Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Kosovës ka konfirmuar arrestimin e shtetasit të Kosovës, Avni Qenaj, nga autoritetet e Serbisë dhe ka njoftuar se po ndërmerren të gjitha veprimet për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së tij.
Sipas njoftimit të MPJD-së, menjëherë pas marrjes së informacionit mbi arrestimin, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka dërguar kërkesë zyrtare te autoritetet serbe për konfirmimin e arrestimit, arsyet konkrete të ndalimit, vendndodhjen ku po mbahet si dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm për trajtimin e mëtejshëm të rastit.
Ministria njofton gjithashtu se është informuar Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe janë dërguar nota verbale te misionet diplomatike të vendeve të QUINT-it, për të siguruar mbikëqyrje dhe angazhim ndërkombëtar në mbrojtje të të drejtave të Qenajt.
Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi do të procedojë me kërkesën për lejimin e vizitës së të arrestuarit sapo të konfirmohet lokacioni i saktë i tij.
MPJD rithekson se do të informojë opinionin publik në mënyrë të vazhdueshme për çdo zhvillim lidhur me këtë rast.
Ministria i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të rrisë vigjilencën dhe presionin ndaj autoriteteve serbe, duke theksuar se Serbia vazhdon praktikën e keqtrajtimit dhe intimidimit të shtetasve të Kosovës, duke cenuar normat dhe standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
25 Nëntor19:54
Kosovë/ Ndërron jetë i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës
Behar Topilla, i vetmi që i shpëtoi masakrës së 1 majit 1999 në Shavarinë të Gllanasellës, ku humbën jetën mbi...
KOSOVA
25 Nëntor16:34
Xhelozia, burri nga Prizreni qëllon me thikë disa gruan
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.G., për shkak të dyshimit të bazuar se i një...
KOSOVA
25 Nëntor16:15
Shpërthimi në Ibër-Lepenc, një vit më vonë as aktakuzë, as përgjegjësi
Një vit pas shpërthimit në kanalin Ibër-Lepenc, në fshatin Varragë në pjesën veriore të Kosovës, rrethanat e n...
KOSOVA
25 Nëntor15:34
Autoritetet serbe arrestojnë një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Serbia tha të martën se ka arrestuar një ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të identifikuar m...
KOSOVA
25 Nëntor13:34
Kosovë, Uraniumi i varfëruar, trashëgimi e harruar e luftës
“E kujtoj qartë ditën e fundit”, thotë Emerico Maria Laccetti, ish-kolonel i sektorit ushtarak të Kryqit të Kuq italian. ...
KOSOVA
25 Nëntor09:57
Hisen Berisha: Qytetarëve u mungon dinjiteti, kjo është tragjedia më e madhe e Kosovës
Hisen Berisha, deputet i PDK në Kosovë, gjatë intervistës në ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, tha se institucionet shtet&eu...
KOSOVA
24 Nëntor21:21
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, LDK nominon kandidatin për kryeministër
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Lumir Abdixhikun, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhj...
KOSOVA
24 Nëntor20:32
Vrau bashkëkombësin në Podgoricë, ngrihet aktakuzë për vrasje kundër shqiptarit (emrat)
Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë, pas kryerjes së një hetimi, ngriti një aktakuzë kundër shtetasit shqiptar Edu...
KOSOVA
24 Nëntor17:28
Osmani: Mbështetja amerikane është garancia e paqes në Kosovë dhe rajon
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kongresistin Michael Turner si dhe kongresistin Donald Norcross, me të cilët diskutoi zhvillimet ...
KOSOVA
24 Nëntor17:06
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, sulmohet furgoni që transportonte para
Një tentim grabitje e armatosur ka ndodhur mesditën e së hënës në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Zëdhën...