Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

TIRANË- Një nga shqetësimet kryesore të sistemeve demokratike është integriteti i institucioneve publike, e në varësi të mënyrës se si punojnë këto agjenci vendoset më pas fati i menaxhimit të taksave të qytetarëve, niveli i korrupsionit, meritokracia e punonjësve të administratës… dhe ndonjëherë jo vetëm cilësia e qeverisjes, por dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve përmes votës.
Për të kuptuar se si funksionojnë fijet e pushtetit, punonjësve të administratës, parasë dhe interesave të sektorit privat le të shohim një rast flagrant me vetë drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, një nga institucionet që ka buxhetin më të madh të prokurimeve publike në Shqipëri. Gentian Gjyli ka mbajtur postin e nëndrejtorit të përgjithshëm të ARRSH deri në mars të vitit 2024 dhe pas arrestimit të kreut të këtij institucioni Evis Berberit për korrupsion dhe pastrim parash, ai merr postin e drejtorit të përgjithshëm të ARRSH. Gjyli parakalon thuajse çdo ditë në krah të ministres që e ka emëruar duke inspektuar rrugë, kantiere dhe punë të përditshme që janë në përgjegjësi të këtij institucioni. Por kjo është vetëm fasada!
Gentian Gjyli si drejtues i një institucioni, duhet të mirëmenaxhojë taksat e qytetarëve shqiptarë dhe të mbajë përgjegjësi për mbarëvajtjen e punëve që ka në përgjegjësi. Por nuk është ky kriteri për të qënë punonjës e sidomos drejtues i administratës në Shqipëri sot. Për gjatë gjithë fushatës, drejtori Gjyli duket se është angazhuar fort me fushatën e Partisë Socialiste në zonën e Lushnjës, njësi e qarkut të Fierit ku drejtuese politike është vetë ministrja Belinda Balluku.
Dhe fakti që një drejtor i administratës merr rrogën nga taksat e qytetarëve dhe bën fushatë për atë që e ka emëruar në këtë post është shkelja më e vogël, sepse rastësia e solli të zbulojmë një detaj skandaloz me konflikt të hapur interesi. Ndërsa kolegia Matilda Prendi po përballej me zotin Gjyli për rrugën pa leje ndërtimi që po bëhej në hyrje të Shkodrës, ky i fundit refuzoi të përgjigjej dhe u largua menjëherë drejt makinës, një fuoristradë Toyota Land Cruiser, me ngjyrë të zezë e vitit 2015 me targën AA 902 MA. E cila nuk është as e tij personale, as e autoritetit të rrugëve dhe as e marrë me qera për fushatë.
Sepse kjo makinë është e regjistruar në pronësi të kompanisë Albavia, shoqëri në fushën e punimeve civile dhe infrastrukturore, e cila ka marrë miliona euro kontrata për punë publike- një pjesë të konsiderueshme nga vetë Autoriteti Rrugor Shqiptar! Mjafton të shohim në ura dhe vepra arti të rrugëve në çdo cep të Shqipërisë, ku është i shkruar emri i kësaj kompanie, për të kuptuar peshën e madhe të saj në këtë sektor. Por pse duhej që drejtori i Autoritetit të rrugëve të merrte në përdorim makinën e ksaj kompanie dhe të shkelte ligjin për financimin e partive politike por dhe ligjin për konfliktin e interesit të zyrtarit publik? Kësaj pyetje mund t’i përgjigjet vetë ai.
Ndërsa ne mund t’i kujtojmë se ligji për financimin e partive politike sanksionon që burimet financiare dhe materiale të partive politike përbëhen nga kuotat e anëtarësisë, fondet publike dhe fondet jopublike, të cilat mund të jenë dhurime financiare, dhurime në natyrë, shërbime, sponsorizime apo garanci. Të gjitha këto financime duhet të regjistrohen në një regjistrër të posaçëm dhe të deklarohen.
Nga ana tjetër, ligji për parandalimin e konfliktit të interesit përcakton se interesat privatë të zyrtarit janë ato interesa që burojnë nga të drejta dhe detyrime pasurore të çdo lloj natyre dhe ndalon lidhjen e kontratave publike të çdo zyrtari që ushtron funksionet dhe ka kompetencë thelbësore dhe përcaktuese në vendimmarrjen e procesit të vlerësimit të ofruesve të kontratës. Pra, e sqaruar fare thjeshtë, një zyrtar që ka në dorë të japë para publike në favor të individëve apo kompanive private, nuk mund të pranojë dhurata apo favore nga këta të fundit.
Por të sqarojmë pak të flasim për Toyotën në përdorim të drejtorit Gjyli, dhe çfarë lidhje interesash ka kompania Albavia me të. Kjo kompani që zotërohet nga Shkëlqim Rakipaj me 48% aksioneve dhe Hasan Hafizi me 52% të kuotave, ka marrë në total nga viti 2019 deri më sot 46.4 milion euro, nga kontratat publike, ku plot 44.5 milion euro janë fonde të dhëna nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Si operator i vetëm Albavia ka marrë 3 kontrata nga ARRSH me vlerë 30 milion euro, njëra për plotësimin e punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore loti 2 me vlerë 10 milion euro pa tvsh në janar të vitit 2022, një tjetër për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban me vlerë 18.4 milion euro pa tvsh e fituar në maj të vitit 2023, ku z. Gjyli ka mbajtur postin e nëndrejtorit të ARRSH dhe e fundit në nëntor të 2024-s për plotësimin e punimeve të segmentit Qukës-Qafë Plloçë me vlerë 3.35 milion euro pa tvsh, ku zoti Gjyli është ai që ka shpallur garën dhe ka firmosur kontratën!
Nuk mund të themi nëse këto kontrata janë dhënë me garë korrekte apo jo. Nuk mund të themi as që janë dhënë në këmbim të lënies së një fuoristrade në përdorim për fushatë. Në fakt ne sollëm një fakt, dhe nuk mund të themi më asgjë, derisa vetë drejtori të përgjigjet për këtë skandal i cili realisht ka nevojë për një sqarim.
TIRANË- I dashur popull, të dashur çyrykë, të dashur patronazhistë e patronizhiste. Si fillim, dua t’ju them që p&e...
foto ilustruese TIRANË- OSBE/ODIHR ka publikuar raportin paraprak për zgjedhjet parlamentare të 11 majit që u zhvilluan një dit&e...
Në javët e fundit emisioni “Piranjat” ka treguar se si Bashkia e Shijakut, në mungesë të një kontrate me Landfillin ...
TIRANË- Punimet për rrugën në lagjen e Bahçallëkut, në hyrje të Shkodrës janë kthyer në shqetësi...
foto ilustruese TIRANË- Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama premtoi një sistem t&...
TIRANË- Javën e kaluar ju njohëm me rastin e një zonje nga Fieri, vajza e së cilës ka dalë përfituese e bursës sh...
KLOS- E shtuna e 3 majit shënoi një ngjarje tragjike në Burrel. Fadromisti, 29-vjeçar, Ardit Beshiri, u zu poshtë nga një masi...
TIRANË- Prej tre javësh kemi denoncuar masakrën mjedisore që po ndodh në Tiranë nga dherat dhe inertet që pa pasur një...
foto ilustruese TIRANË- Një nga përplasjet më të mëdha që kanë forcat politike në zgjedhjet që pritet t&...
foto ilustruese FIER- Moskoordinim, vjedhje apo mister? Këto tre pyetje na erdhën në mend kur dëgjuam historinë e një vajze ...