
Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, gjatë operacionit janë realizuar urdhër-kontrolle në disa lokacione.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për identitetin e të arrestuarve apo veprat konkrete për të cilat dyshohen, ndërsa kanë paralajmëruar se më shumë informacione do të bëhen të ditura në një konferencë për media që do të mbahet më vonë.
Rasti “Reçaku II” lidhet me hetimet për krime lufte që rrjedhin nga ngjarjet në fshatin Reçak të Shtimes gjatë luftës në Kosovë.
Më herët, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, lidhur me masakrën e Reçakut të 15 janarit 1999, ku u vranë 42 civilë shqiptarë.
Gjykimi në mungesë, që Prokuroria Speciale ka kërkuar për këtë rast, mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022.
Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.
Por, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.
Kjo masakër shtyri NATO-n t’i niste bombardimet për t’i dhënë fund luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë, dhe përfundimisht pavarësimit të vendit disa vite pas çlirimit.
Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.
Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshihen krimet. /REL
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
13 Qershor11:16
Zgjedhjet në Kosovë, Vetëvendosje shkon në 50 deputetë
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe ulësen e 50-të në Kuvendin e Kosovës, teksa numërimi i votave po vazhdon.
Sipas të...
KOSOVA
12 Qershor09:24
NATO njofton reduktimin gradual të KFOR-it në Kosovë
NATO njoftoi sot se do të vazhdojë me një riorganizim gradual të forcës së KFOR-it në Kosovë gjatë vitit të ...
KOSOVA
11 Qershor16:32
Një autobus sulmohet me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari dhe sekuestrohet një armë
Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus ësht&e...
KOSOVA
11 Qershor14:13
Sot, 27 vite nga fundi i Serbisë në Kosovë
Sot mbushen 27 vjet nga tërheqja e forcave ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.
Ushtria ser...
KOSOVA
10 Qershor16:06
Përplasje në kuvendin e RMV për gjuhën shqipe/ Debate mes BDI dhe VLEN për dokumentin e gjuhës serbe në Kumanovë
MAQEDONI- Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe një dokument i vitit 2010 për gjuhën serbe në K...
KOSOVA
10 Qershor09:10
Kurti takim me kancelarin e Austrisë: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, prioritet
Në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u p...
KOSOVA
9 Qershor23:49
Tentoi ta vriste ish-partneren duke e goditur me veturë, shqiptari dënohet me burg të përjetshëm në Gjermani
Një 28-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka apeluar vendimin e një gjykate në Gjermani, e cila e dënoi atë me burgim të p&eum...
KOSOVA
9 Qershor20:41
EMRAT/ Këta janë pesë të arrestuarit në operacionin “White Star”
Remzi Rexhepi, Burim Duriqi, Besim Ismajli, Denis Sharapolli dhe Ilir Bojniku janë pesë personat që u arrestuan në aksionin e sotëm, 09...
KOSOVA
9 Qershor18:27
Lista/ Këta janë kandidatët për deputetë me më shumë vota deri më tani në Kosovë
Vetëm dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në Kosovë kanë nisur të qartësohen edhe emrat...
KOSOVA
9 Qershor18:06
Britania paralajmëron Kosovën: Bllokada rrezikon mbështetjen ndërkombëtare
Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar dhe mbështetjen e aleatëve nëse vazhdon bllokada politike, paralajm&eu...