Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

DIVAJKË- Një video shokuese, e një qeni të gjakosur dhe në gjendje dukshëm të rënduar, na erdhi pak ditë më parë në redaksi, pasi ishte shpërndarë në faqe dhe grupe animalistësh. Pamjet e rënda, fillimisht ishin publikuar nga një banore e fshatit Mizë në Divjakë, e cila pasi e kishte gjetur qenushen Xhina në një kanal, kishte njoftuar shoqatat e animalistëve të cilat u vunë menjëherë në lëvizje, duke kontakuar Spitalin Vet në Tiranë.
Nisur nga kjo gjendje e rëndë e qenushes, nga spitali u nis menjëherë një ambulancë, që e transportoi atë drejt Tiranës. Sipas mjekëve dhe asistentëve të spitalit, Xhina është e qetë dhe paqësore, pavarësisht traumës që ka kaluar.
Por çfarë mizorie mund t’i ketë shkaktuar gjithë këto çarje në kokën e Xhinës? Një qenushe që në pamje të parë, duket goxha e shëndetshhme dhe e mbajtur mirë, si mundet të jetë gjendur në këtë situatë?
Shumë urrejtje ndaj një krijese të pambrojtur, e cila do të vdiste me siguri nëse nuk do të ndërhyhej në kohë... Xhina po qëndron sëbashku me miq të tjerë në këtë klinikë, e cila tashmë për të është kthyer në shtëpinë e saj.
Po kush mund të jetë personi që ka shfryrë gjithë urrejtjen e tij ndaj kësaj qenusheje kaq të qetë... Në fakt një ide na është krijuar kjo edhe falë ndihmës së komentuesve në rrjetet sociale. Sipas asaj që lexojmë, dhunuesi i Xhinës quhet Fatmir Hoxha... dhe ne udhëtojmë drejt Divjakës për ta gjetur.
Më në fund dikush e njeh autorin, shtëpia e të cilit është aty pranë. Sapo afrohemi përballemi menjëherë me dhunuesin, i cili për çudinë tonë na shfaqet tepër i qetë dhe paqësor. Ky 83 vjeçar e pranon pa iu dridhur qerpiku, madje me krenari krimin e kryer. Për të rëndësi ka që ka shpëtuar pulat duke vrarë qenin.
Mënyra se si ky i moshuar e tregon ngjarjen është vërtetë revoltuese. Duket se mosha e thyer e ka shpëtuar dhunuesin nga arresti me burg, por kjo nuk do të thotë se përballja e tij me ligjin do të mbyllet me kaq, përderisa ndaj tij është hapur një proçes për keqtrajtim të kafshëve.
Pra nëse nuk do ta masakronte me sopatë, mund ta helmonte. Gjithsesi mendje ndarë për ta vrarë qenin e tij. 83 vjeçari vijon të shfaqet i qetë dhe tepër i vendosur, madje me një farë krenarie për një akt prej burracaku që ka kryer.
Por në fakt edhe frikë duhet patur sepse sipas nenit 76 Veprime që bien ndesh me mirëqenien e kafshëve në ligjin Nr.10 465, datë 29.9.2011 PËR SHËRBIMIN VETERINAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË thuhet:
Për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve ndalohet kryerja e veprimeve të mëposhtme: a) shkaktimi i torturës, dhunës fizike dhe verbale, sjelljes çnjerëzore, frikës, dëmtimit, dhimbjes, vuajtjes, shqetësimit ose ankthit.
Sikur të mos mjaftonte kjo, ky person është duke mbajtur në shtëpi njërin nga këlyshet e Xhinës, një qenushe vetëm 2 muajshe. I moshuari refuzon të na japë të voglen e Xhinës të cilën e mban brënda oborrit të banesës, por ndoshta autoritetet duhet të ndërhyjnë, dhe ta largojnë sa më parë nga duart e këtij dhunuesi.
Ndërsa jemi në diskutim e sipër pranë nesh afrohet bashkëshortja e zotërisë e cila është në dijeni të këtij veprimi kriminal. Të dy bashkëshortët mundohen gjithë kohës ta minimizojnë atë çfarë ka ndodhur. Madje me një natyrshmëri që na lë pa fjalë.
Dhuna ndaj kafshëve, keqtrajtimi i tyre me metoda nga më barbaret, është një fenomen i vazhdueshëm në një shoqëri gjithnjë e më të agresive, siç është kjo e jona. Shpesh jemi hasur me denoncime të ndryshme ku individë në moshë relativisht të re, kanë masakruar kafshët e shoqërimit, qen e mace... Shpesh herë duke i publikuar në rrjetet sociale... madje me një farë krenarie.
Por për herë të parë u përballëm me një person në etapën e fundit të jetës, i cili nuk ka njohur aspak mëshirë ndaj një krijese të cilën e ka rritur me duart e tij. Tashmë Xhina është në fazë rikuperimi, larg duarve kriminale të padronit, por e vogla e saj, ndodhet ende atje, me rrezikun konstant, që sapo të bëjë ndonjë prapësi, të qëllohet me sopatë në kokë, njëlloj si nëna.
Masakra ndaj Xhinës duket se paska patur edhe një tjetër arsye. E vogla e saj ishte rritur mjaftueshëm sa për tu ushqyer vetë. Pra një nënë e panevojshme? Ndoshta këtu na i tha të gjitha... Por ndërsa njerëzit kanë zgjedhur vetë të jetojnë pranë këtij personi, kafshët ndoshta duhen shpëtuar një minutë e më parë nga ai.
A do t’i gjejmë një shtëpi të re Xhinës tonë bukuroshe, ku të gjejë dashurinë dhe përkujdesjen e munguar? Na shkruani në rrjetet tona sociale.
Erlind Sula TIRANË- Një 26-vjeçar me emrin Erlind Sula, u paraqit pak ditë më parë në zyrat të emisionit Piranjat...
Foto BUSHAT- Landfilli i Bushatit është një nga investimet më të mëdha të qeverisë në Bashkinë e Vau...
Albert Skura TIRANË- “Gjakun tim e jap, zemrën e jap, jetën time e jap për fëmijët e mi. Me bashkëshorten do ndahe...
foto ilustruese TIRANË- Këta 3 persona, kanë një të përbashkët. Janë emigrantë të cilët duan të...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka nisur hetimet ndaj kryetares në detyrë t&...
TIRANA- IMT ka ndërhyrë sot për rastin e denoncuar nga Piranjat ku efektivi i policisë bashkiake në Tiranë Fation Hoxh...
TIRANA- Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njofton se ka ngritur një grup pune për të verifikuar mënyrën ...
TIRANË- Një javë më parë, “Piranjat” treguan me dëshmi dhe fakte se si janë shpërdoruar fondit në Tea...
TIRANË- Nuk kanë të ndalur denoncimet për Indrit Picallin, i angazhuar kryesisht në projekte artistike përmes organizatës s...
TIRANA- Aktorja Egla Ceno ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Instagram" në lidhje me skandalin e pub...