Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

Kanë kaluar më shumë se 2 muaj që prej nisjes së grevës së minatorëve të Spaçit. Duke u ndjerë të papërfaqësuar, ata u detyruan të krijonin Sindikatën e Minatorëve dhe, nëpërmjet saj, të kërkonin të drejtat e tyre të mohuara. Mirëpo, përfaqësuesit e kësaj firme, që zotërohet 51% nga vëllezërit Murat dhe Mustafa Ilbak, nuk e njohën sindikatën e formuar. Madje, pak ditë pas nisjes së grevës, pushuan dhjetëra punonjës nga puna, duke i hedhur në rrugë, ndërkohë që kompania vijonte punimet pa i ndërprerë asnjë ditë, pavarësisht se Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë nuk e lejon këtë gjë.
Dhe ndërkohë që shteti bënte sehir, pronarët nuk u mjaftuan vetëm me pushimet e padrejta të minatorëve, sepse ata bënë një tjetër lëvizje nën rrogoz.
Duke përfituar nga gjendja jo e mirë ekonomike e punëtorëve, u ofruan disa kontrata, me anë të të cilave punonjësit e rikthyer janë të detyruar të pranojnë se nuk janë paraqitur në punë për shkak të grevës dhe se ata vetë kanë pasur dëshirë të paraqiten, sepse janë shumë të kënaqur me kushtet e punës atje, por e kanë pasur të pamundur për shkak të trysnisë dhe paragjykimit nga kolegët e tjerë. Madje ata duhet të pranojnë se greva ishte e paligjshme.
Më datë 27 nëntor 2015 beteja për të drejtat e tyre të mohuara nuk u fitua.
Pas 50 ditësh greve të pandërprerë, rruga përpara derës së firmës u boshatis. Minatorët nuk e gjetën gjuhën e përbashkët me kompaninë “Tete Albania“ dhe u flakën në rrugë, të papunë. Njëkohësisht, u trajtuan si të huaj edhe nga vetë qeveria shqiptare dhe institucionet përgjegjëse.
“Mirditën e kanë braktisur. Kjo do të thotë që i fuqishmi nuk e llogarit të dobëtin dhe e shkel me këmbë. Nuk u kanë dhënë rrogat. I kanë detyruar t’i pranojnë kushtet me dhunë, duke i kërcënuar, duke i lënë pa bukë. Por kjo gjë nuk do t’u sjellë hajër“, thotë për kamerën e emisionit “Piranjat“ aksioneri me 49% të aksioneve të kompanisë, Bertan Berkpinar.
Për të kuptuar se përse sot aksioneri i dikurshëm me 100% të aksioneve të “Tete Albania” zotëron vetëm 49%, duhet të rikthehemi në vitin 2007, kur kompania “Tete Madencilik” bleu minierën e Spaçit dhe themeloi firmën “Tete Albania” me në krye z. Berkpinar.
“Kur filluam projektin e Spaçit kishim vështirësi, sepse përqindja e mineraleve ishte shumë e ulët, por ne besuam se mund ta bënim këtë punë. Përdorëm teknologji moderne dhe më e rëndësishmja, krijuam një ekip të mirë dhe ishim si miq. Pas Spaçit morëm edhe miniera e galeri të tjera përreth. Ilbaku kërkoi të përfshihej në këtë projekt dhe në vitin 2016 bëmë ortakëri me Ilbakun duke i shitur 50% të aksioneve“, tregon ai.
Z. Berkpinar transferoi 1% të pjesës së tij te Ilbaku, në mënyrë që këta të fundit të siguronin konsolidimin e nevojshëm financiar për funksionimin e kompanisë “Tete Albania Tunnel and Mining”. Mirëpo, paratë nuk u shpenzuan për këtë gjë, por kaluan direkt në llogarinë e Ilbak Holding, dhe kështu banka BKT turke e gjobiti kompaninë me 100 mijë dollarë. Dhe si të mos mjaftonin me kaq, në vitin 2021 Ilbaku bëri lëvizjen e radhës.
“Është një shumë prej 4 milionë eurosh që Ilbaku ia ka dhënë vetes së tij si konsulencë. E bënë për të na hapur probleme dhe për të na përzënë nga kompania, sepse unë nuk i pagova ato këste. Kur unë nuk i pagova këstet që duhej t’i paguante Ilbaku, ata ndryshuan sjellje. Duke nxjerrë justifikime të ndryshme, më hoqën nga bordi drejtues. Nuk kishin të drejtë nga ana ligjore. Më larguan mua dhe emëruan një të afërmin e tyre. Të gjitha veprimet që kanë kryer janë ilegale“, tregon Bertan Berkpinar.
“Ne jemi në të njëjtën anë me punonjësit. Po na bëhet padrejtësi. Në Turqi kemi hapur një gjyq. Kërkojmë të marrim aksionet që i dhamë. Shpresojmë që gjyqi të përfundojë ashtu siç e meritojmë. Nëse ndodh kështu, festën më të madhe do ta bëjë Mirdita”, shton ai.
Gjithashtu, ai tregon se rendimenti dhe situata në kompani është tepër negative për shkak të keqmenaxhimit nga ana e shoqërisë Ilbak.
“Tani që flasim, kapacitetet janë shumë të ulëta. Nuk bëhet kjo punë me ortakë që duan të pasurohen shpejt. Ilbaku nuk ka eksperiencë në nxjerrjen e mineraleve. Hera e parë ishte kur u bënë ortakë me ne. Edhe në administrim janë të paaftë. Menduan se duke sjellë shumë njerëz nga Turqia do bënin shumë punë. Ti sjell njerëz nga Turqia, po sa të aftë janë ata të njohin terrenin? Në këtë mënyrë edhe punonjësit shqiptarë i vunë në pozita të vështira. Ju e shihni edhe nga gjendja e punonjësve. Po të zihesh me punonjësit, kush do e bëjë punën?”, thotë ai.
Një situatë kjo tërësisht e ndryshme nga ajo e mëparshmja, kur kompania drejtohej nga ky zotëri.
“Modeli i punës ishte ndryshe. Brenda në galeri kishte dhomë doktori. Ishte e rrethuar me beton. Ajrosje, televizor, kafe. Të gjitha këto nuk janë më. Kanë prishur marrëdhëniet mes punonjësve, duke i ndarë ca të nënës e ca të njerkës.
Ne nuk i ndanim turqit nga shqiptarët, sepse e rëndësishme ishte puna që bënin. Nuk bënim pagesë sipas pasaportës. Ilbaku nuk tregon respekt për vendasit. Mendojnë se po të marrin licencë, janë edhe pronarët e atij vendi. Por pronarët e atij vendi janë ata njerëz që jetojnë aty”, shprehet Berkpinar.
Ai shton se situata është tepër e rënduar për vëllezërit Ilbak.
“Po nuk tregove respekt ndaj tyre, këto gjëra do të ndodhin. Vetë e kanë sjellë në këtë pikë gjendjen. Pse nuk ndodhi më përpara? Njerëzit kanë humbur përqendrimin në punë. Ilbaku e ka të vështirë ta kalojë këtë proces. Tani lapsi është thyer“.
Ndërkohë që ka edhe një thirrje për qeverinë shqiptare dhe institucionet përgjegjëse.
“Disa gjëra qeveria duhet t’i shohë më me detaje. Edhe zyra tatimore duhet t’i kontrollojë llogaritë më me detaje. Por Ilbaku, duke qenë se ka pasur lidhje politike, ka pasur vetëbesim se nuk do të preket. Kryeministri Edi Rama duhet të kontrollojë se çfarë po ndodh në këtë kompani“./piranjat.news
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Piranjat.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Piranjat.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi
“Numri i ofertave të dorëzuara: 1 (një)”, kjo është një nga masat që ka marrë Drejtoresha e Agjencisë K...
Së fundmi, qeveria shqiptare i ka hapur luftë frontale informalitetit. Biznese të mëdha e të vogla po hyjnë gjithnjë e m&eu...
Jemi në javën e tretë të përpjekjeve tona për të takuar Afërditën me djalin e saj 7-vjeçar. Për ata q...
Urdhëri i Stomatologut nuk të bën stomatolog. Kjo zonjë, e cila pretendon se është dentiste profesioniste, quhet Genta Elezi Shaho...
Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, kryefjalë e Partisë Socialiste ishte shëndetësia falas, mbështetja sociale, pensi...
Në emisionin investigativ “Piranjat”, 25-vjeçari Ardit Lala ka denoncuar një padrejtësi që i është bër&e...
Lajmi i ndalimit të Federica Mogherinit nga policia belge bëri bujë të madhe në fillim të kësaj jave në të gjith&...
Tre javë më parë sollëm në vëmendje historinë e Sonila Gegës, e cila prej më shumë se dy dekadash nuk mund t...
Sulltane Picari, një 77-vjeçare nga Vora, prej dy vitesh endet rrugëve bashkë me djalin e saj, Altinin, i cili vuan nga çrregulli...
Një javë më parë, emisioni Piranjat solli historinë e një nëne të re, e cila prej 7 vitesh endej dyerve të instit...