Sulm i ri me dronë ukrainas në Rusi, goditen depot e Wildberries, një i vrarë dhe disa të plagosur
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Më datë 22 janar 2025, Bashkia Roskovec hapi tenderin me fond limit 112 mijë e 500 euro për të instaluar 3 “smartflower” dhe për të ndërtuar stacion për makinat e elektrike bashkë me njësitë e karikimit.
Tenderi mbante flamurin e kuq për shkak të përjashtimit të pajustifikuar të kompanive që kishin bërë ofertën më të ulët.
Investigimi për këtë tender nisi në ditët e para të muajit prill, ku u vu re se nuk ishte e saktësuar data e lidhjes së kontratës. Ky tender kap vlerën e 112 mijë euro, para që hiqen nga buxheti i Bashkisë, grumbulluar nga taksat e qytetarëve.
Kaq shumë para paska Bashkia e Roskovecit?
Për më tepër që është një nga bashkitë, të cilat Ministria e Financave i klasifikon në listën e njësive vendore me “probleme financiare” për shkak të borxheve të larta që ka ndaj palëve të treta.
Një tjetër fakt që e bën korruptiv këtë tender janë çmimet e pajisjeve. Çmimi mesatar i një luleje “smart” është 25 mijë euro, prandaj për të blerë 3 të tilla do të duheshin në total 75 mijë euro, e nëse shtojmë dhe stacionin elektrik me vlerë maksimale 5 mijë euro, nuk do të nevojiteshin më shumë se 80 mijë euro.
Oferta fituese ishte ajo e kompanisë Albavia me vlerë 106 mijë euro pa tvsh, afërsisht 26 mijë euro më shumë se çmimi që këto pajisje kanë në internet!
Takimin me kryetaren e Bashkisë Majlinda Bufi, Piranjat e bënë më datë 8 prill, por në vend që ajo të jepte sqarime lidhur me këtë tender korruptiv, zgjodhi të thoshte vetëm togfjalëshat “Nuk e mbaj mend”, “nuk më kujtohet”, “vuaj nga humbja e kujtesës”…
Dy javë pas përballjes së gazetarit Freard Rista me zonjën Bufi, më 22 prill, u bë lidhja e kontratës mes Bashkisë dhe kompanisë Albavia, me kohëzgjatje 3 muaj, deri më 22 korrik, që në fakt rezultoi ditë jo shumë e mirë për kryetaren, pasi ishte thirrur në SPAK, për të tretën herë në pak kohë.
Gazetari Rista pati sërish një ballafaqim jashtë dyerve të SPAK-ut me të, lidhur me instalimin e këtyre pajisjeve, por edhe kësaj here Majlinda Bufi u shpreh se nuk mbante mend asgjë, duke lutur gazetarin të bënte verifikime në terren, ku nuk mungoi edhe ftesa për kafe, e cila u refuzua nga grupi i xhirimit, i cili udhëtoi në Roskovec për të parë nga afër nëse investimi ishte kryer apo jo.
Në hyrje të qytetit, pranë një lavazhi ndodhen katër karikues elektrikë, por nga biseda që gazetari zhvilloi me punëtorët atje, u zbulua se ato karikuesë ishin privat dhe jo të Bashkisë.
Për të shmangur konfliktin e interesit, gazetari Rista u interesua në të gjithë qytetin, duke pyetur qytetarë, punëtorë të bashkisë, policë, por të gjithë dëshmuan se Bashkia nuk kishte instaluar asgjë.
Piranjat u përballën sërish përpara Bashkisë me kryetaren e Roskovecit, Majlinda Bufi, më datë 26 gusht, më shumë se 1 muaj pas afatit përfundimtar të përmbushjes së tenderit, por ajo sërish nuk dha përgjigje shteruese, deri më datë 7 shtator, ku përmes një postimi në “Facebook”, njoftoi instalimin e tre luleve inteligjente në qytet, pa sqaruar se përse mungonte stacioni elektrik i karikimit të makinave. Dhe çfarë është më e rëndësishmja për t’u përmendur, është fakti se në Roskovec, referuar DPSHTRR-së janë vetëm 4 makina elektrike, një numër tërësisht i përballueshëm nga 4 karikuesit e privatit në hyrje të qytetit.
Ndaj lind pyetja: përse Bashkia Roskovec duhet të heqë mbi 100 mijë euro nga taksat e qytetarëve për një investim kaq të panevojshëm?
Agresiviteti mes të miturve është kthyer në një fenomen të përsëritur dhe shqetësues për shoqërinë. ...
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i ka fillesat e saj afërsisht një shekull më parë. Nëse i kthehemi hi...
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” i ka fillesat e saj afërsisht një shekull më parë. Nëse i kthehemi hi...
Prej më shume se tre vitesh emisioni Piranjat është angazhuar seriozisht për kapjen, demaskimin dhe çuarjen përpara drejtës...
Për tre sezone me radhë Piranjat kanë denoncuar një nga aferat më të mëdha që ndodhi gjatë krizës së ener...
Më datë 22 janar 2025, Bashkia Roskovec hapi tenderin me fond limit 112 mijë e 500 euro për të instaluar 3 “smartfloëer&rdqu...
Agresiviteti mes të miturve është kthyer në një fenomen të përsëritur dhe shqetësues për shoqërinë. ...
Në mesin e një vere me temperatura ekstreme, kur termometri i kapërceu 40 gradë, kryeministri ndërmori një aksion të papreced...
Emisioni investigativ “Piranjat” çel sot në orën 20:45, (12 shtator) sezonin e ri në ekranin e televizionit Syri TV. Taulant...
Kryeministri Edi Rama lajmëroi më 21 korrik se bashkitë e vendit do të ndiqnin shembullin e Bashkisë së Tiranës me një s...