Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Për tre sezone me radhë Piranjat kanë denoncuar një nga aferat më të mëdha që ndodhi gjatë krizës së energjisë elektrike.
Bëhet fjalë për dy anijet me Tec të ankoruara në gjirin e Vlorës të cilat u kontraktuan nga Korporata Elektroenergjitke Shqiptare në pranverën e vitit 2022, me synim sigurimin e energjisë elektrike.
Procedura e marrjes së anijeve jo vetëm që ishte emergjente, por u konstatua dhe një listë e gjatë me shkelje. KESH u ngarkua me një vendim nga Këshilli i Ministrave, për të marrë asete gjeneruese termike me qëllim prodhimin e energjisë elektrike.
Procedura e garës ishte emergjente, duke i lënë shumë pak ditë kompanive private për të hartuar dokumentacion e për të paraqitur oferta. Por edhe pse ligji kërkon 10 ditë kohë për të shpallur thirrjen dhe për të pritur shprehjen e interesit nga kompanitë, KESH la vetëm 3 ditë kohë.
Nga dy firma që dhanë një ofertë, u pranua ajo e konsorciumit mes Exelerate Energy dhe Renco. Kontrata mes KESH dhe Excelerate Energy u negociua në mars 2022 dhe u firmos një muaj më pas, por pa lënë datë dorëzimi.
Një tender emergjent, që i lë në dorë kompanive private të sjellin mallin që kërkohet kur duan ato?
Kështu ndodhi në fakt, astetet e prodhimit të energjisë elektrike mbërritën pasi çmimet e energjisë u normalizuan dhe u vendosën në punë pasi kriza kishte 1 vit e gjysmë që kishte përfunduar.
Kontrata që kompania Excelerate Energy lidhi me KESH në prill të vitit 2022 shërbeu si kolateral për të marrë kredi bankare e për të blerë më pas anijet me Tec në Bangaladesh.
Dy TEC-et kushtuan 15 milionë dollarë, tre herë me lirë kosto që do të paguajë KESH për qiranë 2-vjeçare. Për qiranë do të jepen 46 milionë dollarë, ndërsa për operimin e tyre do të paguhen 22.5 milionë dollarë.
Një absurditet logjik që do të ishte çmenduri jo vetëm për ekonomistët, por dhe për ata që dinë aritmetikën e thjeshtë.
Jo vetëm kaq, por ndotja mjedisore që i shkaktohet zonës së mbrojtur në gjirin e Vlorës është kolosale, pasi TEC-et kur punojnë me kapacitet të plotë djegin 500 ton mazut në ditë.
Ndërsa ajo që e vulos këtë histori si abuzim është një auditim që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit për performancën e kësaj kontrate, ku rezulton se kosto për energjinë e prodhuar nga anijet me TEC është më e lartë, nëse ajo do të blihej në treg të lirë.
Çmimi mesatar i energjisë elektrike në bursën hungareze Hupex për vitin 2025 është 118 euro për megavat orë, ndërsa sipas llogarive që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit, nëse e njëjta sasi do të prodhohej nga termcentralet lundruese, kosto e prodhimit të energjisë do të dilte 268 euro për megavat orë.
Por duke qenë se anijet janë marrë në dorëzim nga KESH dhe që prej datës 13 shtator 2024 janë vënë në operim, le të shohim se sa rezulton kosto e prodhimit të energjisë elektrike.
Sipas një përgjigje të mbërritur nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare pas kërkesës tonë për informacion, anijet termike janë vënë në punë për rreth 1 vit, që nga 13 shtatori i vitit të shkuar dhe kanë prodhuar 71,684 megavat orë energji elektrike.
Për të marrë këtë sasi prodhimi energjie, KESH ka paguar 28.66 milionë dollarë për kompaninë Excelerate-Renco FPB, si qira për asetet gjeneruese dhe 11.4 milionë dollarë për kompaninë Renco për shërbimin e operimit dhe mirëmbajtjes së TEC-eve.
Pra në total 40 milionë dollarë ose 34 milionë euro!
Por këto nuk janë pagesat e vetme. KESH ka lidhur dy kontrata për furnizimin me lëndë djegëse, njërën me vlerë 3 milionë euro, me firmën Europetrol Durrës dhe tjetrën me Emad Energy me vlerë 12.1 milionë euro.
Në total shpenzimet e KESh për të prodhuar 71,684 megavat orë energji elektrike kapin vlerën 49.1 milionë euro. Këtu pa llogaritur kosto të tjera që janë paguar për vënien në punë të tyre: 1.7 milionë euro për sigurimin e tyre, 460 mijë euro për zhdoganimin, 1.7 milionë euro për vajin lubrifikues dhe 7.2 milionë euro për qiranë e depozitimit të lëndës djegëse.
Por sikur të mos i llogaritim fare shpenzimet dytësore, na rezulton se KESH ka paguar 685 euro për të prodhuar 1 megavat orë energji elektrike, kur çmimi mesatar i energjisë elektrike në bursa nga shtatori 2024 deri në fund të qershorit ka qenë 118 euro për megavat orë.
Pra, kosto e kësaj energjie na ka kushtuar 5.8 herë më shumë duke shkaktuar një dëm ekonomik të drejtpërdrejtë në buxhetin e KESH!
Kjo kosto është 2.5 herë më e lartë dhe se çmimi që llogariti KLSH në raportin e auditimit të kësaj kontrate. Por le të vazhdojmë!
Në kontratën që KESH ka lidhur me kompanitë Excelerate Global Operations dhe Renco S.P.A përcaktohet se përgjatë 24 muajve Korporata Elektroenergjitike do të paguajë në total 45 milionë dollarë për kompaninë Excelerate dhe 22.5 milionë dollarë për Renco.
Kjo i korrespodon një shume prej 63 mijë dollarë në ditë për dy vjet për Excelerate dhe 31,5 mijë dollarë në ditë për Renco. Por nga informacioni që vetë KESH na vë në dispozcion, rezulton se pa u mbushur ende viti i parë, kompanisë amerikane Excelerate i është derdhur gjysma e shumës.
Nga data 17 gusht 2024 që asetet gjeneruese termike janë marrë në dorëzim dhe deri më 4 shtator është mbushur 1 vit ose 382 ditë. Nëse pjestojmë 28.66 milionë dollarë që ka derdhur KESH për kompaninë Excelerate - Renco me ditët e marrjes në dorëzim, na rezulton se qiraja ditore e paguar është 75 mijë dollarë, pra 12 mijë dollar më shumë në ditë.
Shkelje pas shkelje të cilat vetëm thellohen. Por mbase drejtësia është në kohën e duhur për të shpëtuar gjysmat e parave që kanë mbetur pa iu derdhur kësaj kompanie offshore, që u pasurua në krizë, kur ne shqiptarët u varfëruam.
Më datë 22 janar 2025, Bashkia Roskovec hapi tenderin me fond limit 112 mijë e 500 euro për të instaluar 3 “smartfloëer&rdqu...
Agresiviteti mes të miturve është kthyer në një fenomen të përsëritur dhe shqetësues për shoqërinë. ...
Në mesin e një vere me temperatura ekstreme, kur termometri i kapërceu 40 gradë, kryeministri ndërmori një aksion të papreced...
Emisioni investigativ “Piranjat” çel sot në orën 20:45, (12 shtator) sezonin e ri në ekranin e televizionit Syri TV. Taulant...
Kryeministri Edi Rama lajmëroi më 21 korrik se bashkitë e vendit do të ndiqnin shembullin e Bashkisë së Tiranës me një s...
Kryeministri Edi Rama premtoi edhe gjatë takimit me Komandantin e Forcave Detare të Shteteve të Bashkuara në Europë dhe Afrikë, ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër njoftuan zyrtarisht këtë të shtunë se, fal&eu...
Një grup punonjësish u hetua për shkelje dhe korrupsion në procedurat e tenderave publike për shërbime transporti në disa v...
Historia e Gazmendit nga fshati Trush i Shkodrës, e cila u publikua ditën e djeshme në një portal, nis shumë kohë më par&eu...
Në të dalë të tunelit të Llogarasë, riviera shqiptare u shpërfaqet vizitorëve me detin e kristaltë dhe kantie...