Jemi në Navaricë të Sarandës, aty ku na presin babaë e bir dhe një koleg i tyrë, të cilët pasi kanë punuar prej gjashtë muajsh si druvarë, për llogari të pronarit Zudi Zotaj, ende nuk kanë marrë pagesën.
Rruga për të shkuar në vendin ku ata punuan për muaj me radhë ishte e vështirë dhe në një terren të egër malor. Klodiani na tregon procesin e tij të punës, vuajtjen dhe stërmundimin në majë të malit për të siguruar të ardhura për familjen e tij, të cilët ishin në Mokër.
Milazim Hyko, një burrë rreth të 60-tat, tregon se për gjashtë muaj ka jetuar e punuar në malin e Navaricës, në një kasolle pa asnjë kusht higjene, e rrënuar, me çati të prishur dhe mizat që ishin në çdo sekond bashkë me ta aty.
Ngriheshin herët për të shkuar në punë, me shpresën se në përfundim të saj, Zudi Zotaj do u jepte pagesën dhe ata do të iknin në shtëpi. Por ja që nuk ndodhi kështu.
Puna e gjashtë muajve nuk u shpërblye, ata kërkonin çdo ditë djersën e tyre nga pronari, ndërsa ky i fundit nuk denjonte më as tu përgjigjej, duke i lënë në mal të vetëm, mes drurëve të prerë, kafshëve të egra, por mbi të gjitha pa asnjë lekë për të shtyrë një ditë të vetme dhe të demoralizuar për situatën ku ndodheshin.
Ne u ngjitem aty ku ata kishin stivuar qindra metër kubë dru, të cilët kishin mbetur aty pasi pronari nuk i kishte marrë. Pasi dëgjuam rrëfimet e tyre, u nisëm të takojmë pronar Zudiun, me shpresën për të gjetur një zgjidhje, për Klodianin, Milazimin dhe Viktorin. Babë e bir kishin 13.5 milionë lekë për të marrë, ndërsa Viktori, 5 milionë lekë.
Zoti Zotaj, shprehet se nuk ka pasur mundësi ti paguajë për shkak se nuk ka pasur shitje dhe druri ka mbetur stok, por ky është një problem që duhet ta zgjiodhë ai, pasi punëtorët kanë punuar, e kanë kryer detyrën që kishin dhe tashmë duhen paguar.
Në diskutimin që nuk ishte fort i paqtë përfshihet dhe një person tjetër, që prezantohet si bashkë ortak me Zudiun, Zani Qulli.
Ky i fundit nuk i kursen as kërcënimet ndaj tre burrave që nuk kërkonin lëmosh, por djersën e tyre. Gjatë përballjes, Milazimi tregon dhe një shenjë në bark, që sipas tij është vrarë në vendin e punës dhe Zudiu e kishte fshehur si ngjarje.
Pasi ua njohu borxhin edhe përpara nesh, Zudi Zotaj bën premtin se do ua shlyejë të gjitha detyrimet, brenda një afati që do të ishte shtatori, por gjatë kësaj kohe do ti paguante çdo herë shuma të ndryshme./Piranjat News
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
Artikuj te sugjeruar
INVESTIGIME
10 Maj10:02
Rruga 1 miliard euro Thumanë–Kashar/ Pse qytetarët paguajnë më shumë se parashikimi në kontratë
Koncesioni i aksit rrugor Thumanë–Kashar rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për një...
INVESTIGIME
10 Maj09:32
Brenda rrjetit të trafikut të emigrantëve me viza pune. Si funksionon skema
Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në një fenomen shu...
INVESTIGIME
10 Maj08:46
Të mitur rebelë që arratisen nga shtëpitë/ Jeta e dyshimtë e adoleshentëve me shumë para në duar
Në një kohë kur marrëdhëniet brenda familjes po përballen me sfida të reja, të rinjtë e moshës 14 deri në...
Piranjat
INVESTIGIME
9 Maj22:47
“Do t’i fuas duart edhe nëse bërtet”, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi manjak ia çoi të miturës
Pak ditë më parë, në redaksinë tonë erdhi një mesazh zanor ku një vajzë që ka pranuar të ndajë his...
INVESTIGIME
9 Maj22:09
‘E di ti ça fisi kam unë, ju eleminoj’/ Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime
Jemi në Navaricë të Sarandës, aty ku na presin babaë e bir dhe një koleg i tyrë, të cilët pasi kanë punuar p...
INVESTIGIME
9 Maj21:49
Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve
Koncesioni i aksit rrugor Thumanë–Kashar rikthehet sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë për nj&eum...
Piranjat
INVESTIGIME
9 Maj21:34
Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës, kush janë personat që fshihen pas kësaj skeme trafikimi?
Ikja masive e njerëzve nga të ashtuquajturat vendet e botës së tretë vitet e fundit është kthyer në një fenomen shu...
Piranjat
INVESTIGIME
9 Maj21:10
Të mitur jashtë kontrollit?/ Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve
Në një kohë kur marrëdhëniet brenda familjes po përballen me sfida të reja, të rinjtë e moshës 14 deri n&eum...
INVESTIGIME
2 Maj09:47
“Ti hap trutë, ta kam falur njëherë djalin”/ Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ‘luftë’ për pronën
Dhunë, kacafytje, hunj e shkopinj ndaj njëri-tjetrit. Nuk janë as policë që përplasen me protestues të opozitës dhe as t...
INVESTIGIME
2 Maj09:44
Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues?
Javën e shkuar, “Piranjat” sollën rastin e një gruaje të re nga Korça, e cila kishte rënë pre e mashtrimeve t&e...