Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...

Çdo ditë përballemi me dhunë dhe keqtrajtim të kafshëve në vëndin tonë. Persona të papërgjegjshëm dhunojnë, tërheqin zvarrë apo godasin në mënyrë të pamëshirshme deri në vdekjen e tyre. Të shumta janë rastet e dhunës që shfaqen në rrjetet sociale por të pakta masat për agresorët. Një muaj më parë një kalë u vra në zonën e Shelegurit në Leskovik. Kali i quajtur Balash u godit gjatë orëve të natës me çifte dhe një tjetër u plagos. Pronarët e fermës ku jetonte Balashi e dhanë lajmin në faqen e tyre në facebook dhe menjëherë pas publikimit reagimet ishin të shumta. Grupi i xhirimit të Piranjave u nis drejt vëndit të ngjarjes për të mësuar më tej rreth kësaj ngjarje të rëndë. Toni dhe Jonida , pronarët e Balashit kërkonin vetëm zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit. Po kush e vra Balashin? Kujt i kishte bërë keq ai që të meritontë vdekjen? Dyshimet e çiftit janë vetëm tek një person . Kjo sipas tyre pasi një muaj më parë personat e dyshuar kishin paralajmëruar bashkëshortët. Pas rrëfimit të ngjarjes enigma qëndron tek bashkëfshatari i çiftit të cilët nuk pranojnë të japin kamerat e sigurisë. Ky dyshim pranohet edhe nga oficerët e policisë të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes për grumbullimin e provave dhe dokumentin e plotë të ngjarjes. Piranjat tentojnë të flasin me ta por hijet e dyshimit për zbardhjen e ngjarjes janë të mëdha pasi vet oficeri i policisë pohon se kjo është e pamundur. Në videon e mëposhtme duket qartë indiferenca e policisë për të çuar në zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë .
Sigurisht pas rrëfimit të ngjarjes ne kemi shkuar edhe tek personi i dyshuar kjo pas njoftimit zyrtarë të policisë së Kolonjës. Sipas saj shtetasi Orges Mezini ka vrarë me armë Balashin dhe ka plagosur një kalë tjetër. Policia duket se doli në një njoftim zyrtar sa për të treguar që po punon dhe për të qetësuar opinionin publik i cili shpërtheu ashpër për ngjarjen në fjalë. Por çfarë thotë autori i identifikuar nga policia?
Orges Mezini i cili banon në të njëjtën zonë ku ndodhi ngjarja hedh poshtë çdo gjë. Nga i akuzuar ai kthehet në akuzues. Sipas tij policia e Kolonjës nuk e ka thirrur asnjë moment për ta pyetur rreth ngjarjes dhe pohon se nuk e ka vrarë ai kalin. Por kush e vrau Balashin?
Sipas ligjit që shkruhet e zeza mbi të bardhë konkretisht vepra penale “Keqtrajtimi i kafshëve” dënohet me 6 muaj deri në 2 vite burg. Duket se policia e Kolonjës nuk e njeh mirë ligjin dhe qëndron indiferente për ngjarjen e rëndë.
SHBA- Pas tre vitesh kaotike, investitorët kanë disa arsye për të qenë të kënaqur me ekonominë botërore. Në ...
Sektori i ndërtimit ka pasur një aktivitet të vrullshëm vitet e fundit, e raportuar kjo edhe nga të dhënat e Anketës Strukt...
Në Shqipëri sot ka 528 subjekte të regjistruara që ushtrojnë aktivitet të publikimeve dhe prodhimeve të programeve. Numri ...
Normalizimi i politikës monetare dhe rritja e normës bazë të interesit që nisi marsin e kaluar u transmetua në rritje të no...