10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Prej më shume se tre vitesh emisioni Piranjat është angazhuar seriozisht për kapjen, demaskimin dhe çuarjen përpara drejtësisë të pedofilëve, të cilët me aktivitet intensiv në rretjet sociale dhe pa u shqetësuar aspak bëjnë biseda me përmbajtje erotike me vajza nën moshë, duke i paraprirë një kontakti të mundshëm fizik me këto të fundit.
Pavarësisht angazhimit të Piranjave dhe bashkëpunimit të ngushtë me policinë për kapjen e tyre, realiteti virtual vazhdon të mbetet i njëjtë.
Predatorët seksualë që nuk kursejnë as fëmijët e mitur, janë gjatë gjithë kohës prezentë në rrjetet sociale, në kërkim të viktimës së radhës e të gatshëm të përfitojnë nga pafajësia e të miturve, siç është rasti i Gazmendit, një 43-vjeçar nga fshati Trush, rreth 10 km nga qyteti i Shkodrës, i cili u denoncua nga nëna e terrorizuar e një vajze 13-vjeçare.
Mesazhet që 43-vjeçari i dërgonte vajzës së mitur, duke u hequr si një i ri, 15 vite më i vogël, tregonin qartësisht qëllimet e tij, pavarësisht se e dinte fare mirë se me kë kishte të bënte.
Prandaj, në këto kushte nëna kërkoi bashkëpunimin e Piranjave, për të mbajtur nën kontroll llogarinë e “Instagramit” që mbante vajza.
Për të nisur një bisedë, e cila po të ishte bërë vërtet me 13-vjeçaren, do të kishte padyshim pasoja të rënda për këtë të fundit.
Kjo ishte vetëm një pikënisje sepse në vijim Gazmendi shpalos me shumë pasion vetitë e tij prej hamshori në formën më vulgare dhe të neveritshme.
Të gjitha këto tekste dhe audio supozohet t’i dërgoheshin një 13-vjeçareje, e cila në mendjen e tij të sëmurë ishte thjesht një lodër erotike, me të cilën mund të çlironte fantazitë e ndrydhura seksuale.
Por siç u tha edhe më lart jemi ende në fazën e parë të një komunikimi pervers, që do të zgjaste për disa javë me radhë.
Në bisedat me pedofilin kuptohet diçka, audiot që dërgon darkave janë të gjitha me zë të ulët, mesa duket nga frika e familjes, ndërkohë që gjatë ditës komunikimi i tij bëhet më i guximshëm, madje herë herë edhe urdhërues.
Mesa duket, fakti që duhet të nxitojë për në shtëpi e bën edhe më nervoz, gjë që e demonstron në mesazhet zanore që dërgon.
Më pas pendohet!
Këto përgjërime ndaj 13-vjeçares, befas shoqërohen me foton e një moshatareje të saj, me të cilën 43-vjeçari pretendon se ka komunikim.
Por për fat të mirë, kjo foto është marrë nga internet dhe me vajzën e mitur që na e tregon me krenari, ai nuk ka asnjë lidhje.
Megjithatë, kulmi arrin kur ai na propozon një raport intim, duke përfshirë një person të tretë. Që në realitet është bashkëshortja e tij, aspak në dijeni të këtyre bisedave të neveritshme të burrit.
Humori i maniakut ndryshon në varësi të vëmendjes sonë. Ka momente kur indiferenca e acaron dhe tekstet e njëpasnjëshme që dërgon janë tepër agresive.
Por ka edhe momente kur kërkon të takojë kushërirën imagjinare të vajzës 13-vjeçare, të cilën Piranjat ia kanë përmendur gjatë komunikimit.
Ky individ nuk ka asnjë limit në perversitetin e tij. Kërkon raporte intime me një fëmijë, shpërndan fotot e një moshatareje të saj, të vjedhur në internet, dërgon pa pushim imazhe me përmbajtje pornografike, përfshirë edhe fotot që bën çdo natë në banjon e shtëpisë.
Madje arrin deri aty saqë përfshin bashkëshorten, pa dijeninë e saj, duke na e prezantuar si një nga të dashurat e shumta që ka. Madje kaq shumë e ka krijuar këtë ide të gënjeshtërt, saqë në komunikimet me vajzën e mitur, duke u hequr si një i ri beqar kërkon një raport të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Ditë pas dite komunikimi eshtë bërë intensiv dhe pedofili ka krijuar bindjen që vajza tashmë do t'i plotësojë çdo kërkesë perverse të tij, prandaj për ta patur sa më nën kontroll, vendos të dergojë numrin e telefonit, për të nisur një seri të pafundme bisedash në “WhatsApp”.
Prandaj nuk mbetet zgjidhje tjetër, përveçse në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës, Piranjat të udhëtojnë drejt fshatit Trush, atje ku maniaku banon me gruan dhe familjen.
Sapo gazetarët afrohen pranë banesës, Gazmendi shfaqet në hyrje të shtëpisë dhe sapo sheh prezencën e policisë, menjëherë futet brenda dhe gruaja e tij komunikon që është arratisur nga dritarja.
Në këto kushte agjentët e komisariatit bashkë me grupin e Piranjave e ndjekin nga pas, deri në momentin që 43-vjeçari pajtohet me fatin e tij.
Gazmendi përpiqet të bëjë të penduarin përballë kamerës, por duket qartë që kjo është vetëm një lojë e tij për t’u shfajësuar.
Ndërsa, Gazmendi është shoqëruar nga agjentët e policisë, gruaja e tij ka diçka tepër të rëndësishme për të thënë. Ajo shprehet se bashkëshorti i saj këto raste i ka të përsëritura dhe se e gjithë bashkëjetesa e tyre ka qenë mes konflikteve dhe dhunës në familje.
Për tre sezone me radhë Piranjat kanë denoncuar një nga aferat më të mëdha që ndodhi gjatë krizës së ener...
Më datë 22 janar 2025, Bashkia Roskovec hapi tenderin me fond limit 112 mijë e 500 euro për të instaluar 3 “smartfloëer&rdqu...
Agresiviteti mes të miturve është kthyer në një fenomen të përsëritur dhe shqetësues për shoqërinë. ...
Në mesin e një vere me temperatura ekstreme, kur termometri i kapërceu 40 gradë, kryeministri ndërmori një aksion të papreced...
Emisioni investigativ “Piranjat” çel sot në orën 20:45, (12 shtator) sezonin e ri në ekranin e televizionit Syri TV. Taulant...
Kryeministri Edi Rama lajmëroi më 21 korrik se bashkitë e vendit do të ndiqnin shembullin e Bashkisë së Tiranës me një s...
Kryeministri Edi Rama premtoi edhe gjatë takimit me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër njoftuan zyrtarisht këtë të shtunë se, fal&eu...
Një grup punonjësish u hetua për shkelje dhe korrupsion në procedurat e tenderave publike për shërbime transporti në disa v...
Historia e Gazmendit nga fshati Trush i Shkodrës, e cila u publikua ditën e djeshme në një portal, nis shumë kohë më par&eu...