I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
VLORË- Çdo ditë që kalon nxjerr zbuluar qeverinë se kontraktimi i dy teceve lundruese për të zgjidhur krizën e energjisë elektrike, ishte vetëm një truk për të kaluar paratë te një firmë private e regjistruar në shtetin Delaware. Parajasë fiskale ku është e pamundur të gjendet pronari i vërtetë! Anijet u blenë kundrejt një vlere prej 15 milion dollarësh dhe KESH do të paguajë 45.5 milion dollarë për qiranë e tyre dhe 25.5 milion për operimin për firmën italiane Renco. Por dhe pse patën një marrëveshje kaq të njëanshme, kompanitë nuk ishin të afta që të sillnin anijet dhe t’i vinin në punë brenda afatit të krizës së energjisë.
Po nëse i sjellin tani, mund të na ndihmojnë? Aspak, sepse çmimet e energjisë elektrike jo vetëm janë normalizuar, por kanë arritur në intervalin mes 70 deri në 80 euro për megavat orë. Madje fundjavën e kaluar, vendosën rekord duke kapur vlerën 8 euro për megavat orë. KESH ka arritur të gjejë energji këtë javë dhe me çmimin 50 euro për megavat orë. Por pavarësisht kësaj, Korporata duket e vendosur që të marrë në dorëzim anijet ku do të paguajë si qira 63 mijë dollarë në ditë plus kostot e mazutit për të prodhuar energji elektrike. Sipas një analize që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit çmimi i energjisë së prodhuar nga anijet del 268 euro për megavat orë, 4 herë më i shtrenjtë se të blesh energji në import. KESH ka marrë përsipër kostot e zhdoganimit të anijeve, vajit lubrifikues dhe nxjerrjes së lejeve, licencave, autorizimeve dhe marrjes me qira të depozitave të lëndëve djegëse. Për të gjitha këto janë shpenzuar dhe 9.4 milion euro të tjera. Por kompanitë Excelerate dhe Renco, janë treguar edhe më të pangopura. Renco për shembull është vendosur me zyra në ambientet e Termocentralit të Vlorës dhe ushtron përditë aktivitetin pa paguar qira!
Ku edhe punonjësit brenda ambjenteve të termocentralit pranojnë se zyrat e këtyre kompanive private ndodhen në ambjentet e TEC-it.
Që Renco ndodhet në ambientet e termocentralit, kjo nuk ka dyshim. Por cila eshte arsyeja që ndodhet aty?
Për këtë kontaktojmë drejtorin e TEC-it Vlorë zotin Besnik Këndezi. I cili thotë se këto dy subjekte prvate ndodhen në ambjentet e TEC Vlorë në bazë të një marrëveshje që ka bërë ministria me kompanitë. Ai thotë se në ato ambjente janë vetëm vendqendrimi I tyre dhe jo pjesa administrative.
Sipas kontratës së firmosur mes Korporatës Elektroenergjitike, Excelerate Energy dhe Rencos, KESH merr përsipër të lehtësojë aksesin në kantier, të sigurojë të drejtat e nevojshme për instalimin e objektit, të sigurojë tokë për modifikimin e centralit, të siguroë akses në magazinën, punishten dhe centralin e Tecit dhe të koordinpjë punën me rrjetin e elektrik, por jo të japë ambiente pa qira për zyra, siç është rasti i Rencos. Sepse në shumë kontrata të ngjashme ku privati asiston institucionet, qiraja paguhet. Raste të tjera janë konsideruar shkelje, sic eshte gjetja e KLSH dhe SPAK për kontratën e sterilizimit. Por shkeljet nuk përfundojë këtu! Excelerate dhe Renco, dy kompani që u shitën nga zyrtarët tanë si prestigjoze dhe me emër, duket se janë shqiptarizuar më shpejt se duhet. Si në rastin për punimet e anijeve dhe infrastrukturës ndihmëse, ku duhet që të merrej një leje pranë Këshillit Kombëtar të Territorit.
Leja u miratua më 27 korrik 2022 me kushtin që të plotësohej dokumentacioni tekniko-ligjor dhe të paguhej taksa në infrastukturë. Në bazë të ligjit, Vetëm pasi kryen këto detyra dhe paraqet kërkesën në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit leja e ndërtimit jepet dhe mund të nisësh punimet. Por nga dokumenti i siguruar në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit leja e ndërtimit rezulton të jetë lëshuar më 18 prill të këtij viti, gati një muaj më parë. Thënë shkurt e qartë, çdo punim i kryer në këtë periudhë nga Exelerate dhe Renco ka qënë pa leje, vepër e cila dënohet nga kodi penal me gjobë ose burgim deri në 5 vjet. Dhe për ta mbyllur me fund të lumtur këtë aferë që duket se ka nga pas edhe hijen e SPAK-ut me pajisjen me leje dhe kalimin e testimit, KESH do të nisë dhe komisionimin e Teceve dhe do të paguajë qiranë për dy asete që më së shumti do të rrinë fikur dhe do të djegin 68 milion dollarë. Fundja drejtorët e KESH ikin e vijnë, anijet gjenerator rrinë aty të palëvizura si relike që do na tregojnë për shumë vite se çfarë do të thotë korrupsion i hapur në sy të të gjithë shqiptarëve.
foto ilustruese Kryeministri Edi Rama nisi turin e takimeve me emigrantët nga Greqia. E diela e 12 majit do të mbahet mend për deklaratat e ...
i dashuri mashtrues TIRANË- Marrëdhëniet në çift janë gjithmonë sensitive. Anxhelina 29 vjeçare nga qyteti i Ti...
foto ilustruese TIRANË- Kush e zhvillon ekonominë? Kush është promotori i saj prej nga rrjedh dhe një jetesë dinjitoze pë...
TIRANË- Nëse menduat që për mitingun e Ramës në Athinë kishim vetëm 3 video, jeni gabuar. Kjo është video e ...
Maiglen Disha GREQI- Piranjat kanë nxjerr dëshmi dhe fakte të tjera në lidhje me takimin madhështor që Kryeministri Edi Rama ...
GREQI- Piranjat kanë nxjerr dëshmi dhe fakte të tjera në lidhje me takimin madhështor që Kryeministri Edi Rama ka mbajtur në...
Rama Mitingu i kryeministrit Edi Rama në Greqi, shënoi dhe hapjen jozyrtare të fushatës së tij elektorale për zgjedhjet parla...
Marku ATHINË- Thirrjes së Kryeministrit Edi Rama, për të ndjekur takimin madhështor me diasporën në Greqi, iu përgj...
Astrit Dema Në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe kudo ku ka shqiptarë janë shtruar së fundmi personat që pr...
Ronela Hajati TIRANË- Ronela Hajati , këngetarja e qindra hiteve është viktima e radhës e kamerave të fshehta te Piranjave. N...