Ish/zv.ministri Shkreli: Në Zvërnec nuk duhet ndërtuar, Palasa një varrezë gjigante
Ish-zv.ministri në qeverinë Rama Artan Shkreli i ka quajtur ndërtimet në zonën e Palasës një varrezë gjigante. Sipas tij...
Ish-zv.ministri në qeverinë Rama Artan Shkreli i ka quajtur ndërtimet në zonën e Palasës një varrezë gjigante. Sipas tij...
Ishte prej kohësh ndërmjetësi i padiskutueshëm në negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara përpara se t&eu...
Tensione janë regjistruar para ambienteve të Parlamentit. Protestues të shumtë shihen teksa kanë rrethuar deputetin e PS-së në...
Një realitet i hidhur vjen në protestën që po mbahet për ditën e 19. Një protestues tha se fshati i tij nuk kishte ujë. ...
Protesta e ditës së sotme ka marrë një drejtim të ri. Gjatë ditëve të kaluara marshimi ka qenë nga sheshi “Sk...
Ndërkohë që ka nisur mbledhja e qytetarëve për protestën e 19 ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqje e kryemi...
Opozita bojkoton seancën e Kuvendit, në sallë vetëm Shehaj. Mazhoranca bëhet gati për miratimin e amnistisë. Peleshi dy mas...
Ditët e para të protestës në Tiranë u bojkotuan nga mediat vendase, por tërhoqën menjëherë vëmendjen e mediave...
Ngjarja tragjike që i mori jetën 21-vjeçarit shqiptar Samir Fermaca në Itali, po merr një tjetër kthesë, teksa një d&e...
Këto ditë, vëmendja globale është përqendruar te një nga ngjarjet më të mëdha sportive në botë, Kupa...
Remzi Rexhepi, Burim Duriqi, Besim Ismajli, Denis Sharapolli dhe Ilir Bojniku janë pesë personat që u arrestuan në aksionin e sotëm, 09.06.2026, të Prokurorisë Speciale, të udhëhequr nga prokurori Fatos Ajvazi.
Rasti i koduar si “White Star” është vazhdimësi e operacionit tjetër që ishte zhvilluar vitin e kaluar “Qielli i Thyer”, që ndërlidhet me përgjimet në aplikacionin “Sky ECC”.
KALLXO mëson se të arrestuarit e sotëm nuk kanë role udhëheqëse, por janë pjesë e grupeve të mëparshme që janë identifikuar si pjesëtarë të atyre grupeve dhe tashmë janë në paraburgim.
Aksioni i sotëm që nisi në orët e hershme të mëngjesit është zhvilluar në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, në kuadër të hetimeve për një rast që lidhet me krimin e organizuar, trafikimin e narkotikëve dhe pastrimin e parave.
Pesë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit special nën dyshimin për veprat penale – pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, -blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, si dhe -pastrimi i parave.
Gjatë bastisjeve në lokacionet e dyshuara, autoritetet kanë sekuestruar armë, para, automjete dhe pajisje elektronike që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal.
Sipas njoftimit, janë sekuestruar gjashtë armë, pesë karikatorë, 239 fishekë, 9.67 gramë kokainë dhe 35.18 gramë fara të marihuanës.
Po ashtu, Policia ka konfiskuar 7,595 euro para të gatshme, 10 automjete, një motoçikletë, 25 telefona mobilë, 10 kompjuterë, 13 USB, një DVR dhe 16 orë dore.
Në operacion kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të EUROPOL-it, si dhe autoritete nga Belgjika, Franca dhe Holanda, të cilët bashkë me prokurorin e rastit kanë monitoruar zhvillimin e aksionit.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë deklaruar se do të vazhdojnë bashkëpunimin institucional dhe veprimet e koordinuara në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të parave, me qëllim forcimin e sundimit të ligjit në vend.
Dosja e personave të arrestuar në aksionin paraprak të koduar “Qielli i Thyer” tregonte se si përmes rrugëve detare ishte bartur droga e cila porositej në Iran, Turqi e Ekuador. Bartja bëhej nga grupet e dyshuara tashmë të identifikuara nga përgjimet në aplikacionin SkyEcc. Tutje dosja përshkruan se droga fillimisht u porosit në shtete të Amerikës së Jugut, Iranit e Turqisë, e më pas u soll në Kosovë – për t’u transportuar sërish në vende të Bashkimit Europian.
I gjithë rasti i cili rezultoi me dhjetëra të arrestuar, me vetura të sekuestruara, mijëra mijë euro të ngrira nga banka, mijëra euro “cash”, e sekuestrim të dhjetëra dokumenteve erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale.
Gjatë vitit 2024-2025, Prokuroria Speciale kishte pranuar disa transkripta të përgjimeve të ‘SkyECC’ nga Franca, EUROPOL dhe po ashtu edhe nga Belgjika përmes bashkëpunimit të Kosovës me Agjencinë e Bashkimit Europian për Zbatimin e Ligjit- EUROPOL.
Në bazë të raporteve në vitin 2021 pas një hetimi të një rasti nga Belgjika dhe Franca në një operacion policor përveç drogave dhe dëshmive të tjera ishte arritur edhe gjurmohet një server i ‘SkyECC’.
Gjatë dekriptimit të të dhënave në këtë aplikacion është kërkuar edhe që në hetim të jetë edhe Kosova.
Vetëm dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në Kosovë kanë nisur të qartësohen edhe emrat...
Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar dhe mbështetjen e aleatëve nëse vazhdon bllokada politike, paralajm&eu...
Në pesë komuna ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, derisa po vazhdon në 23 të tjera...
Një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka folur për procesin...
Një ditë pas zgjedhjeve të 7 qershorit në Kosovë, vëmendja e partnerëve ndërkombëtarë u përqendrua te nev...
Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në një reagim në r...
Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar sërish epërsi në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë. Sipas të dhënave t&...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë para mbështetësve në Prishtinë pak para mesnatës, duke e cil&eu...
Kreui LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dalë në një konferencë pas numërimit të votave në Kosovë. Ai u shpreh se parti...
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë arsye për të refuzuar emrin e saj p&e...