KOSOVA

27 vjet pas Rambujesë – Prapaskenat e konferencës që ndryshoi historinë

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2026, 21:28
27 vjet pas Rambujesë – Prapaskenat e konferencës që

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramë Buja, ka shpalosur detaje të panjohura më parë rreth Konferencës së Rambujesë, 27 vjet pas zhvillimit të saj.

Duke e përshkruar atë periudhë si një kthesë vendimtare për fatin e Kosovës, Buja si ish-anëtari delegacionit Kosovar, për KosovaPress ka ofruar një vështrim të thellë mbi sfidat ushtarake, diplomatike dhe personale me të cilat u përball delegacioni shqiptar në shkurtin e vitit 1999.

Rrëfimi i Bujës nis me situatën kritike në terren para nisjes për në Francë. Ai zbulon se UÇK-ja ndodhej në një moment delikat, me mungesë të theksuar municioni dhe me nevojën urgjente për të fituar kohë dhe mbështetje ndërkombëtare. Vendimi për të shkuar në Rambuje nuk ishte thjesht diplomatik, por një manovër ekzistenciale për të shpëtuar bërthamën e rezistencës së armatosur dhe për të ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës në nivelet më të larta botërore.

“Çështja e një konference ndërkombëtare për Kosovën është nisur diku në qershor apo korrik të vitit ‘98. Kur trojka europiane vije në Kleçkë dhe na takon Jakup Krasniqin, Fatmir Limën dhe mua dhe aty filloi një farë forme ai propozimi se a jeni të gatshëm ju të shkoni në një konferencë ndërkombëtare kudo që do bëhet në në Evropë apo botë për të realizuar atë që ju mund të pretendoni për të realizuar. Faktikisht, pastaj shkoi kohë relativisht e gjatë prej asaj kohe dhe ëh, ishte problem jo i voçkël apo jo i vogël kombinimi dhe strukturimi i delegacionit, sepse do duhej të ishin pjesëtarët e delegacionit edhe ata të cilët ishin në Prishtinë dhe nuk ishin pjesë e luftës. Pastaj një pjesë tjetër që ishte edhe andej edhe këndej, dhe pastaj një pjesë e delegacionit që ishin anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ata ishin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Ram Buja. Kështu që këta ishim ne të UÇK-së dhe nuk ishte e lehtë ajo që të pranonim për të shkuar sepse 10 pikat nismëtare për ta pranuar konferencën si të tillë çfarë ishte, ishin të rënda. Por ne si delegacion i UÇK-së, i dinim pozicionet tona. Ishim në një pozicion shumë të rëndë për faktin që na u kishin, na kishin ardhur gati në fund municionet. Dhe e kishim hallin ta zgjasim jetën, ta zgjasim kohën që ushtarët tanë të furnizoheshin me municione dhe me armatim që të vazhdohet lufta. Nuk e kishim iluzionin hiç të përafërt që ne në Rambuje do të realizojmë diçka që është madhështore për Kosovën. Por të fitojmë kohë dhe ta bëjmë UÇK-në më të njohur në botë. Sepse një konferencë e tillë, padyshim që do përcillej nga të gjithë mediat e televizionet e botës dhe do tregojmë se cila është e vërteta e luftës sonë”, tha ai. Një nga momentet më dramatike të intervistës është përshkrimi i kërkesës së pazakontë të delegacionit të UÇK-së për t'u nisur të armatosur drejt aeroportit të Prishtinës, i cili kontrollohej nga forcat serbe. Buja tregon se si ata ishin të gatshëm të vetëvriteshin sesa të dorëzoheshin të gjallë në duart e regjimit të Milosheviqit, një detaj që dëshmon vendosmërinë sublime të luftëtarëve të lirisë.

“Dhe është një mik që akoma është gjallë dhe jemi përshëndetur shpesh me të, Shawn Byrnes, që ka bërë punë të jashtëzakonshme rreth delegacionit dhe për delegacionin dhe për Kosovën për këtë çështje, saqë kemi pasur hallin se si do shkojmë në Rambuje. Dhe kjo si do shkojmë në Rambuje, kishim hallin ne që do të shkojmë në aeroportin e Prishtinës, dhe në aeroport të Prishtinës dihej që ishin forcat serbe. Dhe ne bëmë një kërkesë jo të zakonshme për delegacionin amerikan dhe për Shaën Byrnes-in, që ne kërkojmë që në Rambuje të shkojmë të armatosur. Ishte diçka që s'nuk ka ndodhur dhe s'i dihet, nuk mendonin dot se çfarë kërkese është kjo. Dhe na thanë jo, s'është e mundur kjo gjë të bëhet. Po kur ua sqaruam se përse duam të shkojmë të armatosur me armë të lehta, me armë të vogla, ëh, në aeroportin e Prishtinës dhe i thamë, ne nuk do bëjmë luftë aty. As që s'e dihet kjo punë. Por nuk dorëzohemi të gjallë në tek forcat serbe. E kemi hallin, nëse na vije puna që ata vijnë në pozicion aq të rëndë, na vijnë në pozicion aq të rëndë, ne vrasim veten. Ky është qëllimi i marrjes së armës me vete. Nuk ka gjë tjetër. Dhe atëherë menjëherë kanë thënë po, do ta keni. Dhe kështu domethënë ne shkuam të armatosur me ato që armë që kishim, armë të lehta ose revole..

Udhëtimi që do të ndryshonte rrjedhën e historisë së Kosovës nuk filloi me bujë ushtarake, por me një kërkim të ethshëm për rroba civile. Për ne, sepse s'kishim rroba civile. Dhe dikush na binte rroba të ndryshme dhe tash dikujt i binin të mëdha, dikujt të vogla. Dhe dikur na merr në telefon Shën Blozi dhe thotë, miqtë e mi, mos u brengosni për këtë punë, sepse disa miq tuaj janë të gatshëm t'ju furnizojnë, t'ju blejnë dhe t'ju sjellin... ne ju sjellim rrobat prej Prishtinës. Dhe na sollën, nuk e di sa valixhe, dy-tre valixhe, që të kemi mundësi edhe t'i ndërrojmë ato. Na erdhën në Shalë. Po tash u dashke ta kemi edhe një mjeshtër që i lidh kravatat. Dhe unë dikur që di t'i lidh kravatat. Nusja ime, Fatimja na i kthente këto rrethin e pantallonave, e lidhjen e kravatave, na i bëri ato gati dhe ne u nisëm të përgatitur. Por për të na marrë në Shalë erdhën dy makina të blinduara të KDOM-it amerikan atëherë dhe ishte interesant që ne shkonim për në aeroport të Prishtinës dhe ishte një ndjenjë e çuditshme e një gëzimi të veçantë. E dinim që mund të përfundonim në aeroport. E dinim atë, ne ishim të ndërgjegjshëm. Por, ishim të gëzuar se po shkojmë në një konferencë ndërkombëtare që do ta bëjmë vërtet ndërkombëtare krejt kërkesën tonë për liri.

Buja hedh dritë gjithashtu mbi solidaritetin e brendshëm dhe mbështetjen popullore. Një njësi speciale e UÇK-së nga Kleçksiguroi përcjelljen e tyre në një zonë me rrezikshmëri të lartë afër aeroportit. Para nisjes, u bë një përcjellje formale ushtarake. Derisa popullsia e Shalës dhe fshatrave përreth u mblodh për t'i parë me gëzim dhe shpresë të madhe.

Dhe për çudi, djemtë tanë, me gjithë sigurimin amerikan që kishim me ato mjetet e blinduara amerikane, një njësiti i veçantë, special i Kleçkës na ka përcjellur gjer afër aeroportit se ishte rrezik shumë i madh. Dhe me ta ishte edhe Adem Grabovci, domethënë, mes tjerash që janë të shtabit. Domethënë janë gjëra këto që kur t'i kujton njeriu janë të mira, goditëse domethënë për këtë kohë, kur e kujton se çfarë sakrifice është bërë dhe, a thua çmohet ajo sakrificë që kanë bërë djemtë tanë, kanë ardhur domethënë gjer afër aeroportit. Ne mos, nuk ishim të rëndësishëm. Ne e kishim vendosur. E para gjë do ta them diçka që harrova dhe është mëkat po të harrohet, që Tahir Sinani i ndjerë, komandanti i njësisit special të Shtabit të Përgjithshëm, e bëri gardën rresht dhe na përcolli me të gjitha nderimet ushtarake për t'u nisur për në Rambuje. Ndërsa popullata e Shalës, e Krojmirit dhe fshatrave përreth, dolën aty për të na përcjellur me një gëzim se sikur diçka ne do merrnim, diçka të mirë për të realizuar atë që është më fisnikja, lirinë. Ne ishim të ndërgjegjshëm, ishim të kujdesshëm, e dinim se nuk mund të bëhet mrekullia, por megjithatë po shkojmë për të bërë një hap serioz drejt realizimit të qëllimit tonë.

Një nga dëshmitë më ekskluzive dhe historike që sjell Buja në këtë intervistë është rrëfimi mbi takimin me Komandantin Suprem të NATO-s, Gjeneralin Wesley Clark, në një lokacion tjetër jashtë Rambujesë.

Shkuam tek Klarku, u takuam me të dhe, siç e ka thënë edhe vetë, jo një herë dhe në librin e tij, Na priti me katër ushtarakë të tjerë. S'ua dinim ne gradat. Ne ishim pesë edhe ata ishin pesë. Dhe na tha: “Ju lutem, më hapni portat që ta godas Millosheviqin. Se të jeni i bindur se nuk e urreni ju më shumë Millosheviqin se unë”. Ishte e jashtëzakonshme për ne kjo.

Së fundmi, profesori bën një lidhje të drejtpërdrejtë mes ngjarjeve të vitit 1999 dhe procesit aktual gjyqësor në Hagë. Ai argumenton se dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte një dënim për vetë historinë e ndërhyrjes së NATO-s dhe vlerave demokratike perëndimore. Me tone të ashpra kritike ndaj Gjykatës Speciale, Buja mbron pastërtinë e luftës çlirimtare dhe bën thirrje për njohjen e sakrificës së atyre që sot po gjykohen padrejtësisht, duke nënvizuar se pa UÇK-në, as ndihma e aleatëve nuk do të kishte qenë e mundur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?