Shkozet të Durrësit, në një banesë të rrënuar dhe pa asnjë kusht higjiene, pa mure, dritare apo çati… por që, në kushtet ku ndodhej familja, gjithçka ishte e pranueshme për ta, mjafton të kishin shtëpinë e tyre, pavarësisht se ishte në kushte mesjetare.
Dhe sikur të mos mjaftonin sfidat e jetës dhe varfëria, prona që e fitoi me të drejtë u kthye në një “mollë sherri” mes familjes Gega dhe fqinjëve të tyre, të cilët, duke përfituar nga rasti se ata nuk ishin pajisur me certifikatë pronësie, tentuan t’ua merrnin. Pyetja që lind natyrshëm mes gjithë kësaj paligjshmërie është: çfarë bënë institucionet për t’i dhënë zgjidhje problemit që e kishin shkaktuar vetë nga mosfunksionimi i tyre? Asgjë. Vetëm e sorollatën për më shumë se 20 vite Sonilën nga njëra derë në tjetrën, pa i dhënë asnjëherë “Çezarit atë që i takon Çezarit”.
Kështu, gruaja mbeti herë te zyra e strehimit në Bashkinë e Durrësit, herë te Enti i Banesave, duke u përcjellë gjithmonë nga dy drejtoreshat, pa një zgjidhje konkrete. Por ndryshe nga përgjigjet që i kishin dhënë për vite e vite me radhë Sonilës, tre javë më parë, pasi u takuam me to, premtuan që do t’i jepnin zgjidhje problemit që zgjati më shumë se 23 vite.
Madje edhe vetë kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, premtoi se do ta shihte rastin. Dhe kështu ndodhi, pasi një ditë pas publikimit të investigimit, Bashkia e Durrësit më në fund u zgjua nga gjumi letargjik i më shumë se dy dekadave dhe nxori nga sirtari i harresës dokumentet që flinin në zyrat e tyre.
Në një intervistë, drejtoresha ligjore e Bashkisë së Durrësit sqaroi se ish-magazinat e Albkopit kishin kaluar në pronësi të Bashkisë së Tiranës dhe se, në kohën kur Këshilli Bashkiak i Durrësit, në vitin 2012, vendosi që shtëpia të privatizohej dhe të kalonte në emër të Armand Gegës, kjo pronë nuk ishte në asetet e bashkisë.
Me pak fjalë, Këshilli Bashkiak ka kërkuar privatizimin e një objekti që nuk ishte në pronësi të Bashkisë Durrës, duke u bërë pikënisja e të gjithë konflikteve… që më në fund duket se kanë një zgjidhje, pasi Bashkia Durrës i ka kërkuar me shkresë zyrtare Bashkisë Tiranë transferimin e kësaj prone te Bashkia Durrës për të vazhduar procedurat e privatizimit, u shpreh zonja Rroshi.
Një proces që tashmë ka nisur dhe që kërkon kohën e tij për t’u konkretizuar, ndërkohë që, derisa kjo të arrihet, Bashkia e Durrësit do të shohë mundësinë e ofrimit të programeve të tjera të strehimit për familjen Gega, që mund të jetë bonusi i qirasë apo një strehim tjetër në ambientet e bashkisë.
Kaç e thjeshtë paska qenë? Për një shkresë u desh të pritej më shumë se dy dekada? Nejse, e rëndësishme është që më në fund kemi diçka konkrete, bashkë me premtimin e Bashkisë Durrës për t’i dhënë zgjidhje problemit dhe për të ndihmuar familjen Gega./Piranjat
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Sulltane Picari, një 77-vjeçare nga Vora, prej dy vitesh endet rrugëve bashkë me djalin e saj, Altinin, i cili vuan nga çrregulli...
Një javë më parë, emisioni Piranjat solli historinë e një nëne të re, e cila prej 7 vitesh endej dyerve të instit...
Më datë 8 tetor 2025, minatorët e Spaçit nisën protestën dhe më pas grevën, jashtë ambienteve të kompanis&...
Disa emisione më parë ju kemi treguar për situatën e parkimit në QSUT, qendrën më të madhe spitalore në vend, ku ...
Një shtëpi thuajse e rrënuar, ku një nënë rrit e vetme tre fëmijët e saj, mes varfërisë ekstreme dhe pamund&...
Një tender i dyshimtë në Bashkinë Malësi e Madhe ngre shqetësime serioze për mungesë transparence dhe kufizim të ...
Një tjetër procedim penal është regjistruar ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, njëherazi dhe Zëv...
Jemi në Razëm, aty ku na pret Marije Qarri, një zonjë e cila me mund dhe sakrifica ka blerë një tokë në Alpet magjike ...
Në këtë format kemi hasur histori që asnjëra nuk ngjan me tjetrën dhe kemi takuar njerëz që padrejtësitë i k...
Prokuroria e Posaçme, me anë të një njoftimi zyrtar, bëri të ditur se ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë...